Basha në Korçë: Çiraku Filo qyqari nuk mund të blejë votat tuaja. Rama-Meta, i braktisën qytetarët

18 Prill 2015, 13:14Politika TEMA

 Lulzim Basha ka vijuar akzuat e tij ndaj qeverisë Rama- Meta, ku ka theksuar se ata i kanë braktisur qytetarët.

Gjatë fjalës së tij në protestën e Korçës, Basha tha se PD mbetet alternativa e duhur për qytetarë, për t’i shpëtuar ata nga papunësia dhe skamja ku i ka zhytur kjo qeveri.

Nuk ka punë në Korçë, nuk ka mirqenie në Korçë dhe besimi ka humbur në fytyrat e të rinjvë të Korcës, burrave dhe grave të Korcës. Nuk shohim më melankolinë e serenatave të dikurshme, por skamjen, vrafëria është sëmundja më e keqe dhe ka hedhur rrënjë këtu në Korcë. Dhimbja është një burim i mirë diturie, mësimi për të gjetur, për të vënë gishtin pse erdhëm këtu? Vuajtja e korcarëve na bën sycelët për të parë brumin e papunësisë, autorët e të cilëvë janë Edi Rama dhe Ilir Meta. Ata janë autorët dhe askush tjetër sepse kanë 2 vjet që sundojnë qytetarët, ndërsa vetë janë kredhur në kënaqësitë perverse.

Ata sot kanë pushtetin dhe paratë, por harrojnë se nuk kanë bërë asgje dhe nuk mund të kenë asgjë sepse nuk kanë me vetë korcarët dhe nuk kanë me vetë qytetarët. I braktisën ata shqiptarët, të verbuar pas luksit dhe korrupsionit, janë të mjerë dhe nuk e kuptojnë se ky shesh është pasuria më e madhe, është shpirti i lirë që kërkon punë dhe dinjitet. Ky shesh, ju korcarët e ndershëm, ju jeni Shqipëria e vërtetë, e gatshme për t’i treguar vendin kopjeve dhe “filove” të tyre.

Premtuan drejtësi, por po ju marrin shpirtin të pamundurve që nuk kanë mundësi të paguajnë dritat dhe i rrahin shpatullat deputetit të tyre që ka 205 milionë lekë debi të fabrikës së tij.

 Basha prezantoiedhe  kandidatin e PD-së për Bashkinë e Korçës, Rektorin Gjergji Mero dhe kandidatin për Bashkinë e Maliqit doktorin Xhevdet Belishta. Ai i bëri apel qytetarëve të Korçës që të votojnë kandidatin e PD-së.

Ciraku Filo qyqari nuk mund te blejë votat tuaja, ju do t’i thoni ndal, jo, stop. Ne vijmë me birin e kësaj krahine me njeriun e dijes dhe kulturës, profesor Gjergji Mero. Ora e të vërtetës po vjen, Korca ka nevojë për qeverisje të re, ne dalim hapur para korcarëve, votoni për Meron, për zgjidhjen e halleve dhe problemeve tuaja, për njeriun e përkushtuar jo ndaj shefit e shefit të shefit, por për qytetarët, për ju”- u shpreh Basha.

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Korçës, Gjergji Mero premtoi se do të ndërtojë një të ardhme më të mirë për të rinjtë e qytetit nëse vjen fiton në zgjedhjet e 21 qershorit. “Ju betohem se do ta ndryshojmë të sotmen e do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetin tonë. Ju më mirë se kushdo jeni të ndërgjegjshëm për vështirësinë në të cilën po jetojmë, të rinjtë po e ndjejnë se nuk kanë të ardhme të sigurt e po e braktisin qytetin, qytetarëve përballen me dhunën e arrogancën e pushtetit lokal e qendror. Interesat e një grupi individësh prevalojnë mbi nevojat tuaja. Së bashku t’i japim qytetit më të mirën mbi një kontratë larg sektorializmave politike.”- u shpreh Mero.

26 komente në “Basha në Korçë: Çiraku Filo qyqari nuk mund të blejë votat tuaja. Rama-Meta, i braktisën qytetarët”

  1. Enveri pa H says:

    Muhabet kot. Basha as qe ja ka idene se cfare eshte bere deri me tani ne qytetin e Korces. Eshte hera e pare

    1. conte says:

      O Lulzim tani u kujtove qe te shkelesh ne Korce, ne prag zgjedhjesh. Mos u merzit se edhe kesaj radhe Korca do dije te jape verdiktin e saj. Sotiraq Filo eshte figure e nderuar ne qytetin tone.

      1. enkelejda says:

        Sotiraqi ka bere per Korcen ne keto 2 vjet, aq sa s’ke bere ti gjithe jeten tende ne politike dhe kandidatet e tu, sigurisht jane ne ndjekje te shembullit tend te keq, te dembelizmit sic bere ti ne Tirane.
        S’ka nevoje te bleje votat sotiraqi jo, se ka blere zemrat e korcareve me punen e tij te palodhur per te bere korcen si parisin e vogel.

        1. bathorja says:

          luli ka bere fix biografine e tij ne korce.

          KORCA NUK ESHTE BATHORE

  2. besnik says:

    Korca ka treguar gjithemone se di ti zgjedhe drejtuesit e saj dhe kete e ka bere per 23 vjet demokraci. Atje ka fituar gjithemone e majta sepse vete populli ka qene dakort me alternative qe ajo ofron.

    E majta do fitoje bindshem ne Korce, si gjithemone.

    1. Alan says:

      PS di te kujdeset per popullin dhe nuk i le asnje here ne harrese. Korca gjithemone ka treguar qytetari ne perzgjedhjen e kryetarit dhe gjithemone ka zgjedhur me te mirin.

  3. Sneki says:

    Ne Korce PD ka provuar vetem humbjen dhe kete here nuk do beje perjashtim. Fitorja eshte e sigurte per koalicionin e majte.

  4. Padrino says:

    Akoma ekzistojne fushata elektorale qe per te dal vete me mire, gjejme problemet e kundeshtarit. Fushate pa vizion, pa prespektive.
    Dhe me e keqja nje fushate ku njerezit nuk kane arsye pse te votojne se ne keto kushte nuk mendohet per ata por per karrigen.
    Nje opozite qe rri duarkryq edhe pret qe te gabojne te tjeret per te fol vet.

  5. bjeribjeri says:

    O Sali Lulezim Berisha! Po pse keshtu do vazhdosh te besh fushate ti mo?Duke share,ofenduar dhe shpifur mo?A mor rrote kkkkkkkk!Po dije se buracon e Santojanit do marresh bashke me babane SB.

  6. Korcari says:

    E di idioti qe ne Korce vetem ne 1 vit jane investuar 30mln$ investime aq sa Tirana nuk i ka marre ne 4 vjet.

    1. kika says:

      Cjane keto qe prrallis ky njeri ne ka njeri qe kane braktisur qytetaret ky eshte vetem Lulzim Basha.

      1. florin says:

        hahha prandaj nuk hodhe vete kandidaturen Basha ne Tirane se te duan shume. Shpifje, ty qytetaret ta kane braktis kohe me pare se na dole kokrra e dembelit.

        1. lili says:

          po fitoj e majta ne korce e sigurt qe ska per te pas zhvillim me te djathtet nuk ka patur ndonjehere progres ndaj do te votoj alternativen e majte

    2. ermiri says:

      ti thote dikush ketij qyqari qe i mban uturakun berishes

      se korca votoi me 15 000 plus sotiraq filon kur kandidati

      i tij shiste tubat e ngrohjes per skrap……

  7. winxi says:

    Votat jeni mesuar t’i blini ju, vetem keshtu e keni mbajtur pushtetin, duke u dhene shqiptareve te varfer nje thes miell njehere ne 4 vjet.
    S’ka nevoje Filo te bleje votat, se ai ka punuar ne drejtimin e bashkise se Korces, i kane pare qytetaret korcare ndryshimet dhe mbeshtesin nje kandidat qe punon, jo nje qe blen votat.

    1. arjoni says:

      kush flet per braktisje, ti? hahaha Po c’bere ti more i uruar 4 vjet si kryetar bashkie i Tiranes, ia harrove edhe deren. Shkoje vetem per te firmosur naj leje ndertimi te paligjshme, per rrenuar me tej Tiranen.
      Ju jeni rrenimi i Shqiperise dhe nuk keni asgje per te premtuar, se asnjehere nuk i keni mbajtur premtimet.

      1. llafe dhe vetem llafe says:

        Vetem llafe keni ju te PD-se, premtime pafund dhe asnje te mbajtur, jeni te provuar e te sterprovuar si ne qeveri dhe ne bashki, qe nuk vleni asnje dyshke.
        Vetem sa bezdisni njerezit kur dilni neper sheshe apo televizor, se asnje s’ka per tu votuar me.

        1. denis says:

          idiotesite e lulit sa vijne e shtohen, a e di ti more luli qe punen qe ka bere z filo ne korce ti se ben dot as per 12 vjet ne tirane? nuk jane te gjithe dembele si puna jote, po leri pallavrat se ste beson njeri ty

  8. irind says:

    per pjesen e vjedhjes se votave basha te rri rehat se keto jane vese te opozites.

    1. sigi says:

      Zoterote jep llogari se cfare bere per Tiranen ne 4 vjet.Te besuam qytetim se do e ndryshoje apo zhvilloje me tej por ndodhi e kunderta i dhe shkelmin dhe e katandise si mos me keq.

      1. anduena says:

        Futja kot o Lul as ty nuki te beson me njeri je bere super i felliqur.

        1. hana says:

          Keshtu sic e ka nis basha se ka mire vetm me sulme dhe shpifje nuk me pelqen fare.

  9. geni says:

    o luli mos po e ngaterron gje z filo me veten tende??? korca e njeh mire se kush eshte sotiraqi dhe cfare ka bere ai per korcen qe kshu boll me me mashtrime dhe me fjale te kota se nuk te degjon njeri

  10. dea says:

    Basha akoma nuk e ka kuptuar qe tashme populli ka zgjedhur te zarfin se ofertat e Bashes i pame e u kenaqem per kater vite me rradhe ne krye te bashkise , ne krye te bshkise i thencin se kemi pas nje bashki pa kryetar.

  11. Hjera says:

    kush flet per braktisje, kush flet per vjedhje, ju qe blini votat e te varferve me nje thes miell,ju qe i mashtruat, ju qe i vodhet dhe me pas e braktiset.. askush nuk te beson me!! mos leh me..

  12. Tirona says:

    Ky eshte i modh fare, po eshte po aq edhe koqe kandari. 4 vjet ne Bashki te vetmen gje qe do mbahet mend jane ato vazot e luleve qe ka ngjitur ne shtyllat e neonit sa dhe ne Republiken Domenikane ku eshte fundi botes, nuk i shef.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje