Belgjika jep OK, Mark Frroku do gjykohet në Shqipëri për vrasjen

12 Prill 2015, 11:17Politika TEMA

Belgjika bie dakord zyrtarisht që të transferojë dosjen e gjykimit ndaj deputetit Mark Frroku në Shqipëri, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje ekstradimi, nëse Gjykata e Brukselit e dënon në vijimësi për akuzën e vrasjes.

Burime zyrtare nga prokuroria thanë se materialet e dosjes i ka marrë përsipër Prokuroria e Përgjithshme belge dhe Ministria e Drejtësisë së këtij vendi, për t’i sjellë në rrugë diplomatike së shpejti për llogari të Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare. Ashtu edhe siç ishte lajmëruar më parë në DITA, mungesa e marrëveshjes së ekstradimit nuk pengonte arrestimin apo gjykimin e deputetit. Frroku akuzohet për një vrasje të kryer në vitin 1999 në Bruksel, krim në bashkëpunim, ndaj Aleksandër Kurtit.

Deputeti mbante edhe identitetin Besnik Morina dhe shkaqet e ngjarjes sipas prokurorisë belge ishin rivaliteti për çështje prostitucioni. Në dosjen e urdhër-arrestit shkruhej se Frroku kishte qenë i dënuar edhe në Holandë me 3 vite burgim për drogë, deri në 2004, ndërsa u ekstradua në Bruksel për vrasjen dhe më pas u la i lirë.

Në vitin 2010 gjykata e dënon me 10 vjet burg, bashkë me Arjan Bytyçin (Hilë Joka), por vendimi apelohet dhe Gjykata e Kasacionit vendos rigjykim për shkelje procedurash. Gjyqi ishte vendosur të niste në tetor 2015, por aktualisht është konfirmuar transferimi i dosjes në Shqipëri dhe ky proces pritet të bëhet në Gjykatën e Lartë. Frroku akuzohet edhe për “kallëzim të rremë” në dosjen “Doshi”, si dhe 4 akuza për fshehje pasurie, të ngritura nga ILDKPI për 2,9 mln dollarë të pajustifikuara, që dyshohet se janë fitime nga aktiviteti i paligjshëm jashtë vendit.

13 komente në “Belgjika jep OK, Mark Frroku do gjykohet në Shqipëri për vrasjen”

  1. Z/K says:

    Ate qe nuk mund ta gjykoje Belgjika do e gjykoje Shqiperia.Ngaqe ka te perzier edhe procese qe kane te bajne me statusin e KANUNIT.

  2. Tarrasi says:

    Keshtu eshte kur beshesh armik i partise dhe nuk zbaton urdhrat e saje per te vrare shoket. Kete organizate krimi e ka percaktuar Dostojevski e 150 vjet perpara.
    Denojeni tani Frrokun me keshillin e pleqeveo te dale faret ju e ai popull qe i keni hedhur trute e gomarit
    Trashigimtare te denje te krimineleve komuniste qe te burgosnin nje herepastaj mblidhnin zagaret e te denonin me deshmitare fallco. Fare e qelbur por mos harroni se ne fund do vrisni njeri tjetrin si baballaret tuaj

    1. Landi says:

      futja plorit….
      Denohet ketu me nje vit burg ose fare dhe shpeton vllai nga burgimi perjetshem. i ka bere mire llogarite me Saimir Tahirin dhe Ilir Meten

  3. verdi says:

    Me mir nxireni qe sot sesa neser tju kerkoj nja 500 milion lek demshperblim mos harxhoni kot leket e fukarenjve me kta mafjoz gjykates qe i kan ven minat kti vendi dhe qe per mendimin tim jan shkaku kryesor i krimeve i gjakmarrjes dhe shkaterrimtaret e kti vendi, per mua mblidhini te ter per eskursiion hipini ne nje avion dhe futini avionit nja nje kujtal c4 se shpetojn kta mostra,qe te shpetoj SHQIPRIA dhe SHQIPTARET NGA KTA MAFJOZ GJYQTAR TE DEGJENERUM.

  4. rajub says:

    Belgjikes aq i intereson nje Shqipetar vrau nje Shqipetar tjeter vetem se e vrau ne Belgjike tani ceshtjen ja kalon Shqiperise nje problem me pak per Belgjiken kursen edhe ca para per gjykimin…

  5. Tarrasi says:

    THIRRJE PARTISE DEMOKRATIKE TE SHQIPERISE
    Ju bej thirrje si qytetar i Reuplikes se Shqiperise qe te ngrini Komisionin Parlamentar per ceshtjen “Doshi-Frroku” dhe kontrolloni dokumentacionin e “ardhur” nga Mbreteria e Belgjikes pasi me letra fallco e deshmitare te rreme “pleqte e katunit” do t’ju denojne neser edhe juve sic ju kane denuar baballaret e tyre kriminele.
    Sa shpejt e harruar se kriminelet komuniste te arrestonin nje here pastaj gjenin “provat” e veprimtarise lriminale kunder pushtetit e te merrnin jeten me deshmitare fallco e turli fare zagaresh.
    Qe para dy javesh e kam parashikuar pasi Prokuroria e krimit nuk ka paraqitur ne emer te “sekretit” asnje shkrese ne Komisionet e Madateve. Kontrolloni edhe urdher arrestet e ardhura nga Belgjika pasi ato nuk egzistojne pasi nuk mundet te te arrestojne mbas 16 vjetesh pa dale prova te reja. Sa gjygje jne bere ne Belgjike per te vertetuar se identitetet e rreme jane te Mark Frrokut.
    Ngrini Komision Parlamentar dhe fshini kriminelet e Prokurorise se Pergjithshme qe jane bere pale me krimin e organizuar shteteror.
    Askush te mos mendoje se po mbroj Doshin e Frrokun pasi ata nuk duhej te ishin ne Parlament por i futi ridhierja e Edi Rames por per shoqerine shqiptare jane shume here me te rrezikshem keta shtetare e pushtetare pjese e krimit te organizuar qe kane marre atributet e shtetit sesa te inkriminuarit Doshi&Frroku.
    Ngrihuni demokrate antikomuniste e perzini nga institucionet e shtetit keta bandite e bije banditesh qe e kane marre peng Shqiperine e qe tani kane marre zemer nga Putini e guxojne ti kundervihen hapur Brukselit e Washingtonit tamam si baballaret e tyre .
    Neser do jete vone pasi keta ndalen vetem me kerbacin e popullit dhe me asgje tjeter

    1. Berat-Çelepias says:

      Ti ke shume te drejte po kujt ja thua!!!! Lexuesve te gazetes Tema!!!!
      Ne shtepine e te varurit nuk duhet zene ne goje litari.

  6. Sh says:

    Tani kjo ceshte do te zbulohet patjeter ,pasi Gjykata Belge ka patur veshtirsi hetimi,gje e cila nuk mungon ne Shqiperi .

    1. Albani says:

      Nuk e di ben shaka apo jo,por ne qofte se i ke seriozisht ato qe shkruan po te them qe qenke i prapambetur nga mendja.
      Bellgjika nuk ka veshtiresi hetimi,por tanet e kerkojne hetimin qe Frroku te dale pa lagur.

  7. MeroKari says:

    Me qe ne Belgjike nuk del dot pa u lagur,
    do te gjykohet ketu per te dal i pafajshem!

    Merua duhet te bej ndonje editorial per kete tani!

  8. Lull says:

    E trasferuan ne shqiperine e krimeve qe ta
    Lirojne sic liruane te vellane per mungse
    Provash.
    Te vrasesh me dashje 11 vjet
    Te vrasesh pay dashje 21 vjet

  9. darm says:

    Ja kur te dali dhe ky i pafajeshem si i vellai ……. dhe keshtu bien rehat dhe i lajne borxhet me njeri-tjetrin gjithe rilindja!! Si thua ti Mero???

  10. nivle says:

    Shife kur te dali i pafajshem dhe ky e tw demshperblejme ne fund meqe i krijuam shqetesime. Jw prishem rehatine. Ai qe e ka ndergjegjen e paster nuk ka nevoje per makine te blinduar qe mos haje ndonje koqe plumbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje