Partia Demokratike vijon të zyrtarizojë kandidatët e saj për bashkitë e vogla, ndërkohë që ende nuk ka një zyrtarizim përsa i takon bashkive të mëdha, përjashtuar Elbasanin dhe Gjirokastrën.
Për Bashkinë e Peqinit demokratët kanë vendosur të kandidojnë Albert Krecin, i cili aktualisht është kreu i komunës Pajovë.
Në Bashkinë e Pukës Partia Demokratike do të përfaqësohet me kandidatin Rrok Doda, prej katër mandatesh kryetar komune në Qerret.
Në Bashkinë e Burrelit PD ka zgjedhur të garojë me Nezir Rizvanin, ndërsa Basir Cupa është zgjedhur kandidati zyrtar për Bashkinë e Klosit.
Ndërkohë Irakli Gorea është zyrtarizuar si kandidat për Bashkinë e Divjakës.
Prej ditësh Partia Demokratike ka nisur procesin e zyrtarizimit të kandidaturave për bashkitë e vendit, ndërsa vëmendja më madhe është drejtuar nga bashkitë e mëdha si Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Vlora, për të cilat demokratët ende nuk kanë nxjerrë emra.
Kandidatët e zyrtarizuar nga PD
Besnik Dushaj – Bashkia Tropojë
Ardian Turku – Bashkia Elbasan
Xhelal Mziu – Bashkia Kamzë
Igli Kokalari – Bashkia Gjirokastër
Altim Çomo – Bashkia Libohovë
Kodhel Cala – Bashkia Gramsh
Buaj Hoxha – Bashkia Ura vajgurore
Luan Mustafaj – Bashkia Patos
Zef Hila – Bashkia Vau i Dejes
Anton Koka – Bashkia Malësi e Madhe
Dhurim Alinani – Bashkia Delvinë
Gëzim Caushi – Bashkia Roskovec
Albert Kreçi – Bashkia Peqin
Rrok Doda – Bashkia Pukë
Nezir Rizvani-Bashkia Burrel
Basir Cupa-Bashkia Klos
Irakli Gorea-Bashkia e Divjakës
/gj.k/
Ne kete list esht nje baron droge. E meriton firoren se vetem te mira ka ber ne ate zon. Po qe esht baron droge esht dhe e gjith zona e di. Forca luli se po ve vetem njerez te pa korruptuar
Ky Luan Mustafaraaj e meriton nga kapter ushtrie,guzhinjer ,drejtor cez e tani kryetar