Artan Lame kritikon Dakon: Janë bërë gabime në ndërtimin e Durrësit

11 Prill 2015, 17:46Politika TEMA
Artan Lame kritikon Dakon: Janë bërë gabime në

Kreu i ALUIZNI-t, Lame, theksoi se kjo është një zonë me problemet e saj specifike dhe kërkoi bashkëpunimin e mëtejshëm të banorëve në mënyrë që ky proces të vazhdojë me sukses. Lame në fjalën e tij tha se janë bërë gabime në ndërtimin e këtij qyteti duke shigjetuar kështu në mënyrë të tërthortë kryetarin aktual të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i cili ka mbajtur këtë detyrë  për dy mandate dhe po kandidon për mandatin e tretë.

“Durrësi është qytet i ngritur mbi një qytet mesjetar, i cili ka qenë ngritur mbi një qytet antik. Në gjithë këto vite duhet të pranojmë se janë bërë shumë gabime në ndërtimin e tij. Kjo e shton përgjegjësinë tonë gjatë ecjes së procesit të legalizimeve në zonat e qytetit të Durrësit”, tha Artan Lame  gjatë fjalës së tij sot, ku ishte i pranishëm edhe Dako. Kryetari i Bashkisë Durrës ndau disa leje legalizimi dhe premtoi se do të punonte që ta urbanizonte dhe integronte zonën e Kënetës.

Ndërkaq kryeministri Rama tha se ishte kembengulja e Lames për ndryshimin e një vendimi të qeverisë së mëparshme që e cilësonte Kënetën zonë arkeologjike të mbrojtur dhe mbante peng legalizimin dhe zhvillimin e saj.  Vetë  Lame sqaroi se “problemet e brendshme të kësaj zone janë të shumta. Në Kënetë ka qenë problem zona arkeologjike “B” e cila përfshinte një territor shumë të madh të saj. Me legjislacionin e mëparshëm rrezikonte e gjithë kjo zonë e cila për më tepër është edhe zonë informate. Por në mënyrë përfundimtare me vendimin e datës 1 prill 2015 qeveria shqiptare i dha frymëmarrje procesit të legalizimit në këtë zonë informate duke rishikuar pengesën e zonës arkeologjike “B” e cila penalizonte një numër të madh ndërtimesh informate. Po kështu ka lehtësuar procedurat në zonat informale edhe sa i përket sistemit rrugor duke krijuar lehtësira për vazhdimin e procedurave të legalizimit. Gjithashtu ky vendim i ka dhënë njëherë e mirë fund ndryshimeve në strukturë e volum ndërtimor të objekteve pa leje të shkaktuara si rezultat i mosfunksionimit ndër vite të ALUIZNI-t”.

4 komente në “Artan Lame kritikon Dakon: Janë bërë gabime në ndërtimin e Durrësit”

  1. qytetari says:

    Qytetaret e vjeter e te ndershem te Durresit qe nuk kishin bere asnji shkelje ligji dhe qe rastesisht u gjenden ne shtepi “pronaresh” por qe per ata kishin qene prona shteterore dhe si qeraxhinj kishin paguar qera te rregullt pronarit shtet per me shume se 50 vjet u nxorren ne rruge,pa ju dhene asnji mundesi strehimi ne nji kohe qe te gjithe pjesa e tjeter perfituan privatizimin e baneses ,ndersa maloket e veriut dhe te jugut qe zaptuan toka dhe ndertuan shtepi pa leje vjen kryeministri dhe i legalizon shtepijat dhe i uron per kete zotesi ne shkeljen e ligjit.
    Kjo cmenduri ndodh vetem ne Albanistan!

    1. Petro says:

      Po qyetar ke te drejte.Keshtu ka ndodhur.Dhe kjo duhej ndrequr dhe mendoj se edhe tani ka kohe.Ndersa kete legalizim banoret e Kenetes do ta vuajne shume vite.Ata i kane ndertuar shtepite e tyre neper rrugica jo me shume se 2,5 metra te gjera dhe te gjata sa edhe nje xhenaze nuk del dot.Kjo nuk eshte gje tjeter vec nje rrumpalle e organizuar.E sa per varrosjen e antikitetit, do te mbetet ne histori Dako si varroses i antikitetit.Prokuroria fle.

  2. alo says:

    Lame eshte kryesori i betonizimit te plazhit te durresit dhe te golemit, ishte ai qe firmosi masakren, jo se vangjushi eshte me mire, por te pakten ky mos te flasi

  3. Niko says:

    ZOTI QYTETAR KE TÈ DREJTE POR PUSHTIMI I DURRESIT U BE 20VJET ME PARE…. DHE MUND TTÈ ISHTE BERE I RREGULLT! RAMA NUK KA FAJ PER KETE DHE BEN MIRE QE LEGALIZON! PROBLEM X Dr JANE ATA QE PRISHEN DETIN DHE ANTKITETIN, KURSE ATA NJEREZ HALLEXHINJ TÈ KENETES ASPAK!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje