Më shumë se e frikshme/ Do bëjë transplantin e parë të...kokës

8 Prill 2015, 11:44Lifestyle TEMA
Më shumë se e frikshme/ Do bëjë transplantin e parë

Pas lindjes së fëmijëve me tre prindër, shkenca nuk ka ndërmend të ndalet në eksperimentet e saj me trupin njerëzor.

Një kirurg kontrovers tashmë pohon se është gati të bëj transplantin e parë të kokës së një personi në një trup dhurues.

Por nuk mbaron këtu.

Një i ri, i cili vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike e njohur si Werdnig-Hoffman (e cila  dobëson dhe gërryen muskujt e trupit)  ka vendosur ta provojë teknikën e re për t’i shpëtuar trupit të tij të sëmurë.

Valery Spiridonov ka folur ekskluzivisht për MailOnline se si ai ka vendosur të bëhet personi i parë që do të kryej një transplantim koke dhe shpreson që ta bëj sa më shpejt, që vitin që vjen.

Valery thotë se është gati për t’i besuar kokën e tij kirurgut Sergio Canavero, i cili pretendon se ai mund t’i presë kokën dhe ta bashkëngjit atë në një trup të shëndetshëm.

Djali i guximshëm, Spiridonov, 30 vjeç i cili është  një shkencëtar kompjuterash nga Rusia, tha: “Vendimi im është përfundimtar dhe unë nuk kam në plan të ndryshoj mendje”

Duke jetuar si i sëmurë gjatë gjithë jetës së  tij, 30 vjeçari rus  thotë se ai dëshiron të provojë mundësinë e të pasurit një trup të ri para se ai të vdes.

A jam i frikësuar? Po, sigurisht që jam. Por kjo nuk është vetëm shumë e frikshme, por edhe shumë interesante”, tha Valery Spiridonov nga shtëpia e tij në Vladimir, një qytet 120 milje në lindje të Moskës.

“Por ju duhet të kuptoni se unë në të vërtetë nuk kam shumë zgjedhje”, tha ai. “Nëse unë nuk e provoj këtë shans,  fati im do të jetë shumë i trishtë. Gjendja ime përkeqësohet edhe më shumë pas çdo viti.

Kirurgu Canavero dhe shkencëtari rus Valery Spiridonov kanë folur përmes Skype, por ata nuk janë takuar dhe doktorri nuk i ka shqyrtuar ende të dhënat e tij mjekësore.
Kirurgu italian duke folur për CNN  tha se ai ka marrë shumë e-mail dhe letra nga njerëz që kërkojnë këtë  procedurë mjekësore,  por ai këmbënguli se pacientët e tij të parë do të jenë njerëzit që vuajnë nga një sëmundje brerëse e muskujve.
Canavero e ka quajtur këtë teknikë mjekësore jo vetëm të frikshme por edhe të paimagjinueshme si “PARAJSA”. Kirurgu këmbëngul se ekzistojnë të gjitha teknikat e nevojshme  për transplantin e kokës në një trup të dhuruar./j.h

 

12 komente në “Më shumë se e frikshme/ Do bëjë transplantin e parë të…kokës”

  1. Spartaku says:

    Do jete gjeja me interesante ne boten e shkences.Nje eksperiment i till,edhe pse eshte me dhimbje,duhet bere.Provat ne shkence jane te domosdoshme,pavaresishte nga veshtiresit.

  2. kunati shokut xhemol, jo shkodran. says:

    Mjeksia ka arritur te ngjise doren ose kemben, kur dikush e ka humbur ne aksident, mesa ka degjuar, brenda tete oreve, eshte e mundur, ngjitja e nje gjymtyre.
    Por te ngjisesh nje koke, ne qofze se arrihet, ata qe kane trupa te bukur, duhet te ruhen nga “aksidentet”.

  3. Adami says:

    Un mendoj qy parlamenti dhqiptar duhet te vendos ,te cojn berishen atje ,duke ja ndryshuar koken me nji koke gomari ,sepse ashtu do ishte me realist para botes

    1. diana says:

      Sa kam qesh….jo koke gomari por koken e hajdarit ti vene…

      1. Adami says:

        Hahaaaa, Diana,
        paskemi qen ne nji mendje ,sepse ate mendova te shkruaja ( hajdarin) por ja, do trembej parlamenti joziiii hahaaaa

  4. nick says:

    uroj te arrij ate qe do, edhe dr. Adhamudhit suksese.

  5. anticensurë 234 says:

    si paraqitet në vizatim duket fare e thjeshtë!!paraqiten vetëm arteriet dhe venat dhe aspak sistemi i komplikuar nervor!flas për atë të “jashtmin” atë që i jep ndiesi dhe lëvizje gjithë mujkujve të kokës dhe jo atë të palcës kurrizore!!
    po të realizohet një gjë e tillë!?!?!
    do të mund të quhej mme të vërtetë një MREKULLI!
    panvarsisht skepticizmit shumë të madh që kam,do të shpresoja jashtëzakonisht,si për këtë djalë ashtu dhe për të ardhmen e njeriut!!
    shpresojmë që të mos jetë shumë shpejt për një gjë të tillë!!
    por në fund të fundit ka për tu bërë realitet!është vetëm çështje kohe dhe progresi!!po qe se progresi,zhvillimi shkon në këtë drejtim!!
    historia na ka mësuar se jeta shkon me isholacione dhe jo në vijë lineare!!

  6. Arti says:

    Keto i kane kryer nazistet me kohe. Thjeshte po dalin tani. Shkenca kurre nuk ndaloi te eksperimentoj ne emer te demokracise apo standarteve etike. Pse kujtoni ju se ne Kine nuk eksperimentojne mbi njerez ? Ne Amerike Latine e ne shkretira te Amerikes jane gjetur kafshe me koka qe nuk i perkasin trupit me vite te hedhura si padashje sa per te futur ne psiken e individit MUNDESINE e ekzistimit te nje eksperimenti te tille me te gjere, packa ja vendosin UFO-ve keto gjera ata qe i gjejne kto kafshe.

    Trecereku i teknologjise ushtarake e biologjike e kimike vijne nga musteqja qe i tha imagjinates Gjermane te shkoj e te ndertoj nje supershtet. Thjeshte njerezit nuk ishin gati per ato qe ai deshte te arrinte ne nje kohe rekord. Sot po arrihen me metoda me afatgjata. Kontroll popullsie sipas United Nations me forma te ndryshme represioni ekonomik, krijimi i zonave ekonomike per te mbajtur nen kontroll ato qe shtohen pa hesap, kampe etj etj. Asgje ska ndryshuar ne thelb, thjeshte ne plan kohor. Ky planet heret a vone do filloj te vuaj per uji e ushqim. Qe tani Silicon Valley po pergatitet te krijoj ushqime sintetike qe harxhojne shume pak uji. Vete kalimi i marjuanes si legale ka te bej gjithashtu me faktin se harxhon disahere me pak uji se pambuku e mund te perdoret edhe per letra, rroba e shume gjera te tjera industriale.

    E ardhmja e njeriut duket e brishte sado keto teknologji avancojne, pasi ato jane ne duar te monopoleve e gjiganteve qe askush nuk i ka nen kontroll se cfare bejne, nderkohe qe edukimi gjithmone e me teper dobesohet ne standart dhe rritet ne cmim.

  7. z says:

    @kunati i shokut xh.jo sh…
    shume e vertete ,un kam takuar nje djale me dore tersisht te keputur nen berryl, nga nje diske sharre,por pastaj e nxhitur ne spital te Shkupit.
    Tersisht ishte ne rregull vetem pakez e mavijosur.

  8. Lea says:

    Sa koke mund te ishin shpetuar gjate revolucionit francez me kete metode ?

  9. Leka says:

    futja pordhes kot

  10. Votren says:

    Me sa une kam njohuri,deri me sot nuk eshte arritur nga mjeksia te riparohet demtimi i shtylles kurrizore(i palces).Le te shpresojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje