Eksodi, Presidenti takon banorët e Shishtavecit/ Nishani: Zyrtarët të dalin nga zyrat, ti japin garanci njerëzve

26 Prill 2015, 13:19Politika TEMA

“Ta ndërtojnë të ardhmen në vendin tonë”, iu drejtua Presidenti Bujar Nishani banorëve të komunës Shishtavec në Kukës, gjatë një takimi të zhvilluar me ta.

Nisur nga fakti se Shishtaveci është një nga zonat e prekura nga eksodi i ditëve të fundit ku qytetarët shqiptarë largohen me presën e azilit në vendet e Bashkimit Europian, Kreu i shtetit iu bëri thirrje qytetarëve të mos largohen nga Shqipëria drejt vendeve perëndimore.

Presidenti Nishani i drejtoi një apel edhe drejtuesve të institucioneve që të komunikojnë me qytetarët, ti takojnë ato dhe ti bindin që e ardhmja e tyre është në Shqipëri.

“Duhet të flasim me qytetarët, t’i bindim ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre. Ne të gjithë, përfaqësues shteti apo edhe politikanë duhet t’u japim garanci shqiptarëve për një jetë më të mirë në të ardhmen e tyre”, është shprehur Presidenti Nishani.

Sipas tij, për të ndalur këtë eksod duhet angazhim dhe projekte zhvillimore ndaj vendit.

15 komente në “Eksodi, Presidenti takon banorët e Shishtavecit/ Nishani: Zyrtarët të dalin nga zyrat, ti japin garanci njerëzve”

  1. liria drejtesia says:

    Eshte merite dhe aftesi kombetare te jesh budalla, apo te hiqesh si i tille!

    1. holta says:

      Po kriminelet qe keni mbledhur pas vetes po mashtrojne qytetaret e po i nxisin shqiptaret te largohen nga vendi, duke u premtuar endrra te bukura pertej kufirit.
      Mjere shqiptaret per plerat qe duhet te bejne politike.

      1. jerina says:

        o nishan, ti s’duhet te merresh me politike, apo keshtu te ka urdheruar baca sali?
        Ti je per turp, ti nuk e meriton te perfaqesosh Shqiperine, se ia nxive imazhin.

    2. kriminel says:

      NISHANI ESHTE NJE RAST I RALLE NE HISTORINE E POLITIKES SE ALBANISTANIT.
      DUHET PERMENDUR GJITHMONE DHE TE KUJTOHET SI NJE KULM KOHOR KU INJORANCA POPULLORE GJITHMONE KA PERFAQESUESIT E SAJ

  2. Lili says:

    Duhet duhet duhet…po kete te gjithe e dîme se duhet,po tjeter gja a keni mundesi me na treguar si te investojme kush te investoje?
    Filloni pak e zvogeloni luxin e Juaj,rrogat e juaja ,pensionin e juaj o pushtetare te turpit edhe ato pare kthenia popullit i cili sigurisht se do dije ma mire se ju se ku duhet me i investuar per mos me vdek nga uria.
    Mjaft me me parazit si ju!
    Nje fustan ‘bije ‘champagne ‘ i nuses tende apo nje shetitje ma pak te nues e te bije tende do na Kish kursyer billetat e avionit edhe kishte mjaftuar per me blé nje inkubator zojesh per cdo familje te shishtavecit,e cila me ato kishte bâ veze e mish per vêti per gjithe vjetin apo nje bageti te imte per cdo familje ne nevoje!
    Turpi iu mbulofte me gjithe saltanatin tuaj! Malkuar qofshi bre pas brezit!

  3. dn says:

    Aman,mos te dallin se vetem dieta e shpenzime ma shume do na bejne ,e pastaj taxat do na rriten névé jo satyre! Aman,mos t’iu shohim kund qe barren e dietave tuaja t’i kursejme budxhetit,

  4. 007 says:

    Ku Ku e Qiqja thote populli per ty, o Funderine e Funderinave, ty me Saliun, Ilirin etj do ta beni kete Vend!!!!!!!!!!

  5. Sulejmani says:

    Kujt mund t’i jap keshilla ky?

  6. . says:

    Ky nuk eshte “Eksdod”,

    por nje “SAKENAR” i nxitur dhe

    pergatitur (si gjithmone para zgjedhjeve) nga

    Ceta-PD Veriorve-injorante me super-killerin verior Saloi Bisha.

  7. irida says:

    U nishani pa mustaqe paska dale te marre rreze dielli…
    po ti more i nderuar president, cfare garancie ke dhene per shqiptaret, ti je i pari qe nuk ke garantuar nje KLD eficente, qe te ofroje minimalisht sistem drejtesie eficent; po per forcat e armatosura?
    ti je turpi i shqiptareve, as nuk na perfaqeson dot denjesisht, jo me te besh gje tjeter….

  8. Silvia says:

    njerezit po perdoren nga opozita me qellimin e vetem per te ulur imazhin dhe punen e qeverise

    1. indri says:

      shyqyr qe reagove mor burre edhe zoterote mund te besh dicka per kete largim masiv te banoreve nga zona te ndryshme

  9. TT says:

    Bujar Nishani qenka president?!

  10. temina says:

    presidenti qe merret me politike, kur ky duhet te jete asnjeanes.
    Ti je imazhi me i keq i shqiperise dhe nuk ben per president, po hajt mo, te kane vene per gjynaf dhe meqe je shume i mire per t’iu bindur dhe zbatuar urdherat e berishes.

  11. qiu says:

    Ti dhe njerez te seres tende jane problemi kryesor mor
    bole dashi (pa mustaqe)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje