Erjon Braçe “kundër” INUK: Nuk më lënë të bëj punën time

12 Prill 2015, 11:20Politika TEMA

Deputeti socialist i Lushjës, Erjon Braçe u shpreh dje i irrituar në lidhje me aksionin e INUK për prishjen e ndërtimeve në rotondat e Çermës dhe Grabianit. Si deputet i zonës, ai shprehet në një koment në “Facebook” se i ka kërkuar qeverisë që INUK ta ndërpresë aksionin, derisa familjet të dëmshpërblehen, por kjo nuk ka ndodhur.

“Ju kërkoj shumë, shumë ndjesë, po s’kam ç’bëj, s’më lanë ta bëja punën time!”, shprehet Braçe.

KOMENTI

Është çështje drejtësie, jo çështje votash! Dua të sqaroj pozicionin tim për prishjet e djeshme dhe të sotme, të atij që ende e thërrasin INUK e që kurrkush s’e di ku varet, në rotondat e Çermës dhe Grabianit! E para, të gjitha ndërtimet që u prishën dje dhe po prishen tani në rotondat e Çermës dhe të Grabianit janë ndërtime për të cilat është lëshuar një certifikatë e ligjshme pronësie, pas procesit të legalizimit.

E dyta, për të gjitha këto ndërtime ka dalë një vendim i Këshillit të Ministrave për vlerësimin dhe dëmshpërblimin e tyre sipas ligjeve në fuqi. E treta, për vlerat e përcaktuara si dëmshpërblim, i vënë në dijeni nga disa qytetarë të interesuar, 2 muaj më parë i kërkova qeverisë të bënte një verifikim për shkak të shpërpjesëtimeve të mëdha në vlerësim për objekte të së njëjtës natyrë, lokale dhe shtëpi banimi. E katërta, 10 ditë më parë, qeveria ka vendosur përfundimisht dëmshpërblimin dhe vlerat përkatëse si dhe institucionin përgjegjës për këtë, Autoritetin Shtetëror të Rrugëve. E pesta, tri ditë më parë, ky autoritet u ka përcjellë komunave Grabian, Dushk e Tërbuf vetëm VKM­në e qeverisë dhe asgjë tjetër. E gjashta, banorëve të shpronësuar nuk i është paraqitur nga institucionet e qeverisë deri dje, asnjë njoftim për dëmshpërblimin, vlerat, procedurën e marrjes së parave, dokumentet që duhen plotësuar, afatin e kryerjes së të gjitha këtyre, asnjë! E shtata, banorët e kanë mësuar këtë procedurë vetëm dje dhe vetëm nga unë.

E teta, pavarësisht se nuk kanë asnjë njoftim për shpronësimin dhe nuk kanë marrë asnjë qindarkë për shpronësimin e pronës së tyre të ligjshme, dje INUK ka nisur prishjet e objekteve në të dyja rotondat. E nënta, unë në cilësinë e deputetit të kësaj zone, dje kam komunikuar në vazhdimësi me zëvendëskryeministrin për të ndaluar prishjet në kushtet kur pronarët, veçanërisht të banesave, nuk kishin përfituar asnjë qindarkë nga shpronësimi, për të gjetur një mundësi tjetër për t’u zhvendosur bashkë me sendet e tyre të jetesës.

E dhjeta, bashkë me zëvendëskryeministrin ramë dakord që të ndërpriteshin prishjet deri në momentin që pronarët e objekteve do të merrnin paratë e dëmshpërblimit, njëherësh angazhova të tre kryetarët e komunave respektive për të njoftuar një më një pronarët e objekteve për procedurat që duheshin përmbushur për të marrë paratë e dëmshpërblimit. Sot, që në sabah, ditë e shtunë e kur çdo institucion është “pushim” deri të hënën, njësitë speciale të atij që quhet INUK kanë nisur prishjet në rotondën e Çermës! Merrini si të doni këto radhë që po shkruaj, por do të doja ta merrnit si: dufin e një deputeti që e ka të pamundur të bëjë punën dhe të përfaqësojë ligjërisht banorët e zonës së tij!

Shikoni, ka qenë krim ndërtimi i objekteve në anë të rrugës, veçanërisht në rotonda, ku kanë rrezikuar pa fund jetë njerëzish, ka qenë krim legalizimi i tyre nga qeveria e Sali Berishës, po për mua kanë fare pak rëndësi këto tani, kur qeveria ime nuk ka çuar e nuk po çon para drejtësisë zyrtarët që i kanë kryer këto krime në Lushnje. Nuk më duhet e nuk i vlen kurrkujt, madje unë e neveris arrogancën, arbitraritetin, forcën, ndaj njerëzve të dakordësuar me shpronësimin, dëmshpërblimin dhe prishjen e objekteve të tyre, me marrjen e parave! Nuk është e drejtë! Nuk është e ligjshme! Nuk është njerëzore!

