Mziu akuzon Ramën: Ke arrestuar 500 qytetarë që vidhnin energjinë. Gjici s'ia ka haberin Kamzës, se nuk është qytetar i saj

14 Prill 2015, 11:21Politika TEMA

Xhelal Mziu ka hedhur akuza të forta ndaj rivalit të tij socialist për bashkinë e Kamzës, Safet Gjici, duke e implikuar atë në vjedhjen e 6 milionë eurove në bankë. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Mziu ka deklaruar se kryeministri Edi Rama e ka sulmuar politikisht dhe ka ndikuar te gjykata për ta dënuar me 2 vjet burg në shenjë hakmarrje për fitoren e PD në Kamzë më 23 qershor 2013 dhe njëkohësisht për ti lënë rrugë të lirë kandidatit socialist.

Për Mziun, Gjici është i implikuar në vjedhjen e bankës duke qenë se vëllai i tij ishte shefi i sigurisë. Mziu shtoi se Gjici jo vetëm që nuk e njeh qytetin e Kamzës, por duke mos qenë fare banor i saj nuk e ka idenë se çfarë ndodh dhe çfarë është ajo zonë.

Duke i mëshuar idesë së kryeministri Rama ka synuar që Kamzën ta trajtojë si një geto, Mziu tha se brenda 1 viti në qytetin e Kamzës janë arrestuar 500 persona për vjedhjen e energjisë elektrike. Ai i cilësoi të padrejta këto arrestime sepse sipas tij, në këtë zonë jo vetëm nuk ka matës elektrikë, por janë banorët ata që kanë investuar për transformatorë, shtylla dhe kanalizime dhe kur ata realizojnë lidhjen, policia i arreston si vjedhës të energjisë.

7 komente në “Mziu akuzon Ramën: Ke arrestuar 500 qytetarë që vidhnin energjinë. Gjici s’ia ka haberin Kamzës, se nuk është qytetar i saj”

  1. mario says:

    ky po thote qe kur ishte pd-ja ne pushtet sju dha as matesa energjie as kanalizime as trasformatore …. e pse ankohesh te rama???

  2. lena says:

    Shikoni cfare sensi per drejtesi qe ka vemja! Arrestimi i hajduteve eshte veprim ilegal! Te kthehen te vdekurit permbys ne varr!

  3. paskuqonsi says:

    Akoma se kan fut mrena ket majmun me kallare?

    1. Tan_Tironci says:

      E ngre gishtin, si Clintoni. Lol

  4. jorgo gorua says:

    Futeni dhjarin ne burg. Atje ti bjere cyles e defit

  5. Flamur_Vlore says:

    BURG BURG BURG ESHTE PROTESTA QESHARAKE E PPSH—JO TRE HERE PO BURG BURG BURG BURG… PER NJEREZIT E JASHTLIGJSHEM APO QE SHKELIN RREGULLAT APO LIGJET E SHOQERIS SEPSE BOLL NA KANE BERE LOLO TE EU-SE KETA SHARLATANE!!!

  6. ILIRET says:

    Po boll mre Zhelal, boll vodhe. Kur Safet Gjici ishte me PD ka kene zotni burre, tani qi u ba me PS, asht boll burre i keq.
    He, meqe ra fjala. Gjici nuk asht banor i Kamzes. Po pse ja kujton o Toç kuklle. Qytetar i kamzes banesh per nji orë. Jepi urdhen shamiverdhes te gjendjes civile mos me ja ba pasaportizimin ne Kamez Safetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje