Paloka: Kandidati i PS për Krujën u arrestua në 2010 për trafik droge

13 Prill 2015, 11:57Politika TEMA

Partia Demokratike ka denoncuar për lidhje kriminale në të shkuarën dhe si një person i përfshirë në trafik droge, deputetin e Partisë Socialiste Artur Bushi, i cili do të jetë edhe kandidati zyrtar i mazhorancës për bashkinë e Krujës.

Kreu i Grupit Parlamentar Edi Paloka, ka denoncuar faktin e përfshirjes së Bushit në trafik narkotikësh, duke cituar edhe lajmet e bëra publike në mediat italiane.

Sipas Palokës duke cituar mediat italiane, Bushi është arrestuar në 12 qershor të vitit 2010 nga policia italiane si pjesë e një bande të strukturuar që trafikonte sasi të konsiderueshme droge nga Amsterdami në Itali.

“Edi Rama mbahet dhe mburret se e njeh mirë italishten. Madje ka vizituar edhe rajonin e Vareses. Pse po i them këto? Ja cfarë shkruan një gazetë italiane atje në 12 qershor, rreth ndalimit të një bande për trafik droge.

Arrestohet Artur Bushi detto “Turi”, una vera e propria banda con ruoli ben assegnati. Media prej kohësh ka publikuar të dhëna të deputetit të Edi Ramës, Artur Bushi”, u shpreh Paloka  /gj.k/

7 komente në “Paloka: Kandidati i PS për Krujën u arrestua në 2010 për trafik droge”

  1. lol says:

    shum mir qe i denoncoj. por fillojeni nga brenda shpis pastaj kaloni ke komshiu. Mziu mir esht?

    1. rrem vogli jr. says:

      fillojeni dhe ju nga Brenda dhe mos I dilni ne mbrojtje asnje krimineli qofte blu, I kuq, roze apo I mavijosur.

  2. astrit says:

    Tani radhen per t’u arrestuar e ke ti a thathuq, per shpifje.

  3. Tirana says:

    Keto i thote PD jo Paloka,keshtu ka thene ne gjykate me Ramen ?

    1. rrem vogli jr. says:

      mos e merrni me te perpjekur se dhe Enveri I pare e nisi me vone terrorin e kuq.
      Por, fundi do jete po ai.

  4. Niku says:

    PD eshte llum po kjo nuk I jep te drejte Rames te pranoje llumin brenda PS. Pse o burre nuk paske njerez te paperfolur ne PS qe duhet te vesh gjithmone te tille? Ca na mbush mendjen me vertetime pafajesie gjykatash?! Dihet qe pafajesia ligjore blihet, po ajo morale dhe qytetare nuk blihet dot. Populli I di kush jane llum sado te tregojne vertetime. Dhe per fat te keq te tille ke plot ne PS zoti Rama. Filloje me Vloren me prefekten dhe kryetarin e qarkut. Vlora i njeh mire edhe pse ti tregon vertetime gjykatash.

  5. AM says:

    Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote qe politikanet nuk kane nje biografi te shkruar, qe ta lexojne te gjithe. Uroj qe ky Popull te ndergjegjesohet nje here te vetme dhe abandonoje zgjedhjet. Nuk ka asnje rruge tjeter per tu treguar i qyteteruar mbas 25 vjet tallje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje