Kryetari i PD Lulzim Basha ka zyrtarizuar edhe katër kandidatë të tjerë për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, duke e çuar në 9 numrin e kandidaturave.
Burime nga PD konfirmojnë se Luan Mustafaj do të kandidoje për Bashkinë e Patosit, ndërkohe që Bujar Hoxha në Urën Vajgurore.
Në Malësinë e Madhe, demokratët do kandidojnë Anton Kokën dhe në Bashkinë e Vaut të Dejës, Zef Hila.
Të vetmet bashki të mëdha për te cilet Partia Demokratike ka caktuar kandidatet deri tani janë Elbasani e Gjirokastra, si dhe Bashkia e Kamzës ku është vendosur rikandidimi i Xhelal Mziut.
Demokratët deri më tani nuk kanë arritur të mbyllin asnjë marrëveshje me partitë aleate, edhe pse burime nga PD konfirmojnë se në ditët e para të javës së ardhshme gjithcka do të jetë zyrtarizuar.
Debatin më të madh PD e ka me aleaten e saj tradicionale PR, e cila ka kushtëzon koalicionin me mbështetjen që demokratët duhet t’i japin kandidaturës së Agron Duka për Bashkinë e Durrësit/gj.k/
SI DUKET KY SI KUKULLA KEN QE KA VRAR BARBIN DHE KA DUART ME GJAK!!