PD, LSI, PBDNJ dhe PDK regjistrohen në KQZ/ Edhe 1 javë afat për regjistrimin e koalicioneve

13 Prill 2015, 17:02Politika TEMA

Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, PBDNJ dhe PDK janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vetëm një ditë para skadimit të afatit të përcaktuar nga KQZ për regjistrimin e partive politike për zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015.

Ndërkohë sipas afateve të përcaktuara nga KQZ, për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore ka edhe 1 javë afat.

E ndërsa socialistët kanë përmbyllur marrëveshjet me aleatët e tyre dhe janë në negociata me FRD e PDS, demokratët ende nuk kanë një marrëveshje me partitë aleate.

Vec PDIU që iu bashkua koalicionit me Partinë Socialiste, Partia Demokratike rrezikon të humbasë si aleatë edhe republikanët dhe demokristianët, të cilët së fundmi kanë shprehur pakënaqësi në lidhje me sjelljen e PD.

Partia Republikane nuk tërhiqet nga kandidati i saj Agron Duka për Bashkinë e Durrësit, ndërsa PDK theksoi se PD nuk po vlerëson realisht aleatët e saj dhe nuk po zhvillon asnjë konsultë në lidhje me kandidatët./gj.k/

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje