Veliaj me banorët e Shën Gjergjit: Nuk do qeverisim vetëm në kryeqytet, por në gjithë territorin e Tiranës

26 Prill 2015, 19:13Politika TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  Erion Veliaj, ishte sot në Shën Gjergj të Tiranës, ku zhvilloi një takim me banorët e zonës, me të cilët diskutoi lidhur me problemet e tyre dhe se çfarë mund të bëhet më shumë. Veliaj, i cili në zgjedhjet e 21 qershorit do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, renditi tre çështje kryesore që do të jenë në fokus për këto zona: infrastruktura, tregtimi i produkteve bujqësore dhe zhvillimi I turizmit.

Jam këtu për të dhënë një mesazh, se nuk do të qeverisim vetëm në qendër të Kryeqytetit, por në të gjithë territorin e ri të Tiranës”, deklaroi z. Veliaj pas takimit me banorët. Ai tha se një nga çështjet kryesore ku do të ndërhyhet fillimisht është infrastruktura. “Shumë fshatra janë të izoluara me një infrastrukturë të pambaruar dhe diskriminuese, ku ca janë trajtuar si ‘të nënës’ dhe ca të tjerë si ‘të njerjkës’. Motoja jonë është: Të gjithë qytetarët e Tiranës, përfshirë edhe ata të Shën Gjergjit, janë njësoj të barabartë për bashkinë e re”.

Ai shtoi se do të marrë fund koha kur Policia Bashkiake i diskriminonte tregtarët e rregullt e të ndershëm, që me djersën e tyre mundohen t’i shesin produktet e tyre bujqësore në Tiranë. Gjithashtu, Veliaj tha se në Shën Gjergj apo zonat e tjera përreth Tiranës kanë mundësi të shkëlqyer për të zhvilluar turizmin. Sipas tij, pjesë kryesore e planit për këto zona do të jetë turizmi dhe agrobiznesi

36 komente në “Veliaj me banorët e Shën Gjergjit: Nuk do qeverisim vetëm në kryeqytet, por në gjithë territorin e Tiranës”

  1. andrea says:

    normale erioni per tiranen te gjithe bashke per tiranen.besojme se puna si minister sa do vije e do shtohet ne bashki.shpresojme ke erioni

    1. erind says:

      Erioni do i jaoe Tiranes fytyren e Griseldes

  2. bledi says:

    eri per tiranen jo si luli qe dhe ato qe i premtoi nuk diti si ti premtonte dhe jo me ti mbante.

  3. nardi says:

    Veliaj njeriu qe do t’i jape nje fytyre tjeter Tiranes tone ?

    1. altin says:

      Tirana kete fytyre do kete por thuaj qe te kene njerezit nje çap buke me shume dhe te kete pune me teper

  4. erioni says:

    bravo eri ky eshte shembulli qe duhet ndjekur prane popullit prane njerzve.energjia jote i duhet tiranes,sepse luli na la kshu sic eshte ku me paturpsine me te madhe znjsh reila permend trami dhe stacioni multimodal.turp

  5. eri says:

    nqs do kisha mundesine do i beja 1 pyetje lulit.a di gje luli se ku i bie shengjergji apo di vetem rrugen per te shkuar tek zyra ke bashkia?me vjen turp qe te them emrin e lulit kur me pyesin te huajt se kusdh eshte krytari i bashkise se tiranes.

  6. eva says:

    erion veliaj ka qeverisur shum mir ne ministrine e mirqenies sociale ku beri reforma te thella dhe i dha zhvillim sekotoreve qe ai mbulonte
    te njejten gje do beje dhe me cdo cep te tiranes ku do marri nje hov te arr zhvillimi

  7. gresa says:

    tirana duhet t eqeveriset me vizion dhe vullnet te mire dhe kete gje mund ta bej vetem erion veliaj sic ka bere deri tani ne bashkine e tiranes
    tirana e meriton kete djal puntor

  8. noni says:

    un kam 1 propozim , a mundet dikush qe ti coje kta te pd eskursion tek st trenit qe ta shohin qe trami nuk ekziston?

  9. miri says:

    ky eshte vizioni x te qeverisur tiranen dhe fshatrat perreth me reformen terrioriale tani
    ky eshte njeriu i duhur x tiranen

  10. limi says:

    bravo zoti kryetar i ardhshem i bashkise qe keni kete vizion per fshatrat e tiranes

  11. 007 says:

    Po Erjon po, megjithese jam me Zemer te thyer une Voten prape ty do ta jape, sepse nuk shikoj dicka tjeter me mire se ty, po me Ilirin dhe Moniken ca do behet, nuk mund te kemi dy Shtete Paralele, nje Shtet Shqipetar qe me te mirat dhe te keqijat e tij ka permiresime, dhe nje shtet Paralel qe zhvillohet ne Ministrite e Ilirit, ky i fundit nuk ka asnje kontrolli dhe punon vetem per te mbushur Xhepat e Monikes, kjo do ta shkaterroje Rilindjen dhe ju do dilni prape ne Opozite!!!!

  12. eli says:

    erion veliaj eshte kujdesur gjithmon x shtresat ne envoje dhe kete gje do beje dhe ne drejtimin e bashkise se tiranes
    ky njeri do i jap zhvillim te gjithanshem ne cdo aspekt dhe cep te saj kryeqytetit

  13. loni says:

    kjo eshte fryma qe duhet,interesim per popullin dhe jo si luli qe vjen verdall duke u hequr sikur ka bere me shume se gjithcka per tironen.

  14. anisa says:

    ashtu si po qeverisni tashi dhe cdo gje do dali shume mire , ju lumte dhe bravo RILINDJA

  15. interesanti says:

    bravo eri kjo eshte fryma qe duhet.te gjithe bashke per tiranen,pune reale dhe serioze prane qytetarit.

  16. denisi says:

    kjo eshte fryma qe duhet energjki dhe pune pune per tironen.

  17. ale says:

    bravo eri interesim dhe shprese per njerzti e thjeshte,infastruktura qe basha nuk dinte as si ti premtonte

  18. sit back and.. relaks says:

    kujdes me ate perveshjen e mengeve. eshte bo keq per kemisha me menge te shkurtera ne tirane apo si?

  19. helena says:

    Premtime me alternativa konkrete, te realizueshme qe do te rrisin mireqenien e tiranasve dhe gjithe banoreve te rrethinave, jo me premtime mashtrime me perralla si ata te pd-se, qe vec vete i besojne se as ne 2011-en nuk ishin te besueshem, se nuk arriten t’i fitonin zgjedhjet, por kishin veglen lefterie lleshi ne kqz.

  20. irida says:

    Ja tani do shohim direkt qe halimi do shkoje ne zonat rurale edhe ne shengjergje per te imituar fushaten, se s’ka asnje ide as si te beje fushate, dhe vetem kopjon dhe kur kopjon, e ben keq e keput brockulla.

  21. butrinti says:

    edhe.un jam per erjon veliaj nje djal qe presim shum pun nga ana e tyj qe kryeqiteti jon te behet me i bukur dhe me njerzor saranda eshte me ty sepse je nje djal puntor dhe me ide

  22. e verteta says:

    Te gjithe komentet e mesiperme jane shkruar nga nje person i vetem qe paguhet nga taksat e shtetit per te lavderuar qeverine dhe share opoziten. Turp per faqe te zeze rilindja ku perfundoi.

  23. petrit zela says:

    Rinia ka te drejten,te drejtoi vendin.Se keta keta jane vizionaret-e se
    ardhmes..Ndersa pleqerija,nuk ka arsye te ingranohet me problemet e botes se ree..Eshte vete natyra,qe e ka privuar pleqerin, per tu mos u angazhuar me boten e re..Jam plotesisht i ndergjegjshem,se Z Veliaj I ploteson,me se miri kriterert, per te qene kryetar i bashkise te qytetit te Tiranes,jo vetem si nje intelektual por
    pasqyra e fizionomise se tij,demostron boten e tij te brendeshme shpirterore,dhe angazhimin e tij te jashtzakonshem per ti ardhur ne ndime,kujtdo dhe cilit do pa dallim moshe feje dhe ideje..

    1. sit back and.. relaks says:

      bote e re thane dhe komunistet pas 44. e dime si perfundoi.

  24. Uji i ftohte says:

    Hajdut i rrezikshem.

  25. Gopisti i NSHRAK-ut says:

    Doli foli Lym Velia,
    Doli foli per atdhe,
    Mjere atdheu, Shqiperia,
    per kete vemje te pafe.

  26. anananananaanana says:

    Te besh kaq shume propagande, do te thote se e ndjen rrezikun bythes!

  27. Bond says:

    Te pakten e ‘meson’ se ku bie kjo komune….i fut ene njecik mish keci me vere!
    Ehhh…sa mbare po u ecen ketyre pioniereve te Sorosit!

  28. shqip hesapi says:

    Erioni i ka te gjitha aftesite per te drejtuar mire edhe ne fshatra.

  29. Patriot says:

    O Mero ,te lutem kontollo se nga te vijne emailet se jam i bindur qe ato qe jane pro kameleonit Erion Veliaj vijne sigurisht nga e njejta dore e vetme. Ky hajdut me cizme qe sapo e zbuloi Shengjergjin shkoi ne Shengjergj me nje rruge superbte asfaltuar e cila eshte shtruar nga fondi i zhvillimit fale perkujdesjes se Gjergji Bojaxhiut. Ky i fundit mbulonte ate zone elektorale per llogari te PD. me pak fjale Erion mashtruesi le te shkoje e te genjeje ndonje tjeter se katunaret e Tiranes jane dreqer e te peshojne me sy dhe jo me peshore. Ik Erion e bej ndonje lek se Bashkine e Tiranes ti nuk e fiton

  30. dn says:

    Turizm ne sheh gjergj?nuk po ka turizm ne pikat ma te bukura e do te kete ketu!Premtimet bosh engagjoj vetem ata qe iu besojne!

  31. lili says:

    Në fund të vitit të kaluar, kur Enti Rregullator e rriti çmimin e energjisë për shumicën e konsumatorëve familjarë, Qeveria deklaroi se do të kompensonte plotësisht shtresat më të varfëra të popullsisë. Për këtë qëllim, në buxhet u përcaktua një fond 1.6 miliardë lekë, i cili do të mbulonte gjithë efektin e rritjes së tarifës për rreth 200 mijë familje në shkallë vendi.

    Sipas një skeme të hartuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale, për të mos krijuar vështirësi te këto familje u vendos që kompensimi të parapaguhej. Por sipas të dhënave, që publikon Ministria e Financave, deri në fund të Marsit rezulton se buxheti nuk ka shpërndarë asnjë lek për kompensimin e çmimit të energjisë, raporton TCH.

    Ministria e Mirëqenies Sociale pretendon se familjet e kanë marrë kompensimin, por kjo nuk është pasqyruar në buxhet për shkaqe proceduriale.

    Të dhënat tregojnë se kompensimi i energjisë nuk është transferta e vetme për të varfërit, që ka ecuri problematike. Pagesat për ndihmën ekonomike, gjithashtu kanë rënë me gati 50 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Kjo do të thotë se në 3 muajt e parë të vitit, ndihma që u është shpërndarë të varfërve është gati 20 milionë dollarë më pak, sesa tremujori i vitit të kaluar.

    Të njëjtën ecuri, me të ulët se vitin e kaluar, kanë edhe pagesat për të papunët, një tjetër zë përmes të cilit buxheti mbron shtresat në nevojë.

    Për shkak të borxhit të lartë dhe marrëveshjes me FMN-në, Qeveria është e detyruar të ndjekë një politikë të shtrënguar me financat publike. Por, balancimi i buxhetit në kurriz të të varfërve nuk është një politikë e rekomanduar nga institucionet e specializuara, përfshirë vetë Fondin Monetar.

    Shumë nga shtresat më të varfëra të popullsisë kanë si burim të vetëm të ardhurash transfertat që marrin nga shteti, ndaj dështimi i buxhetit për t’i shërbyer në kohë ka pasoja të forta mbi to. Një situatë, të cilën Shqipëria e përjetoi në vitin 2013, kur shtresat në nevojë u lanë për disa muaj të papaguara

    Le te na tregon pak ma shume per kete ministri!

  32. lori says:

    Erioni per Tiranen?! Do i nxirrka mire shpenzimet e dasmes

  33. megi says:

    Nuk i heq asnje presje shkrimit te “lilit”, gje qe tregion me se miri se sa mire ka arritur ta drejtoje Veliaj Ministrine e Mireqenies. Gjithashtu eshte fatkeqesi e madhe qe ata langaraqe qe paguhen me taksat tona( te punesuartit e Veliaj), mbushin faqet e rrjeteve sociale apo mediave online me propagande boshe per ish ministrine e tyre. Rrini me mire, hani ate cope buke qe po ju jep rilindja e mos beni gam-gam se na hapet barkun. Dreqi ta haje, nuk eshte gjithe audienca bageti e mund te genjehet nga kjo propagande e shemtuar. Ka edhe njerez me dy pare mend, ose thjesht fare qe kane prinder pensioniste edhe qe e dine shume mire qe asnje kompesim nuk kane marre per rritjen e energjise. Erion Veliaj, eshte personifikimi i demagogut( si shefi e vet), hajdutit, dhe te paaftit por qe ka aftesi te jashtezakonshme ne Public Relation. Kjo eshte e vetmja aftesi qe ka!! Turp turp turp!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje