Rama: Në 18 muaj polici europiane, vrasjet u ulën me 72.7 %

6 Maj 2015, 14:05Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama përmes një komenti në Facebook ka publikuar shifrat ndër vite të kriminalitetit në vend, ndërsa thekson se në 18 muaj Shqipëria ka një polici europiane.

S’ka asnjë dyshim se ka ende shumë më shumë për të bërë se ç’është bërë në këta 18 muaj që Shqipëria të ketë një polici europiane dhe që polici shqiptar të ketë figurën që duan e meritojnë qytetarët e këtij vendi.

Por në këtë pasqyrë janë shifrat pa koment që flasin vetë nëse Shqipëria po merr kthesën në Drejtimin e Duhur drejt transformimit në një vend plotësisht të sigurtë, ku shifrat e kriminalitetit të jenë nën mesataren rajonale dhe në mesataren europiane.

– Vrasjet e regjistruara ndër vite:

Viti 1990 evidentuar 129 vrasje. 1991 (205 vrasje). 1992 (251 vrasje). 1993 (268 vrasje). 1994 (265 vrasje). 1995 (210 vrasje). 1996 (248 vrasje). 1997 (1542 vrasje). 1998 (573 vrasje). 1999 (496 vrasje). 2000 (275 vrasje). 2001 (208 vrasje). 2002 (179 vrasje). 2003 (144 vrasje). 2004 (119 vrasje). 2005 (131 vrasje). 2006 (87 vrasje). 2007 (103 vrasje). 2008 (88 vrasje). 2009 (82 vrasje). 2010 (118 vrasje). 2011 (124 vrasje). 2012 (125 vrasje). 2013 (107 vrasje). 2014 (98 vrasje).

– Vrasjet e tremujorit të parë janar- mars (në këtë statistikë janë të mbledhura bashkë edhe vrasjet me dashje edhe vrasjet nga pakujdesia po ashtu):

Viti 2005 evidentuar 27 vrasje. 2006 (17 vrasje). 2007 (19 vrasje). 2008 (23 vrasje). 2009 (26 vrasje). 2010 (28 vrasje). 2011 (29 vrasje). 2012 (29 vrasje). 2013 (28 vrasje). 2014 (32 vrasje). 2015 (16 vrasje)

55.8% më pak vrasje se në vitin 2014

– Vrasjet për muajin prill 2015 (edhe në këtë statistikë janë të mbledhura bashkë edhe vrasjet me dashje edhe vrasjet nga pakujdesia gjithashtu):

Viti 2015 evidentuar 3 vrasje. 2014 (11 vrasje). 2013 (14 vrasje). 2012 (7 vrasje). 2011 (7 vrasje). 2010 (6 vrasje). 2009 (7 vrasje) 2008 (5 vrasje). 2007 (7 vrasje). 2006 (10 vrasje). 2005 (9 vrasje)

72.7% më pak vrasje se në vitin 2014
78.6% më pak vrasje se në vitin 2013″, shkruan Rama në rrjetin social. /gj.k/

20 komente në “Rama: Në 18 muaj polici europiane, vrasjet u ulën me 72.7 %”

  1. kreuza says:

    policia e shtetit ka ndryshuar rrenjesisht, tani eshte ne sherbim te qytetareve, mjafton te marresh 129 dhe brenda pak minutash eshte aty, kjo eshte policia qe duam.

    1. pajtim says:

      kemi pasur nje polici, qe sherbente vetem per te dhunuar protestuesit e lire, polici strehe e krimineleve qe i sherbenin pushtetit, polici ne sherbim te oborrit te saliut, e kemi tashme nje polici qe i sherben qytetareve, qe lufton krimin, qe eshte aty sa here kemi nevoje, keto jane ndryshime reale dhe pergezime per perkushtimin.

      1. lumila says:

        Pavaresisht qellimeve dashakeqe te disa politikaneve te inkriminuar te veshur me pushtet, per te destabilizuar vendin, policia qe ne kemi sot po ben nje super pune per te luftuar krimin, tolerance zero ndaj cdo denoncimi, eshte kudo ku ka nevoje, eshte profesionale. eshte ne drejtimin e duhur, vijoni me punen me perkushtim maksimal sic keni bere deri me sot.

        1. winxi says:

          Maten mire vrasesist tani, se e dine qe ka nje polici qe punon 24 ore, qe eshte ne gjurmet e krimit dhe qe nuk ka tolerance per asnje per te luftuar krimin. Largimi i elementeve kriminale qe drejtonin strukturat e policise, qe e perdornin vetem per sulme a mbrojtje personale, ndaj atyre njerzve qe i votuan, duket se po i jep efektet e para.
          Angazhimi i forcave te policise per te ndjekur rast pas rasti, deri ne zbardhjen e plote te rasteve, gjithashtu po jep rezultate.

    2. sajmir says:

      bravo sajmir tahiri ja ndryshove fytyren policise se shtetit

    3. maksi says:

      pervec ksaj tashme ke polici kudo neper rruge !! dikur skishte asnje makine!! ose po te bite rasti do ishte duke bere te fortin per ndonje demokrat!! sot cdo gje eshte ndryshe!! sot kemi SHQIPONJAT AKTIVE!! bravo saimiri

    4. Renata says:

      eshte pa me te voglin dyshim nje pune shume e mire e forcave te armatosura per te qene ne krye te detyres dhe per ti sherbyer njerezve…
      Dhe me shume se gjithcka faktet flasin vete.

    5. mario says:

      suksese per punen shume te mire me policine e shtetit duke i dhene standartet e policise europiane

      1. pati says:

        qytetaret shqiptare meritojne nje polici te standarteve europiane dhe kete gje po e plotesoni mese mire duke rritur nivelin e policise se shtetit

    6. keno says:

      ne kohen e pd-se vrasjet ishin me te larta nga vet miqt e pd-se !! ato vrisnin se si lenin te futeshin neper lokale !! ato vrisnin per nje parkim makinash dhe e bukra e kesaj eshte qe ato kurr sjan kapur !!! perkundrazi ato jan cuar jasht shtetit !! sot ne kemi nje polici qe te arreston brenda nates!!

    7. silvo says:

      kjo eshte fytyra e re e policise se shtetit dhe jo ajo e demaskuara dhe shkaterrusja qe ngjallte vetem terror e na lane pd-istat

    8. Kastrioti says:

      policia ka ndryshuar me 100%.. eshte nje polici qe nuk e kishim imagjinuar se do ishte ndonjehere kaq efikase ne shqiperi,, suksese ministrit per punen e palodhshme

  2. reina says:

    me ne fund mbas kaq shume kohesh kemi nje sherbim shume te rendesishem te gatshem per te na u gjendur afer
    policia eshte ne dispozicion per te ndihmuar dhe informuar qytetaret cdo moment te dites dhe keto ndryshime jane te dukshme

  3. drini says:

    fytyra e re e policise se shtetit i ka dhene besim qyteetareve

  4. albi says:

    Kur u bë kaq e mirë Policia? Në këto pak ditë pasi hoqe Didin?

  5. Claus says:

    Shume europian u tregua ai shefi ne Kukes!

  6. xxxx says:

    shum europiane me shum polic se njerez,ne europ nuk sheh polic me sy ketu cdo 2 mt polic ,pale pastaj ne pika kufitare qe flene ne kembe

  7. likja i lsi says:

    Avash avash akoma nuk jemi te sigurte.

  8. al paci says:

    Shifrat ka ndryshuar dhe policia po punon me mir. Ama ate qe beri shefi i kuksit te jeni te sigurt qe me te till gjuhe flasin te gjith shefat ne shqiperi. Ne kete drejtim nuk ka ndryshuar azgje mos te zerin nje hall te futesh ne rajonet e policis shqiptare se te shajn te ofendojn e te fusin dru sa u do qefi. Policia shqiptare esht shum amatore ne menuren e komunikimet me qytetarin. As e kan iden se ca u lejon ligj e ca nuk u lejon te bejn, dhe me ben pershtypje se pse nuk jua mesojn rregulloren policis. Polici do futur ne test eshte i aft menderisht dhe fizikisht per ate pun qe ben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje