Blendi Gonxhe i është rikthyer politikës aktive duke u bërë pjesë e garës për zgjedhjet e 21 qershorit.
Kështu shkruan “shqiptarja.com”, që në një artikull të saj evidenton se Gonxhe garon për Këshillin Bashkiak të Tiranës në siglën e Partisë Demokristiane të Nard Ndokës.
Ai është i pari në listën e kandidatëve për këshilltarë të PDK-së në Tiranë.
Blendi Gonxhe është protagonist i lëvizjes së dhjetorit’91 dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës në vitet 2000.
Ai ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, në kohën kur Edi Rama ishte kryetar i saj.
Vodhi ,e vodhi e nuk u ngop djali,e popull loqja rri e kundron plehrat qe mezi presin tja lirojne nenat
Ky eshte ai Gonxhja qe s’pranonte te korruptohej me leke, po vetem me dollare prerje 100-she.
Eshte trashur po aq sa parate e qelbura qe mblodhi kur ishte nenkryetar bashkie me Ramen. Iku koha kur rinte te stolat e parkut Rinia si skoprpions. Çun qe beri shkolle qe kishte mundesine te fitonte ne jete pa u perlyer me korrupsion pffff. Njeri qe te ben per te vjelle.
Erdhi pranvera
Këndon bilbili
Çeli si gonxhe
Blend Trëndafili.
*
Nuk është shaka
Nuk është shashkë
Të gjithë filozofët
Po mblidhen bashkë.
A kane fytyre keta njerez, a kane cipe ne faqe? Si mund te jete ky delenxhi kandidat per keshilltar te Partise qe e drejton nje tjeter delenxhi?
DY DELENXHINJ BEJNE NJE LOPCAR
Ca lidhje ka gonxhja me partine e injorantit Ndoka .
Po qysh i ke mesuar te gjitha citatet e “Shokut Nard Ndoka”, mor djale?! pasi thuhet se ai e ka vene si kusht kandidimi, sidomos per te ricikluarit. Me dukesh si shishe cocacole mbi thaset e medha te jevgjiteve, qe levrojne rrugeve te Tiranes ne industrine e mjerim-riciklimit.
Nuk e fut dot Rama nga Rilindja dhe e fut nga Ripjerdhja.U zbulua edhe arsyeja e aleances me Nard Ndoken.Po mire mo se pa shkolle jemi po per budallenj na dini ore…
E zot na ruaj. A ka me kandidate te tjere? Partia e Nardit eshte kaq e madhe dhe e degjar sa thuhet: Partia e Nard Ndokes!!!
I JEP RAMA CA VOTA NGA TE VETAT NQS NUK ARRIN TJA MBLEDHI NDOK BLENDIT. BLENDI DO JETE SUPERVIZORI DHE KESHILLTARI I VELIAJT NQS VELIAJ NUK KUPTON MIRE NDONJE DIREKTIVE TE RAMES. DO JETE SI TE THUASH VELIAJ NJE GONXHE QE LULEZON.
Si dihet mundet qe i jane mbaruar parate,se eshte gati te shkoje qofte dhe me Nardin
Kujtoj permbytjen e Tiranes nga Liqeni me hapjen e diges,atehere u shkarkua.
Bledn Gonxhe eshte njeriu qe i ndryshoj Fytyren Tiranes nje manaxher perfekt operacional. Une enjoh personalisht eshte nje person qe ecen me vizion e ka objektiva te matshem reale e te mudshme per tu realizuar. Ne dijenine time Ndoka ja ka afruar listen per K Bashkiak shoqerise civile dhe intelektualeve e nese Z Goxhe e drejton ate do jete nje vlere e shtuar ne keshillin bashkiak te Tiranes. Ai njeri ngriti demokracine ne nje nivel europian i kujtoni debatet e bashkbisedimet me komunitetin e rr se Durresit per trotuare, po qytetetarine me rastin e doreheqjes. Une spo them qe Blendi eshte nje mesia jo edhe ai ka mekatet e veta, por eshte nje manaxher qe i ka dhene Tiranes madje shume me shume sesa kushdo tjeter deri me tani. Tirana ndryshimin e vertete e pati me dushen Rama-Gonxhe, thirrini kujteses qe eshte pika jone e dobet.
Mesa di une prej vitesh ai drejton nje bisnes te markes shqiptare te dhenies se makinave me qira nje model i ngritur me shume mund e djerse dhe mesa shoh po ecen mire perball te mendjenjve Europian si Avis EUROPE CAR apo te tjere . . . pra Ky zoteri di te punoje e te prodhoje rezultate.
Sa per parate qe ka ky di qe banon ne nje pallat dhe kaq. Nodhta ka fituar por me sa me kujtohet Berisha Olldashi e akozuan ate kohe, po me fal ku kane lene pa akuzuar Berisha, dinin ndonje ofiqar te PS qe ato se kane akuzuar per pakorruptuar!?
Mos harroni Blendi ishte nga studentet me te spikatur te dhejetorit, ishte nga ato te pare qe protestuan per voten e vjedhur ne 96, ndaj them o miq thirrini kujteses
Per mua Blendi nuk duhet te kandodoje ne siglen PDK po si qytetare i lire i Tiranes dhe uroj me gjithe shpirt te jete aty sepse eshte me padiskutim nje vlere e shtuar e une si qytetare i Tiranes me te ndihem thellesisht i prezantuar Suksese Gonxhe disa vota i ke nga une po ik nga Nardi me vrap!