Meta: Pjesëmarrja e të rinjve në politikë, përshpejton progresin

13 Prill 2015, 12:53Politika TEMA

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta deklaroi tse një pjesëmarrje më e gjerë e të rinjve të arsimuar e të përgatitur në politikë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon dhe shumë vende të tjera ku demokracia është ende duke u konsoliduar, do t’a përshpejtojë ritmin e progresit dhe të rritjes së mirëqënies, duke minimizuar konfliktet e duke sjellë stabilitet e prosperitet jo vetëm në vendin tonë, por edhe kudo.

Duke mbajtur fjalën në konferencën “Modeli shqiptar i OKB-së, porta hyrëse e një studenti për në çështjen e negociatave ndërkombëtare”, ku të pranishëm janë studentë nga 15 vende antëare të OKB-së, Meta tha se nuk ka asnjë dyshim që Shqipëria në këto 25 vite ka përjetuar një transformim dhe progres të jashtëzakonshëm.

Por, ai shprehu bindjen se mund të kishim ecur me ritme akoma më të shpejta në rast se pikësisht bashkëpunimi dhe kompromisi do të kishin qënë fryma që do të kishte mbizotëruar në këtë Kuvend gjatë këtyre 2 dekadave.

“Duke mos harruar të shkuarën e vendit tonë, një e shkuar që asnjë prej jush nuk ka patur fatin të përjetojë, ju sot rrini në këtë sallë për të kalitur dhe rritur kapacitetin dhe artin e çmuar të debatit.

Dhe e vërteta është se shumë prej jush do të duhet të përgatitet dhe arsimohet për të ardhur një ditë në këtë parlament si përfaqësues të zgjedhur dhe legjitim të popullit.

Jam i sigurtë se kontributi juaj në të ardhmen do të jetë shumë më produktiv dhe i një niveli shumë më të lartë se sa debatet që kjo sallë përjeton aktualisht çdo të entje”, deklaroi kreu i Kuvendit.

Meta duke sjellë në kujtesë angazhimin e tij të hershëm politik në një moshë te re, kur bota nuk ishte aq e globalizuar sa sot, tha se të rinjtë janë ata që e mbushin me energji pozitive dhe japin kuptim investimit tonë të sotëm për të ardhmen e vendit të përbashkët.

“Vizioni dhe pritmëria jonë për shekullin e 21 duhet të shkojë përtej garantimit të së drejtës të çdo qytetari për arsimimin. Është detyra jonë për një arsim sa më cilësore e koherent që iu përgjigjet sfidave zhvillimore dhe ekonomike në këtë botë të ndërlidhur globale, ku rajonet më shumë se shtetet, po konkurojnë me njëri-tjetrin, sepse arsimi sjell paqe, sjell zhvillim të qëndrueshëm, ul varfërinë dhe konsolidon të ardhmen njerëzore sociale e ekonomike të vendit me qëllim rritjen e standardeve të jetesës për të gjithë”.

Nga ana tjetër shtoi Meta, debati politik e kuturor kërkon kultivimin e pandërprerë të dijes e njohurive për të qënë në një ritëm me trendin e kohës. /gj.k/

3 komente në “Meta: Pjesëmarrja e të rinjve në politikë, përshpejton progresin”

  1. Petro says:

    Po te rinje s i puna jote, qe s i kish thene kush pune e mbare.Ata e kane mendjen vetem per te vjedhur.LSI baraz lesheli dhe hajduteri.

  2. dado says:

    Te ky po qe kam shprese se do e beje shqiperine….frrokistan

  3. vlora1912 says:

    Ti je frymezimi i “Endres Shqipetare,, hajduteve dhe djithe batakcinjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje