Trajtim me respekt dhe lehtësim i procedurave burokratike, ishin dy nga çështjet që kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, u zotua se do të zgjidhte pas 21 qershorit në dëgjesën e sotme me një grup tregtarësh te zona e njohur si ish Frigoriferi në kryeqytet. Që në fillim të takimit, Veliaj u njoh me disa nga shqetësimet e tregtarëve, të cilët shprehën rezervat e tyre për sjelljen e inspektorëve dhe policëve bashkiakë, procedurat e zgjatura në marrjen e shërbimeve për bizneset e tyre, si dhe mungesën e politikave lehtësuese nga ana bashkisë.
Veliaj vuri në dukje se Bashkia ka një problem shumë të madh me taksat vendore sepse çdo vit ka mbledhur vetëm gjysmën e tyre. “Kemi vënë re se po të jesh i ndershëm në Shqipëri e në Tiranë ke një kosto më të lartë. Kush është i ndershëm taksohet, detyrohet të paguajë drita e ujë, ndërsa të pandershmit jo vetëm që nuk ndëshkohen, por edhe shpërblehen. Por, trajtimi ‘ca të nënës e ca të njerkës’ do marrë fund”, deklaroi Veliaj. Ai tha se premtimi i kryetarit aktual për të rritur me të paktën 2.5 herë të ardhurat e bashkisë nuk është realizuar. Sipas tij, në rastet kur një biznes është gjobitur pa të drejtë, do të shihet mundësia që të çlirohet nga gjobat dhe kamatëvonesat.
“Më vjen keq kur shikoj inspektorët e tregjeve, që kundrejt rryshfetit, i trajtojnë njerëzit me diferencime. Kjo është e pandershme dhe e padrejtë”, shtoi Veliaj. Ai tha se në Bashki ekziston e njëjta situatë edhe me bizneset që duan të paguajnë detyrimet. “Shteti duhet t’i mirëpresi krahë hapur sipërmarrësit që japin para për qytetin”, tha Veliaj. Sipas tij, ai do të angazhohet për përmirësimin rrënjësor të shërbimeve që do të ofrojë Bashkia e Tiranës sepse bizneset janë motorri i zhvillimit ekonomik dhe i punësimit në kryeqytet. Këtu Veliaj hodhi sërish idenë e krijimit të një inkubatori biznesi dhe krijimin e fondit të nxitjes së punësimit, në mënyrë që edhe qeveria vendore të kontribuojë në hapjen e vendeve të punës.
Veliaj deklaroi se Bashkia ka nevojë për të përmirësuar efiçencën e investimeve. “Pse të harxhojmë buxhetin e Bashkisë, kur një investim mund ta bëjë privati? Në momentin kur qendra rinore mund të financohej nga një kompani celularësh apo bankë, pse duhet të harxhojmë paratë e taksapaguesve? Kur biznesi trajtohet me respekt dhe si partner, atëherë jep me dëshirë më shumë seç e detyron ligji”, tha ai.
Lidhur me shqetësimin për tregjet, Veliaj shprehu idenë për tregje të lëvizhshme, si dhe krijimin e kushteve të mira për shitjen e produketeve që vijnë nga fshati.
bravo ERION VELIA
super eri per tiranen qe duam
Eshte nje fushate shume pozitive dhe per me teper degjesat me qytetaret jane nje nisme shume e mire sepse vendimet duhet te meren nga propozimet qe njerezit bejne per tiranen dhe jo cti thote polikes me koken e vet.
Eri je nje hajdut perfekt. Sa fonde ke vjedhur ne aktivitetin e Jessie j dhe apo e ben me ato leke fushaten?
ka nevoje per nderhyrje, se disa paguanin taksa, e viheshin gjoba te padrejta per te kompensuar edhe taksat e atyre qe s’paguanin, e te tjere spaguanin taksa se i sherbenin pushtetit te kohes, duke demtuar rende konkurencen e ndershme ne treg, e perkthyer ne sherbim jo cilesor ndaj qytetareve.
aman o erion, kur te vish ne krye te bashkise, kontrolloji te gjitha bizneset e vogla, se shumica e atyre malokeve te saliut, s’paguajne taksa, e mbajne cmime me te uleta, e ne qe paguajme taksa, po falimentojme.
Mbi te gjitha ka nevoje qe dyert e bashkise te hapen serish per qytetaret e per bizneset, se qe kur erdhi Basha, megjithese premtoi qe do te degjonte cdo ze qytetari, ai i mbylli dyert se nuk ishte ketu, ishte me projektin part-time ne amsterdam. Keto 2 vjet i ke degjuar te gjitha shtresat ne nevoje, ne kete drejtim vijo edhe me qytetaret e Tiranes.
erion Veliaj eshte i duhuri per tiranen!! dhe ato te pd-se na lodhen me keto zgjedhje qe bejn !! jan shume skandal me opsionet qe bejn !! duam nje tirane te papare duam tiranen me vizionin e rinise !!
keto njerez i duhen tiranes per te dnryshuar
kjo eshte gjeja e duhur vota per erion veline
E ka nisur fushaten duke shkelur ligjin e KQZ.
Erioni i dha provat ne keto vite ne ministri!! halimi ca tregoj ?! po basha cfare tregoj ?! po ti vesh ne peshore halim+ basha<ERION !!! ndryshimi midis tyre eshte shume i madh!! erioni eshte shuuuum me lart….
Hajduti i fondeve te ministrise nepermjet vellait.
qytetaret duhet te degjohen njeher pastaj te behet programi kete gje po ben me se miri dhe erion veliaj,nje kandidat qe duhet vleresuar ne max
veliaj ska vetem fjale,, nderkohe ato qe premton gjate fushates i ka bere edhe me vepra me vone
tirana e meriton erionin,, eshte i vetmi nga te gjithe kandidatet qe percjell fryme pozitive ne cdo qytetar edhe me tej
eshte teresisht e mundur kjo,, nese erioni premton dicka atehere e kthen ne realitet,, pa rrena se i flasin veprat ketij djali
njeriu qe do i japi tiranes vizionin er mungur gjate nje mandati,,, shpresojme perme shume per kryeqytetin ete gjithe shqiptarve neper bote
erion veliaj drejtimi i duhur per tiranen
ku njjeri do i jape vizion tiranes
ky njeri do ja ndryshoje fytyren tiranes
bravo erion qe po degjon cdo shtrese te ketij qyteti
tirana e ka rrugen e sigurt drejt nje kryeqyteti europian dhe sic i ka hije dhe sic po mundonte ta kthente rama
cfar do i ndyrshoj ky tiranes???se luli thoni ju nuk ka ber asgje ne 4 vjet..cfar do ndryshoj ky ato pislliqe qe beri SHOKU edi??
mos u beni ka servia o njerez se prandaj po ju perdorin u be 25 vjet kto far partish
Levizja e tregtareve qe u beri qeveria Rama nga Tirana ne periferi dhe me ane te policies se shtetit ushtroi dhune dhe me ane te AKU I penalizoi me gjoba si mund te regullohet vetem me nje vkjale goje nga Zogu I Mamit qe kandidon per kryetar ! Eshte nje fjale e urt shqiptare qe thuhet nik lahet M… me sh… dhe me kujton tamam kete Djaloshin genjeshtar!
arda, sara, ana, zeni, asimi, maksi dhe tere kjo kategori; A nuk jane kthyer ne qenie amorfe qe duan te shkruajne te paret duke e perdhosur dhe ate fare shqipeje qe perdorin duke vendosur ca elife pa pike dhe pa presje?
Apo mos ndoshta keta jane ata te “ish-Mjaft-it” qe tere diten pinin kafe dhe tundnin certifikata e blera neper kioskat universitare te USA per shkenca politike dhe menaxhere komunikimi?
Nuk e kuptojne se eshte me mire te mos zhgarravitesh per Veliajn, se sa te besh propagande duke i vene vetes epitetin: Torollak!
Epitet qe u shkelqen ne balle.