Administratorë të pavarur nga partitë apo kandidatë me profil politik, në zgjedhjet e pritshme lokale?
Kjo ishte tema e një tryeze të gjerë të moderuar nga kreu i Aleancës Popullore Artur Dojaka me pjesëmarrje të medias dhe shoqërisë civile mbajtur këtë të shtunë në orën 17.00 në Hotel Tirana.
Tryeza pati nota të forta kritike ndërsa pjesëmarrësit shkëmbyen mendime rreth situatës sociale dhe politike që po kalon vendi.
Duke u përqëndruar tek gara e emrave për kandidatë të zgjedhjeve lokale, Moikom Zeqo i pranishëm në tryezë shprehu shqetësimin rreth mungesës së programeve dhe mediokritetit që ka pushuar skenën politike dhe administratën qendrore e lokale.
“Zgjedhjet lokale duhet të ishin një mundësi e artë për të rregulluar shumë pamundësi të pushtetit qendror. Por sjellja e të dy partive të mëdha është e papërgjegjshme. Na janë ofruar emra dhe ankth e pritje rreth emrave ndërkohë që kjo nuk duhet të ishte një garë emrash por një garë programesh. Ku janë projektet për qytetet? Pse takimet për kandidatët zhvillohen në Tiranë në selitë e partive dhe jo atje në rrethe ku duhet të bëheshin? – tha profesor Moikom Zeqo në fjalën e tij.
Ai kërkoi gjithashtu nga media të mos krijojnë emra dhe pritshmëri virtuale për të flasin qartë rreth realitetit dhe të orientojnë qytetarët jo drejt inercisë por drejt mendimit dhe votës së përgjegjshme.
Profesor Zeqo shtoi se shkëputja mes partive tradicionale dhe elktoratit tradicional shihet tashmë qartazi dhe do prodhojë pasoja të forta në të ardhmen e afërt.
Gazetari Bedri Islami, gjithashtu i pranishëm në tryezë vuri theksin te domosdoshmëria e shkëputjes së drejtuesve lokalë nga lufta politike që mban peng zhvillimin e qyteteve.
Ai solli shembuj të disa qyteteve në Europë që kulmin e zhvillimit e kanë arritur nën drejtimin e kryebashkiakëve që nuk kanë patur varësi politike, dhe nuk kanë dalë si propozime partiake.
Organizatori dhe moderatori i tryezës, kryetari i partisë Aleanca Popullore, Artur Dojaka tha se mbështet atë që ai e quajti çlirim të qyteteve nga kandidatë që mbartin konfliktin e egër politik dhe mbështetjen e kandidatëve jopartiakë, administratorë të zotë dhe menaxherë me eksperiencë.
“Ne jemi dëshmitarë që edhe Tirana zhvillimin më të madh e mori në vitet kur kryebashkiaku i saj ishte ende një përfaqësues i shoqërisë civile si Edi Rama. – tha ai. Mandati i tij i parë kur ai ende nuk ishte as anëtar partie ishte mandati më i suksesshëm. Puna erdhi duke u zbehur pas marrjes së ngarkesave politike – shtoi Dojaka.
Enver Reçi, ish-deputet dhe kryetar i PS-së Tiranë anëtar i Këshillit Bashkiak njohes i mirë i pushtetit vendor shprehu gjithashtu skepticizëm për cilësinë e kandidatëve të paraqitur deri më tani dhe parashikoi bojkot të lartë në zgjedhjet e 21 qershorit.
Edhe Luan Shahollari ish-kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranes dhe ish zv-minister i Ekonomisë, vuri theksin te nevoja emergjente e drejtimit të qyteteve nga këshilla bashkiakë jashtë ndikimit të partive.
Në tryezën e organizuar nga Aleanca Popullore, pjesëtare e koalicionit të majtë fitues në zgjedhjet e 23 qershorit, ishte e pranishme edhe një nga simbolet e luftës për drejtësi mbi shpërthimin e Gërdecit, Zamira Durda, përfaqësues të sipërmarrjeve dhe medias, ish-deputetë dhe këshilltarë bashkiakë.
Eshte mese e vertete ajo qe thote Moikom Zeqo, sot te dyja pârtite politike, PS apo PD paraqesin emra kandidatesh dhe askush nuk flet per programe mbi qytetet.
Perse Rama ben propogande per legalizimet ne Durres, ben show perpara zgjedhjeve lokale duke u thene qytetareve se nese fiton PS-ja zgjedhjet lokale do te kete ndryshime!!
Si mund te premtoje Edia Rama diçka kur ai vet nuk e di se k kandidoje per kryetar bashkie?
Filloi dhe Rama si Berisha, pra te perfaqesoje interesat e nje klani, nje shterese e te harroje shoqerine civile, shoqerine qe i drejtohet per te kerkuar votat!
Pffff ne dy vite u trash nga pushteti!!
Ku pyet Rama per keshtu muhabetesh or burra, prisni Elvis roshin ta rikandidoj, kete te krujes e vuri. Dhe kur behet mullar thote pastaj se dija une. Eshte katandisur PS me keq se qemoti qe talleshin me Ballin se ishin hajduta pulash. Keto jane hajduta, drogaxhinje, prostitucion e cte keqe mban me kjo toke.
Te pakten po del dikush qe e ngren zerin se duket sikur eshte mpire e gjithe shoqeria !!! Une jam per administratore qe do te zhdukin varferine se me vjen keq kur shoh femijet e fqinjeve qe me shohin nga qeset e pazarit kur futem ne pallat. Sado qe ti dhuroj une,nuk ja dal dot dhe ata te shkretet rrezik flene te pangopur. Eshte tmerr te mendosh se ku na ka katandisur politika e ketyre 25 viteve. Harram e paste Edi Rama qe i besuam voten tone.