Nga Zani Çaushi te Dritan Dajti, të dënuarit me Facebook dhe celularë

26 Prill 2015, 15:32Politika TEMA

Rrjetet sociale në burg nuk janë një mollë e ndaluar. Mjafton të klikosh në Facebook për emra të njohur të botës së krimit, e për të dënuar të përjetshëm dhe disa i gjen fare lehtë.

Ju kujtohet Zani Caushi, një i dënuar i përjetshëm? Ai ka një llogari të vetën në Facebook, ku flet e pyetet nga të afërm dhe miq, si dhe urohet që të dalë në liri sa më shprejt. Po i pandehuri Dritan Dajti, nën akuzë për vrasjen e 4 efektivëve të Policisë në vitin 2009? Edhe ai ka shkrepur një foto nga ambientet e burgut e ka hapur një faqe në Facebook. Ashtu si dhe një i dënuar tjetër i përjetshëm, për masakrën e Urës Vajgurore, Fran Marashi.

Por a është kjo gjë e lejuar? Gjatë një interviste për Top Channel, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve shprehet se, ka raste kur këto llogari hapen nga mbështetës të të dënuarve apo familjarë, por edhe vetë të dënuarit përdorin telefona, të futur në mënyra nga më të ndryshmet në burg, për të komunikuar me njerëzit jashtë.

TCH: A është shqetësues për drejtorin e Burgjeve përdorimi i rrjeteve sociale nga qelia?

Artur Zoto: Përdormi i rrjeteve sociale nga persona, të cilët trajtohen në sistem kryhet nëpërmjet telefonave celularë, përmes të cilëve ofrohet edhe shërbimi i internetit. Ka shumë raste, që ne kemi identifikuar përdorimin e këtyre rrjeteve sociale, por mund të ndodhë që edhe familjarët apo të afërmit e tyre mund t’i mbajnë të hapura këto llogari, duke vendosur emrin e një të dënuari apo të paraburgosuri. Megjithatë, duke vlerësuar infrastrukturën aktuale që kemi, mund të them se lufta apo parandalimi për përdorimin e këtyre sendeve të ndaluara përbën një sfidë, sepse kemi nevojë dhe duhet të fokusohemi më shumë tek investimet teknologjike. Ndërthurja e investimeve teknologjike me burimet njerëzore është perfeksioni që duhet arritur.

Ka edhe shembuj paradoksalë, siç është edhe adresa e Nazime Vishës, vajzës që ka hapur një llogari së bashku me foton e njeriut që ajo vrau, ngjarje që bëri bujë asokohe dhe nxiti diksutimin nëse viktima ishte i dashuri i saj apo dhunuesi?

Vitet e fundit është konstatuar se, nga burgjet urdhërohen me telefon ose nëpërmjet internetit, trafiqe droge, sikurse në rastin e Indrit Dokles; gjobëvënie dhe vrasje, si në rastin e Admir Tafilit; apo edhe ngjarja më e fundit, ku policia tha se i dënuari Genc Ferhati kishte kontaktuar nëpërmjet Facebook-ut me një biznesmen, duke kërkuar përqindje nga fitimet e tij.

TCH: Kohët e fundit janë raportuar disa ngjarje të komanduara nga të dënuar që mbahen në burgje. A keni marrë masa ju për t’i parandaluar këto episode kriminale?

Artur Zoto: Mund të them se Drejtoria e Përgjithshme ka qenë shumë bashkëpunuese për sa i përket zbulimit dhe dokumentimit të kësaj veprimtarie kriminale të këtyre personave. Gjithsesi mund të them se kemi qenë shumë të ashpër jo vetëm për masat e kontrollit të sigurisë, por edhe kontrollit për posedimin e telefonëve celularë nga personat që kemi në institucion. Paraprakisht deklaroj se me parandalimin që kemi bërë të futjes së telefonëve celularë, kemi mbi 80 raste kur familjarë apo të afërm të tyre kanë tentuar të jo vetëm telefona, por edhe karta SIM për përdorimin e tyre. Kemi edhe 60 raste të tjera që kemi kapur telefona brenda sistemit. Veç kësaj jemi fokusuar edhe tek analizimi i rasteve në lidhje me kryerjen e detyrës nga ana e stafit. Kemi marrë mbi 15 masa disiplinore, jo vetëm për punonjës të rolit të parë, por edhe ata të rolit të mesëm, të cilët janë përgjegjës të drejtpërdrejtë për garantimin e sigurisë në institucione.

6 komente në “Nga Zani Çaushi te Dritan Dajti, të dënuarit me Facebook dhe celularë”

  1. AK-47 says:

    Te gjitha teorite kriminalogjike dhe policore kudo ne bote flasin per nje drejtim te krimit te organizuar dhe krimeve te renda nga qelite e burgjeve, prandaj edhe masat qe merren jane teper shtrenguese! Ndera tek ne ndodh e kunderta, kujtojme se edhe nga burgjet shqiptare ka shembuj plot, permendim rastet Dokle- Tafilaj, njeri nuk rresht se trafikuari heroine tjetri nuk rresht duke vrare….Po pse mo keta qeveritaret kur vjen matura shteterore nuk lene zhurmues kunder celulareve pa montuar neper shkolla, nuk paskan zhurmues per te prishur valet neper burgje??

  2. pjatalarsi says:

    Ik or bab! Te jetosh jashte burgut si qen! Me pasiguri ekonomike, me friken se po te arrestojne per vonesen e pageses se kamates se dritave, me ankthin se te perplas ndonje veture kaposh! Me mire ne burg, me gjithe te mirat dhe me dinjitet!

  3. Mimusta says:

    Nuk e di pse merakoset policia per aparatet celulara dhe kompjuturat. Qeveria te vendosij shurmues per telefonat dhe te nderpres internetin. Ashtu qe u dalin jashte perdorimit keto aparate apo ka ndonje veshtirsi ose ka persona ne administrat qe siguroje fitime nga futja e celularve ‘smart’.???????

  4. "BALASHI" says:

    Ç’ broçkullit ky drejtor? As vet s’ merr vesh se ç’ thote!!! Zbato ligjin o njeri, leri pallavrat. Bliu tesha policeve se i blejne vet me rroga qesharake.

  5. Keta mut trima ne ^ jane ca mije muti qe vrane njerz te verfer dhe te pa mbrojtur.PSe keta kurva qe jane ne burg nuk bejne nji revolt nji organizim te vrasin femijet e politikanve qe ketyre politikanve ta shikojne cfare edhte padrejtesoz

  6. Petro says:

    Sa rivdekje behen ne emer te rilindjes! Ka me shume se 100 vjete tashme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje