Zgjedhjet vendore, 6 deputetë lënë mandatet/ Emrat e rinj që hyjnë në Kuvend

13 Prill 2015, 12:13Politika TEMA

Të paktën 6 deputetë aktualë do t’i duhet të lënë mandatet e deputetëve për të kandiduar për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Referuar zyrtarizimit të emrave nga pozita dhe opozita për kryetarët e bashkive, 4 deputetë të mazhorancës dhe dy të Partisë Demokratike duhet të dorëzojnë mandatet e tyre si ligjvënës.

Këtu nuk përfshihet deputeti republikan Agron Duka, i cili ende nuk është zyrtarizuar si kandidat për Bashkinë e Durrësit.

Por cilët janë emrat e rinj që pritet të hyjnë në Kuvend si pjesë e Grupeve Parlamentare të PS-së, LSI-së dhe PD-së.

Partia Socialiste tashmë ka vendosur që për Bashkinë e Fierit të kandidojë me deputetin Armando Subashi, ndërsa deputetja Majlinda Bufi do të kandidojë për Bashkinë e Roskovecit. Në vend të tyre në Kuvend do të hyjnë Bujar Cela dhe Antoneta Dhima.

Deputeti socialist i Krujës, Artur Bushi ka vendosur të heqë dorë nga mandati për të garuar për Bashkinë e Krujës. Në vend të tij në Kuvendin e Shqipërisë do të hyjë Shkëlqim Troplini.

Nga Partia Demokratike do t’i duhet të dorëzojnë mandatet e deputetëve Besnik Duzhës dhe Ardjan Turkut, të cilët janë kandiduar si kandidatë për Bashkinë e Tropojës dhe Elbasanit.

Duzha dhe Turku do të zëvendësohen në Kuvend nga Mimoza Hajdarmataj dhe Arbiola Halimi.

Ndërsa nga LSI mandatin e deputetes do ta lërë Miranda Rira që do të garojë për bashkinë e Prrenjasit, duke i lënë vendin në kuvend Edlira Çekrezit.
Deputetët që lënë mandatet

Armando Subashi

Majlinda Bufi

Artur Bushi

Ardian Turku

Besnik Duzha

Miranda Rira

Deputetët e rinj, sipas listës shumëemërore

Bujar Cela

Antoneta Dhima

Shkelqim Troplini

Arbiola Halimi

Mimoza hajdarmataj

Edlira Cekrezi   /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje