VIDEO/ Reagime shokuese, kur i pastrehu u ofron lekë kalimtarëve

22 Prill 2015, 20:15Lifestyle TEMA

Një eksperiment social ka treguar sesi sillen njerëzit nëse një i pastrehë rri në rrugë dhe u ofron atyre para.

Regimet janë tronditëse dhe aspak njerëzore, madje shumë më të këqija sesa kur dikush lyp para.

Video tregon sesi e projektojnë veten njerëzit, ata që japin si më të mirë dhe ata që marrin lëmoshë si të “braktisur nga jeta”.

Madje në video një burrë me arrogancë i drejtohet “lypësit” se ai ka aq para sa ta blejë dhe atë.

Duket se ajo që vlerësohet më pak në ditët e sotme është mirësia, e cila mund të vijë edhe nga njerëz që ndoshta nuk ia kanë dalë dot mbanë si ca të tjerë të jenë të suksesshëm.

Në fund të ditës edhe një i varfër mund të jetë shumë më i psur, në varësi të asaj se çfarë ka në shpirtin e tij.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje