"Polarizimi politik rrezikon integrimin e Shqipërisë"

13 Prill 2015, 15:53Politika TEMA

Polarizimi i politikës, rrezikon avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Kjo i është thënë qartë politikanëve shqiptarë, nga europarlamentari Knut Fleckenstain në rezolutën prej 24 pikash drejtuar Parlmentit Europian, raporton Ora News.

Shqetësim mbetet polarizimin politik që po ndodh në Shqipëri, që mund të rrezikojë përpjekjet për integrim; kujton koalicionin qeverisës dhe opozitën për një dialog të qëndrueshëm politik, konstruktiv dhe gjithëpërfshirës për të lejuar reforma të mëtejshme” thuhet në pr/rezolutë.

Raportuesi i parlmentit Europian, ngren një sërë shqetësimesh nga korrupsione e deri tek krimi i organizuar dhe rreziku terrorist në rritje.

“Mirëpret përpjekjet nga qeveria në favor të reformës gjyqësore, por vë në dukje mangësitë e vazhdueshme të sistemit gjyqësor, si politizimi dhe përgjegjësi të kufizuar, nivelin e lartë të korrupsionit, burimet e pamjaftueshme dhe vonesa”

Pavarësisht nga një trend pozitiv në një numër fushash, lufta kundër krimit të organizuar mbetet një sfidë e madhe”

Raporti i raportuesit për Shqipërinë, thekson sakaq nevojën për forcimin e sundimit të ligjit dhe reformimin e sistemit të drejtësisë, duke përfshirë organizatat përkatëse të shoqërisë civile dhe përmes angazhimit me Komisionin e Venecias.

Gjithashtu duke iu referuar marrveshjes poltike të 24 dhjetorit, Felckenstain, bën thirrje për zbatimin e saj në mënyrë të duhur e konstruktive, kryesisht në adresimin e çështjeve të njerëzve me të dhënat kriminale që konkurojnë për poste publike.

2 komente në ““Polarizimi politik rrezikon integrimin e Shqipërisë””

  1. Bossi says:

    Po qe ashtu, na po vazhdojme e po zihena qdo dite. Nuk duam me u ba pjese e BE, sa te jete Edvin Rama ne pushtet, Rrnofte Sal Berisha.

  2. LORA says:

    Problemi real ne Shqiperi eshte korrupsioni endemik;i themeluar dhe i favorizuar nga nje klase politike gangsteresh qe pasurohet me progresim gjeometrik(majtas .djathtas,me rotacion) ne kete klime te quajtur me konsensus ”konflikt politik”,ha,ha,ha,,,,per ate qe e pertyp kete corbe auro-atlantike,,,,,,,,,,,,
    dhe ekonomia informale,jashte regjistrimit dhe taksimit korrekt,edhe ky nje realitet qe eshte themeluar dhe mbrohet me dhembe nga politikberesit.
    Sa per konfliktin politik ,kjo eshte nje perralle e pertypshme vetem nga antikapate dhe politileshet vendas e te huaj,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
    te cilet ne thelb mbeten ithtare te anormalitetit ne Shqiperi,,,sepse keshtu na rrjepin me kollaj,sikurse kane bere ne 24 vjetet e fundit.
    Per zotin Knut Fleckenstain,uroj te mos e rradhise veten edhe ky ne aradhen propagandistike europiane qe e trajton publikun shqiptar me perbuzje dhe nencmim.
    TUNG.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje