Ndryshime në kupolën e policisë, Ervin Hodo emërohet në vend të Ardian Çipës

27 Prill 2015, 12:03Politika TEMA

Largimi i Artan Didit ka sjellë një sërë ndryshimesh në kupolën e policisë.

Mësohet se Ervin Hodo do jetë drejtori i ri i Policisë së Tiranës.

Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Ardian Çipën, i cili do të kalojë si zëvendësdrejtor i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.

Çipa zëvendëson në këtë post Haki Çakon, i cili u emërua drejtor i Policisë së Shtetit, në vend të Artan Didit.

Ndërkohë Neritan Nallbati do të kalojë nga policia e Elbasanit si drejtor i Policisë së Fierit.

Atë do e zëvendësojë Alfred Çepe në Policinë e Elbasanit.

Rebani Jaupaj nga ana tjetër do të drejtojë Antikrimin Ekonomik.

Sakaq, raportohet se pas disa ankesave për transferimet dhe shkarkimet e policëve, është ngritur një grup pune për të verifikuar urdhrat e dhëna nga Artan Didi./b.l

14 komente në “Ndryshime në kupolën e policisë, Ervin Hodo emërohet në vend të Ardian Çipës”

  1. Siguria says:

    Para tropolena.

  2. sa kot ja ke futur says:

    Pervec Nallbatit dhe Rebaniut keta te tjeret ushtaret e Agron Kulicit .

    1. Toni says:

      E ke gabim plako ushtare+sevil i agron kulicajt eshte erzen brecani edhe ca te tjere ku emrat i dine fare mire edhe ti..

  3. Fieraku says:

    Me vjem keq per kto komente pa baza sepse ne qe kemi nje kohe te gjate qe punojme me z Hodaj kemi pare tek ai vetem specialistin e policise dhe drejtuesin e afte dhe jo njeriun e politzuar

  4. Ermir says:

    Me pelqen qe ne krye te policise vine njerez qe vlersohen per kontributin sic eshte rasti i drejtorit te ri te Tiranes Ervin Hodaj

  5. Henri says:

    Urime drejtorit te ri te Tiranes nga opinionet rezulton se esht zgjedhur per aftesit e tij ne polici dhe jo per interesa te vogla politike

  6. Patosi says:

    Largim I drejtorit te policise se Tiranes duhej bere menjehere pas deshtimit per kapjen e autoreve te vrasjes se Artan Santos.
    Uroj qe zevendesi I tij te jete kompetent profesionalisht dhe si njeri!

  7. Bjondina says:

    Urime! Ministri I brendshem ka treguar se I emeron drejtoret ne baze te kapacitetit dhe eksperiences duke treguar se policia eshte e depolitizuar! Ne te njejten kohe po ndertojne brezin e ri te drejtuesve me te larte te policise se shtetit!!

    Bravo Tahiro!!!

    1. Sauks_Burg says:

      Dashnorja e kujt prej tyre je ti rrusho??! Apo e ndonjerit qe pre te behet shofer i tyre??

  8. Sauks_Burg says:

    Te tjere krime do te ngelkan pa autor….

  9. komente says:

    Bravo tahiri po ve gjithe ushtaret e kulicit.

  10. Sarandioti says:

    Alfred Cepe çun Sarandiot ka kohë në polici, çdo gjë e ka arritur me meritë. I uroj sukses në krye të policisë së Elbasanit!!

  11. soni says:

    bravo zoti minister kjo eshte nje zgjidhje e shkelqyer dhe shume profesionale.

  12. Beni says:

    Ishalla te jene te gjithe si drejtori i ri i Tiranes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje