Meta: Veliaj ka hedhur themele të rëndësishme

6 Maj 2015, 09:31Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shprehet i bindur për një rezultat pozitiv të Aleancës për Shqipërinë Europiane në zgjedhjet e 21 qershorit.

Duke folur për pritshmëritë në këto zgjedhje, Meta tha se “pritshmëritë e mia janë nga produkti që do sjellë reforma territoriale, sesa rezultati i zgjedhjeve”.

“Këto nuk janë zgjedhjet politike, por lokale. Duam të shohim çdo bëjnë bashkitë, dhe të shohim zhvillimin strategjik të bashkisë sidomos në rritje në e punësimit”.

Lidhur me qasjen e opozitës për këto zgjedhje, e cila shprehet se këto janë zgjedhje kundër qeverisjes, Meta tha se “ky është mendimi i saj, opozita kërkon ta trajtoje politikisht, dhe ky është gabimi i saj. Ajo i sheh jo në funksion të zgjidhjeve, por të qytetarëve. Qytetarët janë të interesuar që bashkitë të bashkëpunojmë me qeverinë që të zgjidhen problemet e tyre”.

Duke folur për koalicionin e gjerë të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Meta u shpreh se “koalicioni ynë nuk është i shtuar për shkak të faktit se jemi në një garë mjaft rivalizuese dhe çdo votë ka rëndësinë e vetë. Por në demokraci edhe kur ndihesh më i fortë se rivali, është vlerë kur tregon respekt maksimal edhe ndaj një vote të vetme”.

Lidhur me arsyet e dhënies së pëlqimit të tij për kandidatin e së majtës për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, Meta tha se “kemi qenë të hapur për çdo kandidat. Veliaj ishte një prej tyre, ka qenë i suksesshëm si ministër në këndvështrimin tim. Ka hedhur themele të rëndësishme. Absolutisht ka bërë përpjekje të mëdha për të rritur fondin për punësimin, i cili është shumëfishuar. Është njeri me energji, i përkushtuar”. /gj.k/

 

10 komente në “Meta: Veliaj ka hedhur themele të rëndësishme”

  1. Toni says:

    Dhe ti ilire je plere

    1. Janaqi says:

      E verteta eshte se kryeqyteti keto kater vite nuk eshte drejtuar hic mire nga kryebashkiaku aktual. Mendoj se Veliaj eshte njeriu adapt per Tiranen. Ka energjine dhe vizionin e duhur per te drejtuar kryeqytetin.

      1. shoku mali says:

        Bashkia Tirane si nje bashki me pergjegjesi ka nevoje qe ne krye te saj te kete nje person me aftesi te medha drejtuese e menaxhuese. Nga alternativat qe kemi per Tiranen, kandidatura e Erion Veliajt eshte e duhura. Puna e bere nga Veliaj ne MMSR verteton me se miri aftesite drejtuese te tij. Jam i bindur se do beje pune te mira edhe ne bashki.

        1. buffon says:

          Kreativiteti, energjia, aftesite drejtuese jane elemente qe karakterizojne Erion Veliajn. Besimplote se do punoje me zell e perkushtim edhe per qytetaret e Tiranes ashtu sikurse beri ne Ministrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise.

          1. objektivi says:

            Ka ardhur momenti qe Tirana te drejtohet nga nje lider me vizion sic edhe eshte Erion Veliaj. Shpresojme qe Tirana te shkoje ne drejtimin e duhur me Veliajn ne krye. Gjithashtu shpresoj shume se do permbushe pritshmerite e qytetareve te Tiranes.

    2. goni says:

      dhe kur e thote meta i ka vene vulen

    3. anisa says:

      erion veliaj drejtimi i duhur per tiranen

  2. Uji i ftohte says:

    Ku je O Pandeli Majko,kjo eshte padrejtesi historike,pse Rama ja beri kete veprim Pandeliut?

  3. migeni says:

    Eshte e vertete , sepse Erion Veliaj eshte i vetmi person qe eshte i denje per Tianen dhe ka bere nje pune shume te madhe per te rinjte e Tiranes dhe te gjithe vendit .
    Partia Socialiste ka bere zgjedhjen e duhur per kandidatin e bashkise se Tiranes , sepse eshte nje njeri me vizion sepse eshte i ri ne moshe . Dhe eshte i vetmi qe çeli Qendren Rinore ne Tirane .

  4. Soti says:

    Sigurisht qe Veliaj ka hedhur themele dhe themele te forta me cdo shtrese dhe me cdo grupmoshe ne Tirane, sidomos me rinine. Ministri ivetem qe ka pasur kominikim te vazhdueshem me ta. i veetmi qe mundi te kalonte shume peripeci per te hapur nje qender rinore, te paren ne tirane. te gjithe ata qe thone qe erioni seshte i denje per te qene kryebashkiak eshte i verber

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje