Debatet në Komisionin e Jashtëm të PE/ Miratohet draft rezoluta për Shqipërinë

14 Prill 2015, 09:59Politika TEMA

Komisioni i Jashtëm në Parlametin Europian votoi me 51 pro dhe 3 kundër draft rezolutën për Shqipërinë, të propozuar nga eurodeputeti Fleckenstein.

Ndërsa raporti final do të miratohet zyrtarisht në seancën e Strasburgut nga data 27 dhe 30 prill.

Sipas eurodeputetëve polarizimi politik rrezikon integrimin e Shqipërisë.

“Hapja e negociatave të anëtarësimit do të ishte një nxitje dhe do të zhvillonte më tej reformat, duke ofruar një perspektivë të besueshme dhe të prekshme të BE-së. Suksesi i agjendës së reformave varet fuqishëm nga ekzistenca e një mjedisi politik demokratik ku mazhoranca dhe opozita duhet që të ushtrojnë plotësisht përgjegjësitë e tyre politike dhe të jenë në gjendje për të pranuar kompromise, çfarë do të rriste besimin e qytetarëve tek institucionet publike“, theksohet në projekt rezolutën e Knut Fleckenstein.

Sipas dokumentit, sundimi i ligjit dhe reforma e gjyqësorit mbeten të rëndësishme.

Projekt rezoluta shpreh keqardhjen për mangësi të vazhdueshme në funksionimin e sistemit gjyqësor, të tilla si politizimi, llogaridhënia e kufizuar dhe niveli i lartë i korrupsionit. Lufta kundër krimit të organizuar mbetet një sfidë e madhe theksohet më tej, ndërsa vlerësohen masat e marra të sigurisë për trajtimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj, kundër terrorizmit e radikalizimit.

Gjithashtu duke iu referuar marrëveshjes poltike të 24 dhjetorit, Felckenstain, bën thirrje për zbatimin e saj në mënyrë të dhur e konstruktive, kryesisht në adresimin e çështjeve të njerëzve me të dhënat kriminale që konkurojnë për poste publike.

Debatet

Fleckestain:  Kemi patur 192 amandamente në fillim dhe kujtoj dhe takimin e stabilizimit shqipëri be ku kemi përmbledhur 16 amendamente ku pjesa më e madhe theksohen në reformat në drejtësi kriminalitet. Dhe po vijon puna në mënyrë që të nisin hapjen e negociatave. Falenderoj deputetët se kemi mundur të nxjerrim disa amendamente të rëndësishme që nuk i shte e lehtë sidomos për ata që donin ta hiqnin.  Suksesi i reformave do të varet nga ndryshimet pozitive. Sepse testi i vërtetë i reformave është ajo se çfarë mendojnë vetë qytetarët. Hapjen e negociatave e shoh si një sfidë që mund të kapërcehet nga shqiptarët

Kukan: Mbështes vijën e përgjithshme të raportuesve dhe 16 amandamentet për të cilat kemi rënë dakord. Është e nevojshme për një qasje konstruktive për Shqipërinë. Dua të dërgoj një mesazh: Konfrontimi politik është pengesa kryesore e Shqipërisë për integrimin. Duket sikur shohim të njëjtën çështje. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë sërish prika kryesore. Shqipëriua kak probleme me Drejtësinë. Reforma administrative dhe Territoriale në Shqipëri janë kontestuar, por shpresoj që ta ndihmojnë vendin. Së fundmi do të doja të theksoja pikën 14 të amendamenteve: Duhet shtuar liria e medias.

David Mcallister: Ne e mirëpritëm vizitën e kryeministrit Rama në Beograd vitin e kaluar dhe shpresojmë që këto takime të vazhdojnë. Në atë vizitë kryeministri Rama e bëri të qartë që ai distancohet nga ideja e Shqipërisë së madhe. Por së fundmi ka patur disa komente jo produktive nga Rama, qëndrime prej të cilave ai duhet të distancohet sepse po këtu po flasim për pajtim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. Ndaj do ta vlerësonim shumë që raportuesi Fleckenstein tja bëjë të qartë edhe përmes kësaj rezolutë z.Rama që duhet të distancohet nga këto lloj komentesh.

Fajon: Do të doja të ndalesha tek deklaratat e kryeministrit Rama në Kosovë të cilat nuk janë aspak të mira dhe të papranueshme. I referohem këtu bashkimit të shqiptarëve apo Shqipërisë së madhe. Unë do të doja që raportuesi ta përmendë këtë çështje sepse këto deklarata nuk i shërbejnë pajtimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore për të cilat flitet në projekt-rezolutë.

Jakoviciç:Opozita me qëndrimin e saj duket sikur Shqipëria nuk do progresin evropian. U përpoq të bllokonte negociatat.
Na duhet të tregojmë se nuk biem dakord me sjelljet e disa prej kolegëve tanë. Duhet të bëjmë gjithçka të mundur që Ballkani të integrohet. Nuk është e pazakontë që palët të kenë qëndrime të ndryshme.

Maragos: E falenderoj Fleckenstein për raportin. Është një rezolutë mjaft e balancuar, në përputhje me rekomandimet e KE. Dua t’iu informoj për dialogun e nivelit të lartë që u zhvillua në fund të muajit mars, sa i takon përmbushjes së prioriteteve kryesore. Komisioneri Johannes Hahn është shprehur i kënaqur për progresin. Duhet bërë më shumë sa i takon reformës në gjyqësor, zhvillimit ekonomik, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është esenciale që të avancohet me pavarësinë e administratës publike. E rëndësishme është dialogu politik. Ka një rrezik sa i përket konfrontimit politik, megjithatë komisioneri Hahn ka mirëpritur ngritjen e Këshillit Kombëtar për Integrimitn i cili drejtohet nga opozita. Mazhoranca dhe opozita kanë përgjegjësi të përbashkët për dialogun në Parlament. Duhet të ecet përpara me rezolutën e dhjetorit për dekriminalizmin. Reformat ekonomike nuk duhet të jenë të izoluara. 

Fleckenstein: Do doja të diskutoja dhe për disa pika. Kam kryer dy vizita në Shqipëri. Edhe unë e Eduard Kukan kemi ndërmjetësuar me partitë. Ne e dimë që lufta kundër krmit të organizuar duhet të forcohet, por ajo që kemi parë nuk ishte një njoftim nga qeveria por masa specifike. Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në stabilitetin në rajon, mund të ketë pasur dhe komente jo shumë të drejta në këtë aspect. Do t’i bëja thirrje shqiptarëve që kjo nuk ndihmon, ata duhet të bashkojnë njerëzit dhe të kemi një dialog konstruktiv. Shqipëria është në rrugën e duhur dhe ndaj ka nevojë për mbështetjen tonë.  /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje