Veliaj bashkëbisedim me sportistët: Fondet për sportin s'do përdoren në fushata

2 Maj 2015, 12:53Politika TEMA
Veliaj bashkëbisedim me sportistët: Fondet për sportin

Ndërsa është njohur me problematikën e sportistëve dhe sportit, Veliaj ka premtuar se nëse zgjidhet do t’i kthejë sportit vëmendjen e duhur.

“Përpara se të vija këtu pata një bisedë me Rid Halilin, i cili më tha se në tre vite nuk ka marrë asnjë mbështetje nga Bashkia për klubin e Tiranës.

Por Kryetari i Këshillit Bashkiak Aldrin Dalipi më tha se 800 mijë dollarë kishte miratuar Këshilli për sportin, por 420 mijë u morën për fushatën e vitit 2013”, ka thënë Veliaj, duke shprehur dëshirën e tij për ndryshimin e situatës.

Do të heq trajtimin ekskluziv të vetëm një ekipi. Bashkia duhet të investojë sado pak edhe për Partizanin dhe Dinamon. Duhet të kenë edhe ato diçka, pasi është edhe Bashkia e tyre, por edhe taksat e tyre”

Aktualisht, unë do të doja ta gërshetonim të gjithë bisedën me të gjithë ata që dëshirojnë ta ndryshojnë qytetin tonë, që ta bëjnë më energjik e më të shëndetshëm”, ka shtuar ai.

Do ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur. Të gjithë jemi lodhur me politikanët konfliktuale që sulmojnë kundërshtarët politike, por duhet të bëjmë një politikë tjetër për qytetarët. Sot bashkia e Tiranës është bashkia që ka shpenzuar më pak për sportin, madje me pak se 1% të buxhetit është harxhuar për sportin. Ne duhet ta kthejme ketë fushatë në një sprint në dobi të sportit dhe të sportistëve dhe sot ne po prezantojmë një grup të rinjsh për t’i dhënë një fytyrë të re sportit në kryeqytet”.

Kandidati i së majtës për bashkinë e Tiranës, Velia, solli në retrospektivë periudhen e viteve 1990 e në vijim, dhe u shpreh se për sportin është bërë pak, por ne do ta ndryshojmë bashkë me ju.

“Le të bëhemi inteligjente, të shpenzojmë pak më shumë sot për sportin që të garantojmë të ardhmen e sportit nesër. Tirana ka ndryshuar shumë dhe kufizohet me Matin, Librazhdin, ku janë bashkuar zonat rurale dhe është një mundësi për zhvillimin e turizmin malor dhe aktiviteteve sportive dhe jam i gatshmëm që në strategjine tonë të programit ta përfshijmë këtë zhvillim të ri edhe për sportit”, tha Veliaj.

Veliaj ka vlerësuar edhe problemin e ndarjes së korsive të veçanta për ambulancat dhe biçikletave dhe zënien e tyre dhe trotuareve nga mjetet e tjera, ku ka theksuar se një prej tyre ka qenë edhe kreu aktual i Bashkisë Lulzim Basha.

Kryetari i Bashkisë për 4 vite e parkonte makinën në trotuar, për karshillik të njerëzve, invalidëve apo atyre që lëviznin me biçikletë. Askush nuk mund të jetë tangërlliks aq sa të parkojë makinën në trotuar. Ambulancat nuk kanë as korsinë e tyre për të transportuar të sëmurët”, tha Veliaj.

Duke folur për investimet për sportin në Tiranë, Veliaj vlerësoi procesion për ndërtimin e Qendrës Olimpike, një financim prej rreth 5 milionë euro nga qeveria. Ai gjithashtu shtoi se do të punohet për transformimin e shkollave në shërbim të komunitetit.

Gati të nisë puna për ndërtimin e qendrës olimpike. Projekti rreth 45 milionë euro i financuar nga qeveria  Por nuk mundet që të financojë vetëm qeveria qendrore. Bashkia e Tiranës nuk ka shfrytëzuar as paratë e dhëna për ambiente sportive. Shfrytëzimi i ambienteve të shkollës. Bashkia e re do të jetë në garë me MAS për të transformuar sa më shumë shkolla në shërbim të komunitetit.” 

22 komente në “Veliaj bashkëbisedim me sportistët: Fondet për sportin s’do përdoren në fushata”

  1. besnik says:

    Super Veliaj. Ky eshte kandidati qe i duhet Tiranes. Ai do ti jape nje fryme te re qytetetit.

    Veliaj eshte ai qe duhet te votojme me 21 qershor.

    1. landi says:

      Nuk ka asnje dyshim qe me sportin Basha ka deshtuar ne cdo drejtim. Te gjithe i mbajme mend protestat qe tifozeve te Tiranes para bashkise per te reaguar per gjendjen qe ishte Tirana.

      Nuk vazhdohet me keshtum duhet ndryshim. Prandaj te gjithe duhet ti japim nje goditje dhe pinjollit te Bashes.

      1. Opium says:

        Populli eshte i lodhur nga njerez dembele dhe kerkon njerez energjike dhe plot ide. Nuk kemi nevoje per nje person qe rri tere diten tek shqupi por per njeri qe punon per qytetaret.

        Kemi nevoje per njerez puntore. Shembulli me i mire eshte Veliaj.

        1. torra says:

          Parazitizmi kafeneve dhe pikave te basteve, karakteristika e te rinjve tane dhe s’kane faj, se asnje investim per sportin, asnje fushe sportive, asnje aktivitet, as korsite e bicikletave qe shoqeria civile i ka promovuar fort, se nuk eshte ndonje e re, te gjitha fondet, perfshire edhe ato per sportin, kane shkuar per udhetimet e lulit ne amsterdam.

          1. qamili says:

            na vjen mir qe je nje i ri vizionar, qe do ta ndryshosh mireqenien e qytetareve te Tiranes, me jete me aktive e sociale, te jesh nje kryetar qe degjon hallet e qytetareve, dhe te kesh vullnetin e mire per t’i dhene zgjidhje.

            1. dhe jo vetem says:

              Sa shume gjera jane per tu bere per Tiranen, jo vetem investimet ne sport, asnje fond per investime publike ne 4 vjet, asnje projekt per Tiranen, vetem ndertime te paligjshme, makina luksoze per kryetarin e bashkise dhe kaos, nga mungesa e nje kryetari qe te drejtoje punet e vendit.

        2. Renata says:

          Eshte nje kandidat shume i mire per poziten sepse ka potenciale dhe energji per ta bere me se mire punen ne Tirane. Mendoj se sporti ka nevoje per nje perkrahje te vecante sepse ne 4 vite rrenim ne cdo aspekt duhet nje njeri puntor dhe me energji.

        3. Indrit says:

          Veliaj eshte nje person qe karakterizohet nga puna e palodhur dhe vullnet per te bere gjera sa me mire. Kjo e tregon dhe reformat qe ka ndermarre ne krye te ministrise se mireqenies dhe rinise.

          Reforma e pensioneve eshte nje nga sukseset me te medhaja te kesaj qeverie dhe Erioni ka meritat me te medhja.

          Kam besim se ai do te beje te njejten gje ne bashki.

          1. Papi says:

            Cfare beri Basha per sportin, asgje. Madje basha kishte dhe pushtetin qendror te tijin dhe nuk beri asnje gje.

            Prandaj ne duhet te votojme per Veliajn sepse dhe pushteti qendror eshte i te majtes dhe do te kete me shume investime per Tiranen.

            1. Reila says:

              Trami i Lulit nuk erdhi kurre per te marre ekipin e Tiranes per ta cuar ne stervitje. Madje si te mos mjaftonte kjo ia hoqi dhe ato pak fusha qe kishte ky qytet.

              Nuk kemi pse te besojme me premtime e sozise se Lulit. Duhet te kthejme timonin nga drejtimi i duhur.

    2. fanatiks says:

      Eriono premto per ekipin e Tirones mirpo mos na dil si ky tjeteri qe na katanisi ne ket far feje. Tirona osht msu me dal kampion Eriono kshu qe po more Bashkine boj per klubin. Fanatiksat jan me ju.

    3. Andos says:

      Bej pune te mire edhe per Tiranen. Ministrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise e drejtove ne menyren me te mire. Puno me aq zell dhe perkushtim edhe per kryeqytetin e braktisur prej kater vitesh nga kryetari aktual i cili rezultoi nje pertac.

  2. lola says:

    super eri, drejtimi i duhur per tiranen dhe do zhvilloje sportin dhe terrenet sportive en tirane

  3. Astriti says:

    Cfare do beni per Legjenden Dinamo zoti Veliaj ???

  4. ema says:

    Veliaj do i japi Tiranes ndryshimin qe mungon ?

  5. agim says:

    tirane si duhet nje projekt konkret per sportin ne tirane dhe jo lenien ne mjerim te asaj se sporti eshte sh i rendesishem per jeten e nje qytei,bravo erion qe i kushton kaq sh venmendej sportit

  6. besimi says:

    erion veliaj esht energjik
    erion veliaj esht eme vizion
    erion veliaj eshte ajo cka tiranes i mungoi pra drejtimi i duhur

  7. Elma says:

    Tiranes i duhet nje kryebashkiak qe te jete ne krye te puneve dhe te beje per tiranen ate qe nuk u be ne keto 4 vjet,,, dhe gjerat cdo dite e me teper erdhen duke u perkeqesuar dhe keshtu ndodhi dhe ne rastin e sportit ku cdo gje ngeli ne meshire te fatit sepse turisti basha buk deshi tje dije me per tiranen.

  8. Eris M says:

    jo vetem klubi i tiranes por i gjithe sporti ka nje mungese mbeshtetjeje sh te madhe nga ana e bashkise, eshte per te ardhur keq

  9. antisistemi says:

    U premtua shume lidhur me komplekset sportive mirpo u bene kater vite e akoma nuk eshte realizuar asgje, asgje. Shpresojme qe kandidati Veliaj te drejtoje Tiranen e te punoje edhe ne kete drejtim.

    1. Andos says:

      Ne vitin 2011 Lulzim Basha premtoi se do ngrinte disa komplekse sportive mirpo realisht nuk u investua fare. Klubi i futbollit i Tiranes ka humbur shkelqimin, Tirana si klub eshte mesuar te qendroje ne maje te futbollit shqiptar. Ndjehemi te braktisur.

  10. Claus says:

    As ne programin e “zotit Filimon kryetar i bashkise sone” andej nga vitet `30, sporti aq me shume futbolli nuk ka qene ndonjehere ne axhendat bashkiake.

    Nuk ka marre asnje kacidhe atehere kur quhej “Puna” e Tirones me fushe tek Shallvarja kur kryetar e prefekt i Tirones kishin Mon Kukaleshin a Qazim Mulletin, sot na premtoka ky qe do te investoj ne sport!!!!

    Ekipi i Tirones, “17 Nentori” kerkon te mbahet me fondet e bashkise, metode qe nuk e gjen as ne asnje vend te botes!

    Ne vend qe ato fonde te hidhen per ndertim te ndonje shkolle ose kopeshti derdhet ne arkat e ketij klubi a thua se ky klub eshte teper jetik per qytetaret e Tiranes.

    Eshte ndertuar qe ne fillim mbrapsht ky muhabet, ku bashkite e rretheve financojne klubet e tyre sikur je akoma ne kohen e komunizmit.
    Klubet le ta mbajne vete veten e tyre. Nese nuk e mbajne te falimentojne. Vetem ne kete pike Basha ka bere mire qe pak ose aspak kacidhe derdhi ne arkat e “Tirones”, kur ne kohen e Rames u dynden ne financa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje