Kandidati demokrat për Bashkinë së Tiranës, Halim Kosova, u takua dhe bisedoi me fermerë të zonës së Pezës, për shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Banorët sollën në vëmendje mungesat që kanë, kryesisht, u ndalën tek pamundësia për të shitur mallin që prodhojnë.
“Çdo zonë në Tiranë ka karakteristikë të vetën një, dy, tre, pesë prodhime. Por cili është ai që s’do më të mirën, por duhet një arbitër që ti kombinojë këto gjëra që ti do bësh këtë, ti do bësh këtë, ti do bësh këtë, në mënyrë që Bashkia t’u rregullojë lehtësira në punën tuaj të përditshme, t’u rregullojë rrugwt e komunikimet sepse në fund të fundit duhet transportuar diçka, të rregullojë linjën se si kjo do të shkojë tek qytetari.
Ti e prodhon perfekt dhe je i detyruar ta shesësh në kushte mizerabël.
Kjo ta humb vlerën e djersës tënde se po i njëjti mall është. Kjo është një ide që ne po e diskutojmë dhe do ta diskutojmë edhe më në hollësi bashkë, që të gjithë ta dinë që në filan datë hapet tregu i madh i perimeve, i frutave të kësaj zone, pra ndërtimi i tregjeve dhe i rrugëve se si ju t’i bini në mënyrë të organizuar.
Unë mendoj që kjo do të jetë një nga prioritetet e mia”, tha Kosova.
Më tej, ishin banorët që shprehën shqetësimet e tyre, teksa Halim Kosova i dëgjoi me vëmendje banorët dhe u angazhua para tyre për punë dhe komunikim të drejtpërdrejtë për hallet e tyre.
“Nëqoftëse do të kem mundësi të bëj 10 gjëra, ta dini që 5 do deklaroj. Ato të pesta do i bëj se z’bën”, u shpreh Kosova.
Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës theksoi se transparenca dhe mbajtja e kontaktit me qytetarin do të jenë si gur themeli në aktivitetin e tij.
“Puna e parë është transparenca. Unë dua të bëj një sistem transparence ku çdo njeri, çdo qytetar i kësaj zone të madhe që po bëhët gati 1/3 e Shqipërisë, ta dijë se ku po shkojnë lekët e veta. Ku shkojnë taksat. U grumbulluan kaq lekë. Me këto lekë do bëhet kjo, do bëhet kjo , do bëhet kjo.
Dy gjëra kam si qëllim unë. Ekspertët padyshim që i kam në një krahë por qytetari dhe fshatari që është direkt, nuk e zgjidhën këtu problemin, komunikim direkt. Ky do jetë një nga prioritetet e mia, si të lidhet me qytetarin. Të gjithë bashkarisht do bëjmë diçka për të ecur në rrugën e duhur”, tha Kosova. /gj.k/
halimi po konstaton deshtimet e tirones pasi keto dite vetem kq then,kjo keq kjo keq ajo keq etj etj.pra kush po ia le halimit tironen keq?vet kryetari i partise se tij.dhe si mund ti besojme voten neve ketyre?turp
pra gjithcka qe po thote halim kasova eshte zyrtarizimi dhe pohimi qe luli nuk beri asgje per tironen kto 4 vjet
kopjac, Veliaj ne Shen Gjergj, Halimi ne Peze, te njejten retorike, premton Veliaj per tregun e shitjes per fshataret, del edhe Halimi me te njejten gje, mire qe nuk shkove ne shen gjergj, se vetem ate kishte mangut.
Po ku e ka idene Halimi se cfare eshte tregu, se cfare jane prodhimet, ai ka mesu ca fjale permendesh, dhe tani shkon e reciton refrenin. Po ik o halim kuro naj paciente, mos ia ler ne dore specializanteve se ne kliniken tende, qe paguajne qimet e kokes, s’paguajne qe ti te merret me politike.
Kur paska filluar qe te marre vesh nje doktor nga bujqesia? Apo ben sikur merr vesh? Po mos ore doktor, mos, se do i marresh ne qafe tiransit, s’ke me ti takat te merresh e punosh, sidomos ne kete kohe qe ka 4 vjet qe s’eshte bere nje pune.
hape thesin doktor.me keto rrena kemi arritur deri ketu.urime.
Tirana ka nevoje per nje drejtues te zotin, person me energji e zell per te punuar. Mendoj se kandidati Kosova nuk ka aftesine e vizionin e duhur per te drejtuar nje qytet me pergjegjesi si Tirana.
Per z. Halim Kosova do ishte me e udhes te perqendrohej tek klinika e tij private. Shkurt Tirana nuk ka nevoje per Halimin.
Treg i organizuar e doktor?! Si ata tregjet me tezga qe kane zene trotuaret e rrugeve te ngushta te Tiranes e ke fjalen, dhe qe pengojne qytetaret te kalojne suke i detyruar ata te zbresin ne asfalt e te rrezikojne te perplasen nga ndonje makine? Ta ka mesuar Luli se c’eshte tregu e? Luli e di mire c’eshte tregu, ose me mire pazari sepse gjithe rruget e tiranes i ka kthyer ne pazar ku te gjithe kane dale ne rruge dhe madje edhe projektet i la rrugeve si ata qente e rrugeve qe kane mbipopulluar tiranen.
qellimet e tua jane ato qe ka pasur luli o halim se nuk punoni dhe kete sfide e keni te humbur. ti nuk e njeh tiranen jo me te jesh kryetar i saj.
pra po konstatohen ne menyr mese te qarte dhe ng vet kandidati i bashes papunsia dhe parazitia e lulit si kryetar bashkie.
me duket e pa vlere e gjithe kjo loj ti mor zoteri as nuk deshe te kandidoje per kryetar bashkie. respekte per faktin qe je mjek mos ju fut nje sfide qe as nuk di ta besh
Nuk e kuptoj ca munde te presesh nga cdo antar i partise demokratike dhe kto premtimet per mbajtjen e premtimeve.Sikur ti bente dhe luli se s’ben. Ne po presim tramin!
Pavarsisht komenteve partiake, jam e sigurt qe tiranasit do bejne zgjedhjen e duhur. duke votuar nje njeri fisnik, si z. Halim Kosova.