Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë rezultojnë që përgjatë një viti të kenë të ardhura vjetore nga 1.1 milion lekë deri në mbi 4 milion lekë.
Sipas “Open Spending Albania” e cila ka bërë publik të ardhurat vjetore përgjatë 2013 rezultojnë se dy anëtarët që kanë të ardhurat më të larta përkatësisht 4.3 milionë dhe 4.1 milionë lekë janë Sokol Çomo dhe Xhezahir Zaganjori.
Pas tyre renditet kreu i KLD-s Bujar Nishani me të ardhura 2. 66 milionë, përshi dhe të ardhruat si President, ndjekur nga ish nën kryetari i KLD-s Elvis Çefa me të ardhura 2. 489 milionë lekë.
Kjo renditje pasohet nga anëtari Ilir Mustafaj me 2. 43 milionë , ndërsa pas tyre renditet ministri Nasip Naço i cili ka patur të ardhura në shumën e 2.312 milionë lekë.
Për 9-të anëtarët e tjerë të KLD të ardhurat vjetore në vitin 2013 rezultojnë nga 1.1 milion lekë më e ulta për Dritan Cakën deri në 1.7 milion lekë për Astrit Haxhialushin.
Në plotësimin e deklaratave të pasurisë anëtarët e KLD-s kanë vendosur si burim për këto të ardhura, Paga, Honorare, Mësimdhënie ne disa universitete e deri në ta ardhura nga qiraja.
16.000 euro rezulton të jenë të ardhurat e fituara nga qiraja në 2013 ngga gjyqtari Gjin Gjoni, teksa në pjesën më të madhe pasuritë e tyre të paluajtshme o nuk fugorjnë o janë pasuri e bashkëshorteve.
Të ardhurat vjetore në 2013 për anëtarët e KLD-s
Bujar Nishani 2.660.644 lekë
Artan Broci, 1.639.016 lekë
Astrit Haxhialushi, 1.736.586 lekë
Dritan Caka, 1.151.739 lekë
Dritan Hallunaj 1.684.412 lekë
Ish nën kryetari i KLD, Elvis Çefa, 2.489.673 lekë të ardhura vjetore
Flamur Kapllani, 1.418.792 lekë
Gjin Gjoni, 1.571.388 lekë dhe 16.000 euro të ardhura qira
Hysen Saliko, 1.396.591 lekë
Ilir Mustafaj, 2.430.384 lekë
Ish-anëtari i KLD, Lulëzim Lelçaj, 1.545.204 lekë
Nasip Naço, 2.312.013 lekë
Sokol Çomo, 4.307.150 lekë
Tritan Hamitaj, 1.572.735 lekë
Xhezair Zaganjori, 4.098.985 lekë
po cjane keto budalliqe qe shkruani. po vetem kostumi dhe nje dreke e xhin xhonit kushtojne sa rroga e vjetore e sokol comos.
po pse argument eshte te merresh me rrogen e xhezairit? po merruni dhe kerkojini llogari xhezairit qe e ka bere gjykaten e larte si cerdhe sekseresh qe vetem gjyqtare nuk jane.
Po te gjithe keta perfshire presidentin gjysmak nuk i prekin me dore rrogat dhe i lene ne llogari bankare sepse pranojne vetem cash per “nderet” apo “rrjepjet” qe bejne neper gjykata.
Ai vend eshte nje turp i madh, me KLDne qe drejtohet nga nje tufe injorantesh.
Shikoni per shembull CVne e anetarit te KLD Hysen Saliko: http://www.kld.al/component/k2/hysen-saliko
Ky idiot anetar i KLS ka vendosur ne CV numrin e celularit, dhe ka shkruar e zeza mbi te bardhe qe paska mbaruar juridikun ne shqiperi me korrespondence dhe tani po beka doktoraturen. Oooo mortja qe s’ju ha ju qe jetoni ne shqiperi. Anetar i KLD me juridik me korrespondence vetem ne shqiperi ka. e ju merreni me rrogen 1 milion lekshe te Kasapit xhin xhoni.
Jeni vend i mbaruar.
Juridik me korispondence i referohesh duke filluar nga flamur kapllani,hajde palo KLD hajde,dhe prit te besh hajer ne kete komb,TURP…
E bukur kjo Rreqebulli. Ky paska fituar juridikun me korrispodence ne 3 vjet.. I mbaj mend ato vite.. Shkoje paraqiteshe sa te firmosje ne shkolle, dhe jipje zarfin tek dhoma qe do jipje “testim”. Te gjitha te tjerat I ka referim seminaresh.. Turp qe nje jurist del me thinja per karriere dhe ky me gjithe sistemin e plepave jane ne majat me te larta te sistemit.. Kur do perfundoj kjo?!?!