Tani s’më ngelet gjë tjetër veç t’u kërkoj një ndjesë shumë të madhe, familjeve XHEPA, familjeve KOKJA, familjeve KAJA, familjeve LILA, familjeve XHEPEXHIU, pronarë të objekteve të prishura dje dhe sot! Ju kërkoj shumë, shumë ndjesë, po s’kam ç’bëj, s’më lanë ta bëja punën time!

24 komente në “Erjon Braçe “kundër” INUK: Nuk më lënë të bëj punën time”

  1. nini says:

    O Erjooooooon. Nuk je me ne opozite po ne pushtet. Zgjohu nga gjumi. Na merzitet me keto statuse. Thuaja kryetarit tend keto dhe jo ne..

  2. kujtesa says:

    I nderuar Erjon!
    E kuptoj deshiren tuaj te jesh ne krah te komunitetit qe te ka votuar,ne cdo moment.Kjo nuk do te thote se ne kuader te kesaj,Ju(te gjithe deputetet) ti kerkoni qeverise nderprerjen e prishjeve deri ne nje moment te dyte.
    Doja i nderuar Erjon,te beja nje pyetje:
    -Pse nuk e kerkove kete gje edhe per zonat e tjera ku pati nderhyrje nga INUK-u?

    1. Shok says:

      Shoke, kujdes…. kulaket jane gjalle! Unitet!

  3. RIGRABITJA says:

    …mund te japesh edhe dorheqjen nga PS dhe grupi i saj parlamentar.

  4. Shtepi prishuri says:

    Vrit veten duke u hedhur nga taraca e Kryeministrise , ne shenje proteste ndaj mosperfilljes nga ajo bushtra e INUK-ut. Keto laviret qe ka emruar Piktori se rruajne fare per parlamentin. Bej kujdes se po te zuri Dallendyshja te perdhunon.

    1. Musaka says:

      Sa mire i dini emrat, pozicionet dhe gjithcka qe ka te beje me qe erine ju te zhgenjyerit bythelepirsa profesioniste. Ikni ore pirdhuni dhe shkoni bjerini murit me koke se dhe nja 10 vjet te tjera kete qeveri do te keni(derisa te prishet Rama me Meten) ne rastin me te mire per ju se ne kundrt do ta keni perjetesisht. Makthii Lul. Bythes po behet realitet.

  5. Z/K says:

    Po INUK nuk ka dite pushimit javor qe me kaq ngut shemb shtepite edhe dite shtunde dhe te diele.Bile dhe te henen duhet te jete pushim meqe dt.12 Prill asht e diele dite e pashkeve.
    Ketu bahet padrejtesi.Mbasi shembjet kryhen para se,tu jepet deri ne centim te lekut damshperblimi.Perseri kemi shtet te pa shtet sepse kesaj rradhe shteti ngatrron vetveten me shume ngutje.

  6. fllad says:

    turp turp turp, kujt po i ankohesh, dil aty ne parlament dhe thuaj cke per te thene, dhe TE ZBATOHET VETEM LIGJI( QE NUK EKZISTON ose ESHTE EUNUK)dhe nuk ke pse kerkon falje per nje gje qe e ben forca politike qe ti i sherben.

    Pse nuk zbaton ligjin INUK por HORRAT dhe MAFIA e pushtetit kane gjetur artifica si gjykata administrative apo pordha me rigon.
    Pse e tritoloi Rama pallatin ne Vlore apo aty nuk ishin pjese e pazarit.

    Ata e dine shume mire qe populli i di edhe me mire se ata horrlliqet e RILINDJES, BLLOKUT, apo AGJENIT TE UDB.
    Por sa populli ri si mut se nuk i ka ardhur tamam tek gryka ata vazhdojne me arogance.
    Por nje gje nuk kane llogaritur mire, brez i ri eshte me egoist dhe me me shume kerkese dhe nuk do lejoje kaq gjate sa lejuan brezi i prinderve tane tja u benin shuren dhe kaken ne koke.

  7. Treviso says:

    Duhet te kishte nderhyre urgjentisht kryeministri per ndalimin e prishjes se ndertesave, derisa pronaret te merrnin parat ne dore. Kur dorzohet deputeti i zones, po pronaret e banesave ç’far do bejne? Zhvillimin e atyre zonave nuk e kan penguar mos berja e rotondave. Rotondat mund te behen edhe pas nje muai. Qe te prishesh banesat dhe te lejshe familjet ne mes te kater rrugeve dhe kur jane legalizuar, kjo nuk ka kuptim per nje qeveri, qe e mban veten qeveri serjoze.

  8. [email protected]@n Nolisti says:

    ndertimet ne anet e rotondave jane bere ne kohen e rrumpalles,dhe si te tilla jane dhe te paligjeshme.

    por nuk qendron problemi ketu ,problemi qendron ne mos koordinimin e institucioneve shtetrore ,ku njeri i bie gozhdes dhe tjetri ..patkoit!

    Erion Brace ,ben mire qe sqaron pozicionin e tij si deputet i zones.

    si i tille nuk do te thote qe te kete mundesine te bej mbrekullira,por ,bravo qe ben informimin e banoreve,se kjo eshte dhe detyra e cdo deputeti !

    per shume vjete gezuar pashket e komplet shqiptareve !

  9. shpetimi says:

    Z.Brace nuk ke punuar nje dite.Lere deputetllekun dhe provo emigrantllekun si shumica shqiptare.Ka te tjere ne PS per deputet.Je lodhur shum per aq sa ke shkruajtur.Ti ke folur per cobenet e deleve qe kullosin ne toka te xanme.Zyrtaret te denohen po keta qe nuk pyeten per ligj dhe zot?po i zoti i tokes se pushtume apo xan kur do ti marre leket apo ti kthehet prona?Po Basha pse nuk e pastron detin qe mbushi me gure ne vlore?Apo ka marveshje qe kur te vij ne pushtet ta rindertoje?Dhe autoktoneve pronar i hane duart per pune po keni 70 vjet qe i keni mohuar te drejtat njerezore.keni 25 vjet qe e kthyet shqiperin si ne shekullin e 12 Administrate fiso familjare.Kujdes Brace bruce se pas duarve do fillojne te kruhen grushtat.

  10. Deputete ne Kopshtin pa Dreke says:

    Erioni eshte per PS-ne si ajo llamarina qe ben zhurme papushim, gjoja per te tembur zogjte mos hane grunjrat ne leme…!
    Por, perderisa ger ver, gerr verr, gerverima e Erionkes degjohet pa pushim, dite e nate, edhe kur ka edhe kur s’ka grure, madje edhe kur fryne edhe kur s’fryne ere, zogjte shkojne e qendrojne ne hunde te Erionit dhe per…tallin glasat me te: O Erion, Jo vec Edi, por as kush prej atyre qe VENDOSIN realisht ne ate qeveri, nuk ta verejne inatin tend…!

    Dhe, a nuk ke frike se keto fjale qe thua ti per feudin tend, i ka thene edhe Opozita?!

  11. Beni ecen vete says:

    Erion je bere sh qesharak. pse si thua ne foltoren e parlamentit keto kur te jete dhe KM prezent???? Pse nuk e denoncon personin per te cilin punon INUK dite e nate pa u lodhur??? Apo sta mban??? Apo e di sh mire qe personi ne fjale spyt as per ministra e jo me per nje cop deputet te lushnjes!!!

  12. Skelari qe nuk eshte nga Fieri says:

    O poçoooooo. Po ku ke qene keto kohe…me pushime ? Po ka nje vit qe qytetaret e Vlores…Skeles e me tutje jane rrugeve pa asnje lek te dhene nga qeverija, qe u prishi shtepite per te famshmen LUNGO MARE ,qe i kane me leje qe nga koha e Enverit dhe ti me qahesh per lejet e Sales. Mos luaj vetem me nje porte, se nuk i ha njeri keto mbroçkulla. Shko taro peshoren se po te anon shume. Bej te fala Shulit dhe Gjermanit qe lane pas germadha.

  13. kaqi i zi antikomunist says:

    O Erjon leshi mos na u be si teneqe arixhiu me zhurme koti.Ne qofte se nuk do zbatimin e ligjit,atehere nuk duhet prishur asnje ndertese dhe cdo shqiptar duhet te ndertoje ku ti teket dhe ti behet mire.Rruge te mesme nuk ka ose duhet zbatim ligji per te gjithe ose per asnje.Cfar ti bejme qe nuk ngrihet dot enveri tju beje te shurroni ne breke qe nga ty,rame sala e gjithe sorollopi i politikaneve te pjerdhur shqiptare.

  14. erjona says:

    Ben gerr gerr dhe ngre zerin vetem kur te japin udhe kunder Opozites.
    Po kujt i qahesh he te hengert dheri, dhe te shqefte lepuri.
    DORDOLEC.

  15. Erion Brace says:

    Lexoj gjithnje cfare shkruhet ne komentet poshte shkrimeve qe publikohen ketu!!

    Nje gje nuk kam kuptuar kurre:
    si ka mundesi qe kane kompjutere dhe internet, injorante gjithfaresh qe shqipen jo vetem qe ua kane dhene me zor si gjuhe komunikimi, por qe shqipen e perdorin per te fshehur surratin e vertete!!

    Fshihen pas shqipes per te shfaqur suratin e vertete dhe bejne mire nje gje: shperfaqin injorancen ekstreme, llumin e brendshem, urrejten e mllefin e pashoq ndaj kujtdo qe mundohet te bej punen e tij!!

    Llum, pavaresisht cfare pudre bundrash i ve suratit, dmth pavaresisht se je Erjona, Kaqi, Varkari nga Fieri, Beni pa mend apo gjithe inicialet e tjera qe shkruani aty:

    as qe ju ankohet kush ju!!

    Ctju ankohesh ju, idioti kurre nuk ka mundesi te te kuptoje edhe kur ka mundesi te lexoje germat!!

    Jo me te bej gje tjeter.

    Une thjesht ndava me ata qe me kane zgjedhur e qe jane aq shume sa pshurin mbi gjithe takemin tuaj te injoranteve, shqetesimin tim.

    Kurre nuk mund ta kuptoni kete;
    une nuk i marr leje kujt kur flas, nuk kam ardhur ne pushtet ti bej fresk kujt pervecse kam si detyrim te bej punen ne baze te ligjit dhe principeve te mia.

    Se si e bej e gjykojne ata qe me kane votuar, jo llumi qe kurre spati mend e nder te bej ndonje gje ne kete vend, vec ndotjen masive te cdo hapesire publike, perfshire edhe kete te internetit!!

    Idiote, shkoni e pushoni!!

    Vrerin vijoheni neser!!

    1. Niku says:

      Erion,
      Vazhdo punen ti, se je deputeti me i sakte ne Shqiperi. Keta qe shkruajne kundra teje jane bajgat e Saliut qe nuk duan rregull dhe e duan Shqiperine shtet rrumpalle. Po te kishin qene te gjithe deputetet si ty Shqiperia do te kishte hyre ne Europe me kohe, por jane rreth 30 perqind e shqiptareve qe nuk te lene se jane pjelle e djallin dhe ata i bejne te gjitha mbrapshtinat.

  16. RIGRABITJA says:

    …ky popull keta deputet meriton.

  17. rilindasi i vdekur says:

    Me vjen keq per gjithe ata qe kane votu kte specie per deputet!!!

  18. Skelari qe nuk eshte nga Fieri says:

    O z.DEPUTET. Une te shpreha faktin e banoreve ne Skele dhe Uje te ftohte te cilet nuk kane mare asnje lek per qerane dhe asnje lek per pronat me leje qe u shpronesuan. Keto lek nuk i kam caktuar une, por nje VKM qe ne qershor te vitit 2014. Ti je i zgjuar dhe e gjen shpejt ligjin ne fletoren zyrtare. Si ma shpjegon ti z. deputet qe nuk jane dhene akoma keto leke. Mu pergjigj se kryeson edhe komisionin ekonomik.Ti edhe mund te me pergjigjesh…”Thuaj Rames se ate ke deputet ne Vlore”……….Kete e di dhe vete,por meqenese po interesohesh per votuesit e tu,shpresoj qe te na japesh nje dore,se shqiptare jemi edhe ne nga Vlora. Pergjigjen e embel nuk e dua neser.Po te pres,se kam kohe sa te duash.
    Ps. Shpresoj ta kem shkruar me drejteshkrim dhe te mos kem bere gabime ortografike.

  19. Beni Bo says:

    Mendoj qe demshperblimin per keto familje qeverija tja mari atyre kylyshave te kurvave qe i kane legalizuar objektet ne fjale dhe jo te paguhet korrupsioni i dieshem me parate e taksapaguesve ,,,,jam me prishjen deri ne objektin e fundit pa leje ne Shqiperi ,keshtu njerzit te mesojne se ceshte ligji ,…shkoni ja kerkoni parate sali kriminelit qe as ferri nuk e do se ka bere shume maskaralliqe qe njerzit e thjeshte po i paguajne sote ,,,,,,,,,!

  20. ilirjan says:

    O Erjon te mbeshtesim ne luften pa kompromis qe ke dje dhe po ben edhe sot por shih se c’behet ne Sauk, te Liqeni i Thate, nje masaker urbane ku dy pallate qe vazhdojne dhe ndertohen pa asnje lloj leje dhe ne nje zone qe nuk lejohen ndertime (brenda ujesjellsit te Liqenit Artificial) ki dhe Qoftelargu Sali nuk guxoi te jepte OK per ndertim pavaresisht ortakerise qe ka Shkelzen Berisha me personin qe vazhdon ndertimet (dy pallate 6 kateshe) Lul Morinen. A nuk eshte ironi e fatit qe sot kur flitet per ndertime pa leje, nje veper qe parashikohet nga ligji, vazhdon dhe lulezon Shkerdheni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje