PD përcakton edhe 3 kandidatë të tjerë/Përballjet për Lushnjen, Maliqin dhe Prrenjasin

13 Prill 2015, 09:25Politika TEMA

Partia Demokratike zyrtarizoi edhe 3 kandidatë për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Kështu Darien Xhindole është  kandidati i PD-së për kryetar bashkinë e Lushnjes, i cili do të përballet me kandidatin Fatos Tushe të zyrtarizuar nga Partia Socialiste.

Për Bashkinë e Prrenjasit, demokratët zyrtarizuan Bajazit Karriqin, i cili do të përballet me kandidaturën e zyrtarizuar nga LSI, Miranda Rira.

GjithashtuPartia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj për Bashkinë e Maliqit që është Xhevdet Belishta, i cili do të përballet me kandidatin e propozuar nga PS-LSI,  Gëzim Topçiu

Dje selia blu zyrtarizoi edhe kandidatët e 6 bashkive, ndërsa në total deri tani janë zyrtarizuar kandidatët e 17 bashkive.

Por, ndërsa po zyrtarizohen emrat e opozitës për bashkitë e vogla, ende nuk ka një emër për bashkitë e e mëdha, atë të Tiranës, Durrësit, Vlorës, apo Shkodrës e Fierit. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje