Si u bë Ridvan Bode miliarder, ndërsa vite më parë ishte i pastrehë!

12 Prill 2015, 14:42Politika TEMA

Pak ditë më parë ILDKPI paditi Ridvan Boden për fsheje të pasurisë.

Raportohet se ai nuk justifikon dot një shumë prej 500 mijë eurosh.

Gazeta Dita ka marrë në analizë sot pasurinë e Bodes, e cila shkon në 1.2 miliard.

Dhe, të mendosh që në fillimet e tij në politikë, Bode nuk ka pasur asnjë dyshkë dhe ka qenë i pastrehë.

Në deklaratën e tij të vitit 2005 kur dhe mori postin e ministrit të ardhurat e vetme ishin nga paga si ministër dhe deputet si dhe kursimet në vlerën 900 mijë lekëve.

Vit pas viti pasuria e tij është vërtitur rreth të ardhurave familjare të siguruara nga puna si ministër dhe deputet.

Madje në vitin 2007 ai ka marrë dhe një kredi bankare në një shumë 30 mijë euro, ku sipas vetëdeklarimit të tij është përdoruar kryesisht për blerjen e një autoveture.

Deklarimi i pasurisë së tij është fokusuar kryesisht në krijimin e llogarive rrjedhëse, depozitave bankare dhe të ardhurave të krijuara nga këto depozita.

Viti 2012 është dhe pikënisja ku ish ministri ka nisur investimin e tij në bono thesari, ku pjesë e këtij lloj investimi janë bërë dhe familjarët e tjerë.

Duke hedhur një vështrim të pasurive të viteve të mëparshme, vlera e fituar nga investimi në bono nuk është në të vërtetë e krahasueshme me pasurinë e trashëguar nga viti në vit.

Deklarata e vitit 2013 kur dhe shënoi vitin e fundit si ministër ka rritje të investimeve dhe fitimeve nga bonot e thesarit dhe po kështu mbyllje të kredisë së të pastrehut, shkruan Dita.

Pasuria e deklaruar ku për herë të parë është dhe pasuria e zonjës Bode kap shifrën e 120 milionë lekëve dhe pjesa më e madhe e tyre mbetet e pajustifikuar kjo në deklarimet e mëparshme të pasurisë.

Kjo vlerë e deklaruar përnjëherë ka çuar në kërkesën për hetim nga Prokuroria.

Të ardhurat e Bodes viti 2005

Kursime nga të ardhurat vjetore (shtesa 2005) 600 000 lekë.

Shitje autoveture tip Benz 300 000 lekë

Të ardhurat e tij nga pagat dhe shpërblimet si Ministër i Financave

984 000 lekë paga dhe shtesa si deputet

503 000 lekë të ardhurat nga paga si ministër

793 00 lekë të ardhurat e zonjës Englantina Bode nga pagat dhe shtesat si nëpunëse

Të ardhurat e Bodes, viti 2013

Bono Thesari (Gj.31.12.13) (5.220.000 lekë)+ 630.000 lekë të shtuara.

Eraldo Bode, Bono thesari (Gj.31.12.13)-( 1.950.000)+ 120.000 lekë të shtuara.

Rivlerësim i apartamentit të banimit Ad. “Marsel Kashen”. Zona kadastrave 938. (Vlerësuar 31.030.000 lekë, vlera fillestare V.2000 ishte 3.673.000 lekë.

+ 27.357.000 lekë (rivlerësuar me rritje njëzet e shtatë milionë e treqind e pesëdhjetë e shtatë lekë).

Llogari rrjedhëse BKT Gj. 31.12.12. ishte: 2.032.477, gj, 31.112.13: (369.254)

(-1.669.22 lekë pakësuar).

llogari rrjedhëse Sanpaolo Bank Gj. 31.12.12 ishte: 560.278, gj. 31.12.13, 720.574

(+160.269 lekë të shtuara).

55 komente në “Si u bë Ridvan Bode miliarder, ndërsa vite më parë ishte i pastrehë!”

  1. besim says:

    te njejtin fakultet kemi mbaruar,Riva e mbaroi ne 83 une ne 85. Ai milardier une akoma me mobiljet e vitit 87 te mobilerise pogradec.,megjithese kam nje jete qe punoj ne profesion si ekonomist,dhe jo ne poste te larta si Bode qe ka punuar drejtor doganash,minister financash,deputet e tj. Kush eshte i zgjuar e ben vete dallimin dhe krahasimin.

      1. nandi says:

        E lexova me vemendje deklarimin e tij te pasurise ne 2013. I vetmi kercim eshte rivleresimi i apartamentit por te njejten gje ka bere dhe erion veliaj por qe ne ndryshim nga bode ka pritur vetem disa jave per ta bere rivleresimin nga momenti i blerjes. Per te tjerat nuk e di nga dhe si del shifra 500 mije euro.

    1. Maryland says:

      @ besimi,

      Une ju besoj juve qe jeni edhe me dipllome universiteti, si Ridvani,
      edhe keni akoma mobiljet e Pogradecit dhe nuk jeni miliarder.
      Shkaku ??? Nuk duhet te jesh i zgjuar, per ta kuptuar.

      Shkakun kerkoje tek vehtja. Ti je shkaku.

      Une ne vitin 1990 kisha ne dore $ 15.000 cash, per te nisur bisnes ne tregeti. Mendohesha shume dhe beja llogari se ku do te ishte fitimi me i madh. Te shkoja ne Bullgari dhe te bleja sapune apo te shkoja ne Greqi dhe te bleja breke grash ?? Beja vazhdimisht llogari se ku do te ishte per mua fitimi me i madh. Gjate kohes qe une beja llogari, te tjeret shkonin ne Bullgari , blenin sapune, ktheheshin, shkonin ne Greqi blenin breke grash dhe ktheheshin…une vazhdoja llogarite se ku do te ishte fitimi maximal…dhe leket pakesoheshin …
      KAM QENE I SUKSESESHEM NE MATEMATIKE…POR ASPAK I SUKSESESHEM NE JETE.

      Edhe ti “besim”, ne vitin 1990 ke qene me dipllome dhe i varfer, ashtu si Riva. Riva tani eshte Miliarder, ti je me mobiliet e Pogradecit dhe une mezi perballoj jetesen.
      Duhet me e pranu “besim”. Ti edhe une, kemi qene mbi mesataren e moshatareve tane ne raport me librat-shkollen-korrektesen ne pune.
      Por jemi gjithashtu nen mesataren e moshatareve tane ne aftesine per tu pershtatur me jeten e rruges. Kjo eshte dobesia jote dhe e imja gjithashtu.

      Nuk na e ka fajin askush qe jemi me shume se te tjeret, naive.

      1. koli says:

        O pallosh me emer amerikan te bukur(Maryland), ku i gjete ne 1990 15000 Dollare amerikane cash ne dore zotrote?!!
        Cili shqipetar ka pare ne 1990 dollare me sy?
        Te thuash per vitin 1992, e kuptoj, por ne 1990, 15000 dollare cash!!
        Cohu o Enver, se komunistat me te flakte i zhduken dosjet e tyre dhe po na tregojne sot se cfare eshte kapitalizmi!!

        Detyrohem te dua Enverin e ndyre(nuk kam zgjedhje tjeter), kur behet fjale per pasurine e popullit dhe prestigjin tone ne sy te botes.

        Tung

        1. Pelasgian says:

          ndoshta eshte gabu me daten ,,,megjithese ka pas shqiptar qe kan pas mijera dollar edhe ne vitin 1990 , sidomos ata qe kishin njerez ne amerike ? si psh familja ime , babai im ska pas 15000 por 10.000 dhe e bukura eshte se e nisi biznesin pikerisht ne bullgari me tv dhe radio ?

          Nuk e dija qe shume shqiptar ateher shikonin nga bullgaria .

          Per plakun tim u bo “sebep” nji shoku vet gollobordas !!!

    2. kashi says:

      ke te drejt Besim, une shikoj veten 24 vjet ne mergim nuk barazohen me vitet qe ka fituar Mark Froku ne belgjike dhe hollande
      dhe jo vetem ne por keshtu jane 99 perqind e shqiptareve

    3. toni says:

      Prokuroria duhet ta tregoje veten me kete Ridvan Boden qe duket se e paska rrjepur popullin dhe arken e shtetit ne vend qe ta mireadministronte . Ka Abuzuar me detyren qe ieshte besuar nga populli ne vend qe te keishte zbatura ligjin.
      Po duket qe prokuroria dhe kete dosja do ta mbylle si me shume dosje te tjera ministrash qe kane abuzuar me parate dhe te ardhurat publike.

    4. toni says:

      Prokuroria duhet ta tregoje veten me kete Ridvan Boden qe duket se e paska rrjepur popullin dhe arken e shtetit ne vend qe ta mireadministronte . Ka Abuzuar me detyren qe ishte besuar nga populli ne vend qe te kishte zbatura ligjin.
      Po duket qe prokuroria dhe kete dosja do ta mbylle si me shume dosje te tjera ministrash qe kane abuzuar me parate dhe te ardhurat publike.

  2. rilindasi i vdekur says:

    Sigurisht ne saj te Edi ramosit eshte bo. kur je invalid politik si ne opozite si ne pozite ca te bej tjetri?! do vjedh normale se ska kush ta ndalpoj! ca te boj Sala tani psh,te futet vete ne burg?

  3. tirana1990 says:

    Une ju keshilloj te investigoni rreth pronarit te vertete te Albchrome(kompania me e made ne vend e kromit), Ku Jane te punesuar prej pak kohesh djali dhe dhendri I ketij zoterise.

  4. hahahahaaaa says:

    Po pasuria në Vienë ?
    kërkoni dhe gjeni …

    1. Vlonjati 12 says:

      Po vilen ne Qerret e ka deklaruar ky horri ?
      Keta prandaj i bejne temena e rrine sus parakryehjdutit Berisha, se i beri zengjine me parat e populli.

  5. rilindasi i vdekur says:

    si dhe pse u largua Vladimir Kosta nga Ps-ja. thuje Mero thuje!

  6. hahahahaaaa says:

    po studimet e vajzes ne Vjene si i perballoi apo ishte me burse nga shteti ?

  7. Rakickellari says:

    Nuk ka vetem kaq ai Riti i Rakickes dhe i Bodeve, por ka dhe Frigoriferin ne Dvoran (Mollaj) te Korces aksioner -ne emer te dikujt tjeter dhe se bashku me Kryetarin e Komunes te asaj zone Fredi Xhemo!!! dhe sa e sa ne Korce brenda …..dhe ….dhe …..pastrohet paraja ne A…..e!Sa ka ne kOrce rremoni se do gjeni shume!

  8. Elton says:

    Pyesni Ed Ramen qe e lufton korrupsionin tek infermieret Dhe ata qe nuk paguan energjine

  9. shpellari King says:

    Duhet nje reevolucion “alla” france m keta fshataret e panxharit…..

  10. eri says:

    kjo eshte vetem nje e mijta e asaj qe ka ky ish minister qe per i kohe te shkurter u be miliardier nga nje njeri qe s kish as leke me ble i shpi bode besoj ka qindr here me shume se aq cfar jane 5 miliard per boden mire thon kta me siper germoni se do gjeni shume e me shume se aq .kjo eshte partia jone PD beri milirdiera i pjes t vogel e popullin e la fukara e rrugve te europes, pse nuk zbatohen ligjet e europes dhe ketu sekustrim pasurie dhe burg kush ka vjedh e ka ber korrupsion ose ka para me shume se rroga etj.

  11. kuq e zi says:

    e thjeshte
    nga italia kemi mesuar hilet po atje duhet te mesojme kunderhilet
    italia ka nje ligj 41bis ku pasurine e pajustifikuar e konfiskon dhe nuk jep nje gjobe pse nuk e ke deklaruar
    sepse nje para e padeklaruar eshte para korrupsioni,krimi,etjer

  12. Bossi says:

    Jo jo, rilindja rilindja dhe Koqo Kodhima, Sa mire kemi qene ne kohen kur ishim te dytet pas Gjermanise. Benim lek pa hesap.

  13. eli-tiv says:

    …te shokuar jemi…..na e quan pale edhe goditje politike..’ ne se parate i ke fituar nepermjet politikes; cte keqe ka qe edhe goditjen ta kesh politike..??!!
    N.s.q nuk denohen e te rriabilitohen parate…kjo pune keshtu do te vazhdoje…Mire thone sa te mendohet i mencuri ….”budallenj” si bode kane mbaruar pune….
    p.s …kujtonin se do te ishin gjate ..shume gjate ne pushtet

  14. shqipja says:

    saliu,genc ruli e ridivani shikoni se marin te ardhura nga bankers.
    o mero po si nuk kemi nje note proteste nga serbia per sali bericin por kemi per ramen.

  15. NjeQytetarOptimist says:

    E shoqja ka fituar me shume si nenpunese se ai kur Ishte minister ne 2005. Apartamenti nga 3.1 mije ne 31 mije.. Edhe ne Wall Street te jetosh, rritja e tokes behet me national public growth.. Hajdut me cizme..

  16. Vini says:

    Keto pasuri i ka per kusur …

  17. Apolitik says:

    Sa milion dollare ishte detyrimi financiar i Bankers Petroleum pas vitit 2011? Ne xhepat e kujt kane perfi=unduar??

  18. Hem... says:

    nga kush ta fillosh i pari…. por duhet te jesh i paster vete te besh vertet drejtesi. Te shohim…

    1. miri says:

      po kerkove drejtesi shkon ne te semes ne ate vend

  19. qytetari says:

    Ku i gjeti Bode miliardat!?
    Un them se i ka gjetur po atje ku i ka gjetur Berisha,Meta,Rama ,Nano dhe shume politikane te tjere.
    Hajdutet dhe te korruptuarit e poltikes dhe posteve qe ajo ofron nuk mund te bejne kurre dekriminalizim .
    Dhe dekriminalizimi i vertete duhet ti perfshije te gjithe perndryshe nqs kapen vetem nja dy tre kokrra sa per shembull kjo ka per te sjelle perforcimin e metejshem te krimit.

  20. kyci says:

    kur u be edhe ky SUPER KATUNARI i Plases me Pare mos ngelte katnar ne Shqiperi pa thase me pare !!!

    Rrofshin Hajdutet e Shqiperise – ish-Ministra e Deputete.

    Kane vdekur me kohe BURRAT e Shqiperise.

  21. Fitim says:

    Kush e ka fajin ky qe eshte punetor dhe ka bere pasuri njesoj si qeveritaret Greke,apo populli jone dhe populli Greke qe jemi dembel?

  22. maraku says:

    Ankohuni o njeres therrisni dhe protestoni ju gjithmone kini te drejte por valle a e degjon njeri zerin tone . Nje i gjate na u zotua per shtet dhe cpo ben, nje vrime ne uje . Nuk behet me ky vend. Qe te behet nje vend duhet te kete nje burre shteti ne as kemi patur dhe as kemi per te patur nje te tille prandaj kemi per te vuajtur pafundesisht.

  23. mjaft says:

    Pse lejon maxhoranca te fitojne keta miljonere me fondet publike apo fitojne pambarimisht neper 5 a 6 borde plus rroges qe marrin nga shteti. Keta nepunes te larte e gjyqtare te larte japin mesime ne 6 universitete private,vetekuptohet ne dem e ne spekullim me punen e shtetit.Ku e gjejne kohen te merren me 5-6 pune e 5-6 borde kur pagen e shtetit e kane shume te larte.Pse i len qeveria kete situate.Ne asnji vend te botes nuk mund te ndodhe.Lexoni gazeten telegraf pardje se c’behet me keta milionere spekullante.

  24. Emigrant says:

    Paurite e palujtshme ne Korce jane te shumta dhe mund ti kalojne vlera miliona dollare natyrisht qe jane me emra te tjere.

  25. nita says:

    Cfare behet more, per mua duhet qe tu konfiskohen e gjithe pasuria e ketyre horrave, po kush ta beje! Keta larot si te djadhte dhe te majte?keta jane te gjithe njesoj.Te gjithe keta duhet ti futesh ne nje vapor prej lette e ti lesh ne mes te detit qe ti hane peshqit maskarejnte.

  26. fati says:

    Ne Berat var vehten nje grua per buken e gojes, dhe ky ndyresira, zvarraniku nga Devolli , vjedh miliarda.Edi Rama, thirri mendjes! Nuk ta kam dhene voten time qe qelbesira si ky Bode, te mos ju hyje asnje gjemb ne kembe.

  27. Arben says:

    Se mos vetem BODE,Shqiperia eshte e mbushue me BODE e RRULE te cileve askush nuk eshte ne gjendje tu heqe as nje ashkel.Vetem RILINDJA e ben kete……….ha ..ha…Te tere jane njelloj,mos ki shprese o popull….te pelqen ta hash dhe keshtu do ta hash se vertet e meriton…

  28. E ka thënë shumë bukur në një koment të tijin..Komentuesi me Nick Name…Rilindasi i vdekur…Kur thotë:Ça të boj Sala..të shkoj vet në burg..?!Sja lejon ndërgjegja diçka të tillë..por me këtë sjellje pësiste..do detyrohet..Dhe e dini përse:Sepse po e varfëron aq shumë lirinë…ky kryeministri rilindas sa që..Nuk do më dukej çudi që një ditë Berisha,Bode,e compani…të ngarkonin makinat me plaçkë e të shkonin vet në ..Spaç…për klimë…
    Kur nuk i ke duart e lira..ska se si të veprosh të zbatosh ligjin…Prandaj është e kotë që ti klërkosh Ramës..apo çdo kujt tjetri që ka kaluar këndej nga pushteti qendror e ai lokal në Shqipëri..Jam i sigurtë se do na dalin të gjithë miljonera..Por,ata të pushtetit qendror..dhe ndonjë nga lokali…janë miljardera…
    Konfiskimi i pasurisë është rruga e vetme që e zgjidh situatën e krizës së rëndë që na ka mbërthyer për shtrojash ne,Shqipove…Apo jo..?!

  29. Albani says:

    MOS U BENI NAIVE.
    CFARE 500 MIJE EURO?
    KAQ PARA AI KA LENE VETE TE PADEKLARUARA ME QELLIM QE TE MBULOJE TE VERTETAT.
    TANI SHTETI DO MERRET ME KETO 500 MIJE EURO TE CILAT NE FUND TE FUNDIT AI IA FAL SHTETIT ATO.
    PAS KETYRE MASKOHEN MILIONAT E EUROVE NE PARAJSAT FISKALE PER LLOGARI TE TIJ.
    500 MIJE EURO hahahahahahaha,DHJETE ARKA ME GRANATA,TE SHITURA NGA KOLEGU I TIJ IMAMI.

  30. RILINDJA E LESHIT says:

    PO MIRE OR MERO PO MILIARDERET SOCIALIST PERSE NUK I TREGON KUR ATA JANE ME SHUME SE TE PD

  31. Ledio says:

    Pyetja duhet te shtrohet se ku jane premtimet e kryeministrit pa breke e jo se si i beri Ridvani leket.? Ai i ka bere sic i kane bere Fatosi, Saliu, Ilir, Ruli, Basha, Rama e te gjithe me radhe. Perderisa bredh Saliu i pa shqetesuar te gjithe te tjeret duhet ti gezojne me qejf ato meleona euro qe kane bere:$$$$$$$.

  32. Sammy says:

    Paska nje pasuri sa 10% e borxhit Grek ndaj IMF.Ben mire te antaresohet ne parlamentin Helen,do ti ndihmonte .Vetem 10 deputete ne Shqiperi munt te paguajne jo vetem borxhin tone por edhe ate Helen…..kurse ne fshatrat tona Nena me kater femije var veten se nuk ka me se ti ushqeje….

  33. Beni Bo says:

    Kam qene kunder ligjit me vdekje por per keta kerma e meritojne ti varesh ne mes te sheshit sic bente xhaxhi ne kohen e vete ,.si nuk kane turpe keta ndyresira qe e lane ate popull fukara dhe kane surratin per te bere fushate elektorale per zgjedhjet e ardheshme ,,zgjohu kryeminister se po biene kembanat e popullit,,,,,!

  34. shp says:

    Flitet per lek e jo per euro o shoku.

  35. Lezha says:

    Me I vra kta klysha kurvash populli ska qa Han keta Tallin lesht

  36. basilius says:

    O Zot, cfare njerez te pangopshem na qeverisin!

  37. vito says:

    o ca derdellisni far ekot…po Fullhajni qe e futi gjithe banken ne nje thes e coi ne shtepi …u muarr neper goje vec dy muj dhe e pin prap kafene tere kismet…pe bre beni keshtu…e cberi ridvanka…thjesh u be miliarder..per aq kohe sa jemi te gjithe ketu kaq naiv dhe pa asnje fuqi…keta kete vall do hedhin..

  38. Tomori says:

    Mire qe nga shef llogarie ne kooperativen bujqesore u be minister i financave te shtetit shqiptar, pore si ka mundesi qe te behet miliarder per nje kohe shume te shkurter. Drejtesia shqiptare esht per vehete e kalbur dhe e koruptuar, mesa pame tek shekulli sot antaret e KLD, duke qene ne funksjonin shteteror, kane uzurpuar me dhjetra departamente e komisjone, sa te krijohet pershtypja se keta shushunja ne shtet marin rrogen dhe neper institucjone te tjera, fale ati palo ligji qe ka bere Berisha marin 5,6 7 rroga ne muaj. Kjo nuke ndoth as ne Cadi apo Samoli. Keshtu eshte edhe me Boden dhe miljonere te tjere qe jane kethyer ne persona mafjoze, te babezitur, duke vjedhur hapur leket e popullit shqiptar. Parlamenti urgjntisht te nxjere ligje qe te ndaloi pushtetaret e te gjithe rranjgjeve te mos bejne nga 3,4,5,6 pune vetem e vetem te vjedhin ku te mundin, nderkohe kure ne vend ka me qindra djem e vajza te diplomuar branda e jasht vendit me rrezultate shume te mira, ka shume qe kane edhe pervoje ne shume sktore, pore qe smarrin asnje rroge e nuke gjen dote pune se keta manjate e hajdute cfrytezojne kariket e shtetit, per te futur hundet kudo ku bihe here paraje. Keta te babezitur ku ben pjese edhe Bodja, duhet te vihen para ligjit te tregone se ku i pastrojne parat me te dyte e te tret dhe tu sekuestrohen e ti kethehen popullit, ku ka shume qytetare qe bien e ngrihen pa buken e gojes, pa folur per nevojen per ilace

  39. edi las vegas says:

    ne shqiperi jetojne derra jo njerrez edi ku i gjejne paret keto atje asgje nuk asht digtal cdo gje asht cash me lek ne dore dhe shteti smerr asnje taks ketu amerike ka funde viti ne fundt te vitit sic bahej ne kohen e xhaxhit nxirret bilANCI
    ME SHTETIN CA KTHEJNE LEK CA MARRIN ,ne shqiperi jan akoma komunizemm askush nuk tregon sa lek merr sa blen sa ka banke shteti sdi asgje dhe smerr asnje takse ne amerike gjysma rroges iken per taksapopulli ska asnje lek leket i ka shteti ne banke ne alannis…. leket jan me thase ne shpija kjo asht shqiperia sali shpelles dhe ky zagari ka gjet ate shtet te felliq qe krijoi sali shpella me qent qe i shkun prapa ne 90

  40. Drejtesi says:

    po ky devolliu i trashe me fakultet bujqesor nuk e di nga lidhet gomari more ku thoni ekonomist.. Njoh njerez personalisht qe ky i fuste ne pune me dogane dhe ishin te detyruar cdo muaj te shpinin ne tirane nga nje cante te madhe me leke ne shtepine e ketij ndyresires.. Po vilen atij sahanlepiresit ELVI FUNDOS Kush ja bleu ne lalez.. Elvi ishte djali me koqe kandari qe kishte korca dhe brezi jone… Ed rama kjo moslevizje po te kthehet ne bumerang.VEPRO

  41. Petro says:

    Kjo eshte rezymeja e kesaj klase politike dale nga mitra e PPSH.Kjo ishte dhe eshte filozofia e komunisteve bosh qe duartrokitnin dikur symbyllazi diktatorin dhe tani kryetaret e Partive(padrinot e mafjes).Dikujt kjo situate i shton deshiren te kthehet dhe nje here Hoxha.Madje nje pjese e tyre e kane bere edhe per ta ringjallur kete deshire dhe kjo po ze vend te fukarai.Nje gje eshte e vertete:Keta kane shuar driten jeshile ne fund te tunelit.Po une besoj, besoj se nje dite populli do t i ndeshkoje, te dyja palet do t i ndeshkoje.Vetem sekuestrimi i pasurive te pajustifikuara, shitja e tyre ne favor te arkes se shtetit dhe perdorja sadopak ne favor te permiresimit te jetes se shumices, ngritja e pensioneve ne nivel te pranueshem,modernizimi i arsimit dhe shendetesise si dhe forvimi i rendit publik eshte zgjidhja.Po kete nuk e bejne dot ekonomistet agrare te Kamzes nga Rakicka apo Dibra.

  42. LIU says:

    EPO CAR PRET PROKURORI QE TA ARESTOJE EEE PO HAROVA JEMI NE SHQIPERI

  43. Enigma says:

    Perpara se te merreni me Ridvanin pse nuk shtroni pyetjen pse i kulluari antikorrupsioni kryerilindasi u be i pasur apo nga libri qe shiti.

  44. belgu says:

    kujt minister tjeter po i kerkojne te deklarojne pasurite?
    pfyyyyyyyyyyyyyyyy .Si duket ky ministri nuk ka klan as ne politike dhe as ne medja
    bjeri ti biem quhet kjo ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje