Shiten 8.6 milion telefonë Lumia në tre mujorin e fundit

24 Prill 2015, 16:05Hi-Tech TEMA

Microsoft njoftoi se gjatë tre mujorit të fundit që ka përfunduar më 31 Mars, janë shitur 8.6 milion smartfonë Lumia. Kjo është një rritje me 18 % krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Të ardhurat nga telefonët arritën në 1.4 miliard dollar këtë tre mujor ose e thënë ndryshe një rënie me 16 % krahasuar me një vit më parë. Microsoft gjithashtu shiti 24.7 milion telefonët të tjerë që nuk i përkasin linjës Lumia. Sipas kompanisë, telefonët e thjeshtë vazhdojnë akoma të jenë tërheqës për disa tregje.

Edhe pse kompania shiti 8.6 milion Lumia, realisht kemi të bëjmë me një rënie kur bëjmë krahasimin e me tre mujorin paraardhës ku janë shitur 10.5 milion. Asnjë lajm të mirë nga platforma Windows Phone ku të ardhurat ranë me 16 %. (PCWorld Albanian)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje