Ajo mbetet femra më e urryer në Britani dhe askush nuk e do si mbretëreshë

11 Prill 2015, 17:44Politika TEMA
Ajo mbetet femra më e urryer në Britani dhe askush nuk e do si

Camilla mund të ketë fituar më në fund Princin Charles, pas një lidhje të gjatë edhe gjatë kohës që të dy ishin të martuar, por ajo kurrë nuk do të fitojë simpatinë tek anglezët.

Sipas sondazheve të bëra britanikët nuk e duan atë si mbretëreshë, shkruan  Daily Mail.

Madje britanikët mendojnë se as Prince Charles nuk duhet të hipi në fronin mbretëror pas vdekjes së Mbretëreshë Elizabeth.

Ai këtë vend duhet t’ia lërë djalit të tij William, mendojnë britanikët, të cilët thonë se do preferonin më shumë për mbretëreshë  Dianën, e  cila vdiq 18 vite më parë.

Princeshë Diana, gruaja e parë e Charles bëri për vete jo vetëm britanikët, por gjithë botën.

Camilla, 67 vjeçe ishte e përfshirë në një aferë jashtëmartesore me Charles, tashmë 66 vjeç  dhe u pa si shkaku që shkatërroi lidhjen e tij me Dianën.

Në një intervistë para vdekjes Diana kishte pohuar: “Për një kohë të gjatë në martesën tonë ishin përfshirë 3 persona dhe unë nuk mund ta duroja më këtë”.

Ndoshta fakti që Camilla ka qenë për një kohë të gjatë dashnorja e Charles,e  cila pasi vdiq Diana u divorcua nga burri i saj për tu martuar më në fund me të, duket se ka ende shijen e keqe tek publiku. Ndaj askush nuk dëshiron ta shohë atë Mbretëreshë në të ardhmen. Britanikët preferojnë të kenë Mbret djalin e Dianës, William dhe mbretëreshë gruan e tij, Kate. /j.h

 

 

4 komente në “Ajo mbetet femra më e urryer në Britani dhe askush nuk e do si mbretëreshë”

  1. ffff says:

    Shume e drejte Diana beri per vete dhe shume dashnore !!!

  2. LORA says:

    Kjo eshte demokraci e vertete,qe teston dhe respekton vullnetin e britanikeve edhe per percaktiminn e pasuesit te Monarkut.
    Nuk me interesojne individet qe do te ngulen pas Elizabetes ne fronin e UK-se;cmoj fort faktin qe kete sic duket do t’a percaktoje publiku britanik.

  3. fratello says:

    Nuk ben;s’eshte as si m… i Dajanes

  4. Ai qe di shum gjera qe ju si dini. says:

    ne flasim per qef ,por rregullat e monarkis jan rregulla dhe zbatohen pik per pik cdo gje eshte me rradh, ka kohe dhe i biri i Djanes te behet Mbret por pas vdekjes se babait te vet, naten e mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje