20-25 euro policëve në kufi që të të lënë të kalosh, edhe me dokumente të rregullta

13 Prill 2015, 21:10Politika TEMA

Çdo i ri shqiptar që kërkon të kalojë kufirin me destinacion një shtet të hapësirës Shengen përballet me një sërë dokumentash që i kërkohen në kufi. Por, nëse brenda në pasaportë fut 20-50 euro, atëherë pasaporta të vuloset pa asnjë vështiresi dhe policët nuk të kërkojnë më asnjë dokument

Ky është problemi me të cilin janë hasur së fundmi tre të rinj shqiptarë, të cilët sa herë paraqiten në një pike kalimi kufitar, u kërkohen para nën dorë për t’u vulosur pasaportën.

Ata janë tre djem të rinj, të cilët nuk kanë asnjë problem me policinë dhe as me shtetet e hapësirës Shengen. Por nuk mund të dalin nga Shqipëria as për turizëm pa paguar nën dorë policët, pasi lista e dokumnetave që u kërkohen është e gjatë dhe gjithmonë u nxirret nga një preteks për t’u marrë para

Këta të rinj kërkuan që nëpërmjet Fiks Fare të denoncohej ky fenomen i zakonshëm tashme në pikat e kalimit kufitar shqiptar, por edhe ato fqinje

Kamera e Fiks Fare ka ndjekur udhëtimin e këtyre të rinjve në disa pika kalimi kufitar

Fillimisht tre të rinjtë hipën në një autobus që bënte linjën Tiranë-Milano. Pika e  kalimit kufitar ishte ajo e Murriqanit.

Sapo të rinjtë kanë mbërritur në Murriqan, punonëjsit e policisë shqitpare nuk i lenë të kalojnë, duke parë destinacionin e tyre, Italinë.

Sipas tyre , njëri prej të rinjve ka probleme me shtetin grek. Këtë pretendim të punonjësve të policisë shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Murriqanit, i riu e kundërshton duke u dhënë një shkresë që mban vulën e Ministrisë së Brendshme, e  cila pasi ka verifikuar në ambasadën shqiptare në Athinë, jep konfirmimin që ky person nuk ka probleme me shtetin grek për të lëvizur në hapësirën Shengen. Por, edhe pse shohin këtë dokument, policët nuk pranojnë që t’u vulosin pasaportat të rinjve dhe u thonë që të presin jashtë kabinës ku ndodhen policët

Më pas, shoferi i autobusit me të cilin udhëtojnë të rinjtë, i cili bën vazhdimisht këtë rrugë, vjen dhe kërkon në emër të policëve nga 50 euro secili që të kalojnë kufirin.Të rinjtë pranojnë të paguajnë nga 30 euro secili për të vulosur cdo pasaportë, për të kaluar në Mal të zi.

Pasi i japin shoferit të autobusit shumën e eurove që ranë dakord, ai kthehet me pasaportat e vulosura nga policia për të vazhduar udhëtimin drejt Milanos.

Shoferi i autobusit: Ok, bjeri.

Qytetari 1: Na vllai këtu.

Shoferi i autobusit: Sa lekë ke me vete ti?

Qytetari 1: Po kam edhe 100 euro.

Shoferi i autobusit: Hajde çuna bëni nga një 50 euroshe gati.

Fiksi: Sa, 50 euroshe? Shumë o vlla…

Shoferi i autobusit: Po.

Qytetari 1: Shumë është.

Shoferi i autobusit: Ju jeni të katërt bashkë…

Fiksi: Po nga një 20-she (euro) mor burrë, se s’kena 50-she.

Shoferi i autobusit: Më jep 100 euro tani. Futi edhe 100 euro për këtë. Edhe për këtë çunin tjetër.

Fiksi: Aman se s’kena më lekë mor burrë.

Shoferi i autobusit: Merr vesh ti apo nuk merr vesh?

Fiksi: Na mbytët or burrë, aman mor burrë.

Shoferi i autobusit: Po për Zotin, çfarë të bëjmë?

Fiksi: Se 20 (euro) t’i dha ai çuni tjetër. A t’i dha 20 (euro)?

Shoferi i autobusit: Ok.

Fiksi: Sa ke aty?

Shoferi i autobusit: 90 euro.

Shoferi i autobusit: Me 50 euro nuk iu lejon me kalu. Po e provoj tani, po rri e po shkoj aty të dëgjoj se çfarë do të thotë.

Shoferi i autobusit: Kush është A…

Qytetari 2: Ja ai, ai është.

Shoferi i autobusit: Ti, ok.

Fiksi: A e vulose?

Shoferi i autobusit: A jemi në rregull këtu?

Fiksi: Në rregull.

Qytetari 2: Në rregull, rrofsh.

Fiksi (një tjetër qytetari): 50 euro të mori ty?

Qytetari: 50 euro, bëra llafe me të.

Fiksi: Sa të mori edhe njëherë?

Qytetari: 50.

Kakavijë

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës dy prej të rinjve ndalohen që të kalojnë nga punonëjsi i policisë që vulos pasaportat.

Pasi bën verifikimin e emrave të tyre në sistem, punonëjsi i policisë ju kujton të rinjve se tre kushtet që duhet të plotësojnë për të kalaur në shtetin grek janë një shumë e madhe eurosh që duhet t’i kenë me vete, garanci nga personi që i pret në Greqi, si dhe sigurimin e jetës.

Tre të rinjtë i thonë se kanë 200 euro me vete dhe se nuk kanë garanci.

Atëherë polici i drejton për në zyrën e përgjegjëses së turnit.

Përgjegjsja e turnit, edhe ajo punonëjse e policisë shqiptare, u numëron edhe një herë të rinjve dokumentat që duhet të kenë me vete, në mënyrë që t’u vendosin vulën e kalimit në pasaportë

Të rinjtë i kërkojnë një mënyrë sesi mund ta regullojnë për të kalaur në Greqi, pasi garanci nuk kanë.

Hë, si do ta rregullojme”, ësht përgjgjea e përgjegjëses së turnit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Por, në momentin që djemtë nxjerrin një kartmonedhë 20 euroshe, ajo ndryshon qëndrim dhe pranon që t’i ndihmojë duke u treguar se është duke ju bërë një favor. Madje fillon t’i instruktojë sesi duhet të sillen në sportelin grek, në mënyrë që të mos i kthejnë policët grekë.

I shoqeron vete ne sportelin ku vulosen pasaportat dhe u sugejront e rinjve që t’i lene vartësit të saj që vulos psaportat një 5 mijë lekësh.

23 komente në “20-25 euro policëve në kufi që të të lënë të kalosh, edhe me dokumente të rregullta”

  1. h says:

    S’di te bej shtet Edi kot mundohet!
    “Shteti behet vetem me hekur” thoshte….

  2. tfgs says:

    SUNITET nuk kane per te bere kurre shtet……………..

  3. Tim says:

    E njejta gje ndodh edhe ne muriqan

  4. Astrit says:

    cudi se mua sme kan kerkuar asnje lloj dokumenti pervec pashaportes, e jo me lek

  5. Patrioti says:

    Perfekt fare, na qeka korruptu ne kjo shefja pse sthoni ju! Hopa shefe se do te morim bodigarde ke Kryeministri. Eshte detyre e shtetit, te informoje qytetaret nepermjet medias dhe TVve publike por edhe private, se me cfar dokumentash duhet te udhetojne qytetaret, ku pervec Pasaportes, nuk duhet gje tjeter. Nga i shpikin keta palaco polici, siguracione e turli bullalliqesh te tjera. Qeveria duhet te vihet ne levizje, saliu deri diku ja ka arritur qellimit, Populli eshte shume i irrituar.

  6. Uji i ftohte says:

    Ne Qafe Thane doganieret e Shqiperise marrin nga 5oo den(pak me shume se 8 euro),kete e pashe me syte e mi,ishte e turpshme,polici shqiptare afrohet te makina,shoferi vendos 500 den te timoni dhe ja leshon makinen doganierit per kontroll,ky i fundit i merr 5oo den dhe i shterngon fort me doren e djathte,pas,kontrollit,del nga makina dhe celularin nga dora e majte e kalon tek dora e djathte ku mban edhe leket,shikon majtas dhe djathtas dhe futet te ndertesa e doganes.Del perseri jasht pasi kishte,strehuar, leket.Kjo ndodhi me 10 prill rreth ores 14,35 min,ne hyrje te doganes te Shqiperise nga ana e Maqedonise.Edi Rama po angazhohet maksimalisht per te c,rrenjosur korrupsionin por konstatimi im eshte se edhe te majtet edhe te djathtet jane njelloj-nje brum.

  7. Socialisti bythpambuk says:

    Tmerr i vertete .
    Me keq nga koha e Saliut .

  8. Albani says:

    Filluan hienat me keq se ne kohen e Saliut

  9. Vizioner says:

    Ediiiiiii Ramaaaaaaa, lexoje dhe shikoje!
    Nuk rilindni keshtu, jo!!!

    Keto te shkarkohen urgjent nga puna dhe, pastaj le te protestojne PeDerat me Sali Kriminelin ne krye.

    Faktet jane te qarta per korrupsion. Shkarkim!

  10. Sapa says:

    A e lexuat o Rame e Saimir ?detyrat e shtepise jane me te rendesishme se emiratet!

  11. filani says:

    Denonconi sa te mundni, keta barkderra dua litarin!

  12. Artur says:

    kjo policia e rilindur, pagesa shkon zinxhir, sepse asnje nuk mund te ne pika kalimi kufiri pa paguar ne Tirane fillimisht deri ne fund. Sasia sipa pozicionit.

  13. polisi says:

    Korrupsjon gjith anej por nuk kan faj vetem policet kush shkon ne dogan duan te behen bosa mbrenda 3 muajve

  14. luani u.s.a. says:

    O ku je Saimir Tahiri o hej more hej…!

  15. Ilia says:

    Keto kishim kohe qe nuk I kishim degjuar e perballur.

    Ne po bejme hapa pas keshtu.

    Po cfare shteti eshte ky qe rrjep kaq hapur e shemtuar qytetaret e vet? Po ku jane institucionet e shtetaret ? Perse nuk reagojne e marin masa? Perse nuk dalin te thone dicka ne lidhje me kete fenomen? Po ku jane media e tjera qe nuk ngihen zgupthi e te flasin fort per kete fenomen e shume te tjere si keto , por meren me `shkelqimin` e kryeministrit dhe gruas se vet qe shkojne e bejne qejf me paret tona e me nje tufe hafijesh e hajnat qe keta marrin me vete rendom ,e asgje nuk po bejne per kete vend perkundrazi: gjerat po behen keq e me keq dhe ketyre as jau ndjen hic.

    fatkeqesi qe u dhame voten ketyre plehrave

  16. Halit o xhan says:

    Halit O Xhan ,,Halit o shpirt ..Keta akoma vashdojn e pin gjak si shushunja,,e nuk ngopen.Ja qe nuk kan faj AS Greku e as Gjermani e as Italiani e as Europa..Po jemi ne te poshter me njeri tjetrin..Mirepo ja qe duhet bere nje shtet ashtu sic duhet qe te mbarojne vuajtejet,,Dhe per kete duhet te kontribuojme te gjith..Ashtu sic ben Fiks Fare.Ju Lumte .Te shpresojme qe dalllkauket e pangopur neper dogana te pushohen nga puna.SE deri dje na thoshin se po kerkoni te na hiqni ne dhe futni militantet e PS ne pun. Ja qe duhen futur te gjith nga PS..

  17. Z/Kallami says:

    Po a i din Tahiri keto pelivanlleqe te policve qe duan te rilindin shtetin apo Rikorrupsionin ne nji stil te ri.

  18. No comment says:

    E ka fajin agjenti Grek Janullatos!

  19. Eshte rilindja u duhen leket
    per fushaten e 21 Qershortit.

  20. falko says:

    Ne durres eshte njejta gje te kerkojne euro qe te kaloshe me terer dokumentet nuk te lene te kaloshe po te pane moshe te re eshte levizje e lire apo te mbushin xhepat policet injorante qe kane qene bari dhishe emri me tipik ne durres eshte polic Flamuri apo dicka e tille nje njeri pa piken e kultures nuke e di.c bene sherbimi brendshem apo ndajne pjesen me njeri tjetrin

  21. stela says:

    Ky eshte nje fenomen i hershem dhe teper problematik. Nje korrupsion banal dhe ne mase te gjere, i cili fillon nga pikat kufitare shqiptare e vazhdon me pikat e Greqise, Malit te Zi, Bosnjes, Serbise dhe Kroacise, dmth kryesisht ne Ballkan, pasi ne pikat kufitare Italiane (Perendim) nuk verehet ky fenomen. Shqiptaret diskrimonohen fuqimisht neper keto pika me preteksin per te abuzuar dhe Ministria e Puneve te Jashme ben sehir. Kur fillon abuzimi nga pikat shqiptare, detyrimisht fqinjet abuzojne pa problem.

    Punen qe ka bere Fiksi (normalisht duhet ta benin Ministria e Brendshme & Ministria Jashtme) e kane bere individe shqiptare para shume kohesh dhe e kane denoncuar ne kancelarite e larta te BE-se. Gjithashtu edhe Ministria e Transportit mbart fajin e vet ne kete problem, pasi nuk ka licensuar linja te rregullta dhe serioze transporti per ne BE.

    Shtetasve shqiptare u eshte dhene e drejta e Levizjes se Lire nga Unioni i Bashkimit Europian, jo qe te abuzojne dhe perfitojne ballkanasit!!! Natyrisht, ky eshte nje minus per Ballkanin!!!!!!!

  22. nardi says:

    kishin kohë që nuk kishin dëgjuar të tilla. Derrat e PS-së !

  23. Qytetari says:

    Un jam futur dy herë me makinë në Murriqan. Aty kishte shumë radhë. Ora reth 11 paradite. Hapen kalimin në mes. Polici merte pashaportat, shkonte brenda dhe dilte, por diçka i jepnin. I erdhi radha makines para nesh, Ai i dha euro 30 ishin, se i pash nga ngjyra por ndoshta edhe më shumë. Un ja hodha fajin atëhere dhe tani atij që dha bakshish. Erdhi radha ime. Mirëmëngjes pershendeti. Iu pergjigja, Çfarë keni mbrapa? Ushqime per rrugën dhe dhurata. Bëri një xhiro rreth makinës, shikoi dhe pyeti: a keni gjë për të deklaruar. Jo u pergjigja. A je i sigurtë, pyeti doganieri perseri. Po iu pergjigja. Mund të kontrolloni. Dokumentat më tha. Nxora Pashaportën, Pashaportat nuk ishin shqiptare. I mori iku brenda në zyre dhe u kthye pas 10 minutash. Mi dha, pershendeti me dorë dhe rrugë të mbarë pershendeti.
    Un më shumë i hedh faj pasagjereve se sa policeve. Sepse në Shqiperi ta lënë bakshishin sikur e kan paran pa djersë dhe harram. Në këtë rast faji e pergjegjesia eshte zinxhir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje