Interneti në ditët e sotme, mund të konsiderohet për shumicën e familjeve shqiptare, si një ndër shpenzimet mujore, të nevojshme për ta pasur në shtëpi.
Duke qenë se jetojmë në epokën e internetit, pa të cilën shumica e punëve nuk arrijnë të kryhen, po ashtu edhe nevoja për të nga nxënësit/studentët është kthyer në domosdoshmëri, interneti aktualisht është një ndër zërat e faturës mujore për shqiptarët.
Por, sa na kushton ky shërbim tashmë i domosdoshëm?
Bazuar në të dhënat e agjencisë Numbeo për prillin 2015, Tirana renditet e treta në rajon për çmimin më të lartë të këtij shërbimi.
Krahasim i realizuar mes shteteve (si në grafik) bazohet në çmimin mesatar të shërbimit të internetit, me një shpejtësi po mesatare prej 6 Mbps.
Ajo çfarë vihet re nga grafiku është se vendi i cili ka çmimin mesatar më të shtrenjtë të internetit është Podgorica, Mali i Zi (27 euro). Ndërsa vendi që e ofron në shtëpitë e banorëve me çmimin më të ulët është Shkupi (10,76 euro).
Gjithashtu vihet re se tarifa mesatare e këtij shërbimi në Tiranë (prej 15.92 euro) është e përafërt me atë në Prishtinë, në të cilën është 0.48 euro më e shtrenjtë.
Privatizimi I Albtelekomit tek turqit e Calikut ishte veprim kriminal i dyshes Nano Berisha. Si guxon Sali Berisha dhe flet per hallet e shqiptareve, kur vet ai ja shtoi duke shitur asete publike ,ku Albtelekomi kishte fitim 25 milion dollar ne vit. Kishte mundesi shteti ta menaxhonte dhe te kishte dhe tarifa me te ulta dhe me teper te punesuar. Interneti i turqve eshte me i keqi ne Ballkan, Plus sherbimi eshte me i larti duke i vene barre shqiptareve cdo muaj nje tarif prej 7000 lekesh. E nxorren nudo kete popull dhe sot I qajne hallin. Harram qe ju mban toka shqiptare ju qener Nano dhe Sali.
Po pse ja fut kot o lumadh kur se ke iden fare se ca po thua. Interneti i albtelekom vjen nga fibra qe kalon nen detin adriatik nga Durresi ne Itali. Albtelekomi vetem nga Italiani blen dhe ka blere sinjal. Ca lidhje ka ketu interneti i turkut? Pse vetem se eshte pronari turk dhe sinjali vjen nga Turqia? Pse me ca e sjell ai me autobote sinjalin nga turku?
PO TARIFA PREJ 7000 LEKE ?
Ca rendesi ka , nuk ja fus kot dhe nuk po them se vjen nga turqia , por pergjeghjes per tarifat dhe cilesine e internetit nuk eshte Italia, por Albtelekomi , qe drejtohet nga turqit. Ty te flet ai para mendjes prandaj nxitohesh kur pergjigjesh. Mua nuk me intereson se kush eshte kompania por kerkoj sherbim me cilesi dhe ekonomik per ate qe paguaj.
energjine me te larte ne rajone , naften me te larte ne rajone , cmimet e materialeve te domosdoshme me te larta ne rajon , nderkoha rrogat me mizerabel ne europe e rajon ……..
shteti shqiiiiiiiiiPiiiiidhKAAAAAAAAAR !!!!!!
Dhe pastaj na e ka fajin Turqia ……
Se ku e i paske marr keto statistiks nuk e kuptoj. Shfleto njehere faqet e isp shqiptare dhe do te shikodh qe cmimet per familjar fillojne nga 6 euro deri 12 euro.l per nje shpejresi 4 deri 5 mbit. Bej ca analiza me te sakta here tjeter jo vetem cmim ,por edhe cfare kapaciteti 4 mb,10mb etj