Avokati i Mziut: Xhelali po dënohet për tenderin e parealizuar kurrë

11 Prill 2015, 16:44Politika TEMA

Pasi gjykata dha vendimin për dy vite burg për kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu, avokati i tij mbrojtës në një deklaratë për mediat tha se akzuat ndaj klientit të tij jo vetëm janë të pabaza, por gjykata ka dhënë vendim për një tender që nuk është realizuar.

“Tenderi nuk është realizuar asnjeherë, nga buxheti i bashkisë nuk është harxhuar asnjë qindarkë, kjo kompani nuk ka paraiqtur asnjë dokumentacion. 

Në lidhje me çështjen që kryetari i Bashkisë Kamëz është deklaruar fajtor, Prokuroria ka ngritur dy pista. Pista e parë është tenderi për rrugën “Zgjimi” në Bashkinë Kamëz, tender për të cilin është deklaruar fajtor nga Gjykata. Çfarë përfaqëson kjo histori? Sepse i gjithë opinioni publik, por dhe mjedisi juridik ngrenë një pyetje sot: Përse është dënuar kryetari i Bashkisë Kamëz, ç’është kjo çështje, cila është historia, cilat janë provat?Kompania ka fituar tenderin në bashki, nga ana e saj i është dhënë afati maksimal për depozitim dokumentacioni për kontratë, kompania jo vetëm nuk e dorëzoi por në shkelje të ligjit, nuk paraqiti të paktën siguracionin e kontratës. Dosja e Prokurorisë ka të meta thelbësore, të cilat vetë kjo Prokurori nuk ka dashur t’i hetojë”, – tha Gjokutaj.

Gjokutaj tha se çështja ndaj tij do t’i referohet dhe Gjykates Administrative, duke këmbëngulur se nuk ka fakte për fajësinë e Mziut.

Brenda 10 ditësh nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës penale, pala mbrojtëse ka afat t’i drejtohet Gjykatës së Apelit për ndryshim vendimi.

Vet Xhelal Mziu ka deklaruar pas dhënies së vendimit se ai është politik dhe i marrë nën diktimin e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkon në këtë mënyrë të marrë bashkinë e Kamzës.

“Përmes këtij komunikimi dua të informoj opinionin publik dhe qytetarët e Kamzës, në lidhje me atë që është një skemë gjakftohtë, e mirëmenduar e Edi Ramës për të përdorur çdo mjet në arritjen e synimeve të tij.

Synimi i tij është marrja e Kamzës, dhe meqenëse me votë e ka pasur dhe e ka të pamundur, atëherë Edi Rama ka futur në veprim çdo instrument, edhe në shkelje të ligjit, për të shmangur garën e rivalitetin.

Vendimi është marrë në kushtet e një presioni të paprecedentë politik. Vetëm një ditë më parë, përfundimet e këtij vendimi u lexuan nga numri dy i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Parlament. Shpifës Balla haptazi kërkoi nga Kuvendi që gjykata të më dënonte me çdo kusht”, deklaron Xhelal Mziu.

Por kryebashkiaku i Kamzës është i pahetuar edhe për akzua të tjera, si ato për ngacmim seksual të një punonjëseje të Bashkisë. Sms-të e tij janë bërë publike, por për to ndaj tij nuk është marrë ndonjë masë.  Madje denoncuesja e këtij ngacmimi u hoq nga puna dhe u kërcënua për mesazhet e saj, të bëra publike, ku Mziu i thërriste “shamikuqe”. Tani Mziu pretendon se gjithçka ndaj tij është politike dhe akuzat ndaj tij për “shpërdorim detyre” dhe ” shkelje të barazisë në tendera” i quan hakmarrje të kryeministrit Rama. /j.h

 

2 komente në “Avokati i Mziut: Xhelali po dënohet për tenderin e parealizuar kurrë”

  1. sit back.. and relaks →→→ says:

    dmth sipas avokatit edhe ata qe gjykata i ka denuar per vrasje te mbetur ne tentative duhet ti lirojme meqe vrasja nuk eshte kryer.

    1. Agim says:

      sit back. and relaks.

      ……………. jane dy gjera krejt te kunderta.

      Vetem vemjet injorante nuk e kuptojne se kjo eshte lufta qe edvina po u ben perkrahsve te vet. I donte kur kish nevoje dhe tani i hedh si limona te shtrydhur. C’mund te presesh nga nje i semur mendor (skizofren).Mjere Shqiperia per fatin e saj te keq. Nga nje psikopat- tek tjetri me fytyre kanibali. Rrace e ndyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje