Zgjedhjet vendore/ Pas republikanëve, PD probleme edhe me PDK për negociatat

13 Prill 2015, 12:45Politika TEMA

Pas problemeve me Partinë Republikane, demokratët e drejtuar nga Lulzim Basha duket se po shfaqen të paaftë për të mbajtur në koalicion edhe demokristianët e Nard Ndokës.

Përmes një deklarate për mediat, PDK thekson se Partia Demokratike po zyrtarizon kandidatët e saj pa u konsultuar me partitë aleate.

Partia Demokratike po shfaq mungesë vizioni dhe vlerësimi për aleatët“, thuhet në deklaratën e PDK-së.

Reagimi vjen në një kohë kur Lulzim Basha po zyrtarizon nga dita në ditë kandidaturat e Partisë Demokratike për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 21 Qershorit, ndërsa negociatat mes PD dhe partive aleate kanë hyrë në ngërc.

PD nuk po mundet të nënshkruajë një marrëveshje për koalicion me partitë aleate. /gj.k/

1 komente në “Zgjedhjet vendore/ Pas republikanëve, PD probleme edhe me PDK për negociatat”

  1. Caci says:

    Aleatet e P.Demokratike, jane shume te shokuar nga humbja Qershorit 2013 prej politikes dekostruktive dhe frymes bajraktare te drejtuesit te saj pseudo demokrat Sali Berisha. Dhe si per cudi te simpatizanteve te saj, dhedrejtusi i komanduar Lulushi,vazhdonne shkaterrimin e P.D-se. Prandaj aleatet kane te drejte qe te mos kene aspak besim ke kjo Parti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje