Ardian Vehbiu: Ironike që kritikat për hasanizim i bën Blushi. Problemet reale, ekonomia dhe rendi

5 Maj 2015, 21:47Politika TEMA

Që Blushi ngrihet tani të denoncojë, jo pa pasion letrar, një shembull flagrant të partitokracisë në veprim, si ky i Halilajt në Kukës, tingëllon disi ironike, në rrethanat kur i njëjti personalitet i PS-së, pak ditë më parë, u ankua sërish me të madhe për mangësitë e jetës partiake brenda PS-së” – shkruan publicisti i njohur Ardian Vehbiu në blogun e tij Peizazhe të Fjalës.

Vehbiu replikon me një shkrim të deputetit kritik botuar sot në media ku ai flet për “hasanizim të Rilindjes”.

Duke lexuar ato që thotë Blushi, por edhe duke ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri, njeriu fillon të vetëdijësohet se partitokracia vërtet është parazitim i partive politike në kokë të shtetit, por edhe se viktimat e para të këtij parazitimi janë partitë vetë; të cilat vijnë e shndërrohen në krahun politikisht të armatosur të atyre pak krerëve, të cilët ushtrojnë pushtetin në vend ose përpiqen t’ia marrin atë njëri-tjetrit” – shkruan Vehbiu.

Ai shton se mënyra si po prezantohet politika në këto zgjedhje lokale tregon se partitë politike rrezikojnë seriozisht ta humbin thelbin dhe misionin e tyre.

“Le të mbajmë këtu parasysh që ky gjakim i ethshëm lidhet, para së gjithash, me akumulimin dhe rishpërndarjen e parave, në rrethanat kur ekonomia shqiptare po prodhon shumë pak dhe shumë keq; dhe ku shqetësimet e rendit publik, përfshi këtu edhe korrupsionin, mbeten të pleksura ngushtë me vetë ushtrimin dhe riprodhimin e pushtetit”– shkruan Vehbiu

Blushi i referohej në qëndrimet e tij të sotme kalimit të kryebashkiakut të Kukësit, Hasan Halili, nga PD te e majta.

Hasanizim do të thotë të kalosh nga një parti në tjetrën pa pasur asnjë besim as tek partia e vjetër dhe as tek partia e re. Hasanizim do të thotë të jesh gjithnjë në pushtet. Hasanizim do të thotë të mos besosh në asgjë. Në asnjë vend dhe asnjë qytet.

Hasanizim do të thotë që gjithçka mundet dhe gjithçka duhet, pavarësisht se a mundet. Hasanizim do të thotë të mos kesh as dje, as sot dhe as nesër. Hasanizim do të thotë që kurrë të mos vish, por të presësh dhe të rrish. Hasanizim do të thotë që partitë nuk kanë asnjë dallim dhe qeveritë, kur ndërrohen, nuk sjellin asnjë ndryshim”, shkruan Blushi.

17 komente në “Ardian Vehbiu: Ironike që kritikat për hasanizim i bën Blushi. Problemet reale, ekonomia dhe rendi”

  1. shume e sakte por e thene ne vend te gabuar, nuk ja vlen ka marre rrugen e mutit ky lloj vendi

    1. anticensurë 61456 says:

      or lali të heshtësh kur je në rrgën e mutit është më keq se sa të denoncosh!!
      më mirë vonë se kurrë!!
      vonë-ke mundëi të dalësh në dritë!!
      kurrë-mbetesh në mut!!
      unë shpresoj që të dalim një ditë në dritë!!
      ty të paska pëlqyer të mbetesh aty ku je,mesa duket!!

  2. Tarasi says:

    Shkurt dhe bukur :

    Hasanizem do te thote te kesh KESH!

  3. Aty says:

    Ironike eshte te kundershtosh Blushin me pusulla si ne liber pershtypjesh, me argumente qe, faktikisht, mbeshtesin pikerisht Blushin. Pa rremuar shume, per mua Blushi eshte ok, mjaft qe perfaqeson nje grup jo te vogel nga ata qe shpresuan te rilindnin, por rivdiqen. Sikur kjo te behet kauza e tij, do te ishte shume me e moralshme se kauza qe beri Meten te ndahej nga Nano. Mjer kush nuk e kupton sa me pare, jo nga ne se jashtmi, por nga ata se brendshmi, qe pritet te behen kurbani i radhes. Aq me teper, kur kjo po shprehet hapur dhe cinikisht nga vete Rama, qe duke u hequr si viktime, ka 15 vjet ne maje te kalit, duke ia kaluar te gjitheve atyre qe i quan te vjeter. E dini qe Blushi eshte me i ri se Rama?

  4. marta.nesh says:

    O Mero , po ku e kritikon Blushin ky Vehbija? Ky i jep te drejte kur bie dakord me Blushin per partitokracine dhe hasanizimi( xhuvelizmi) eshte pasoje direkte e saj.

  5. Albpetrol +Endri Pyka says:

    Turp Z.Vehbiu te mbrosh njerezit pa karakter qe kalojne nga nje ane ne tjetren Kisha respekt per ju

    1. anticensurë 61456 says:

      nuk mbron hasanin!!!
      jo mor jo!!
      mbron veten e tij!!
      ai e sheh si sulm ndaj hasanllëkut të tij!!
      është më e lehtë të mbrosh hasanllëkun tënd se sa të ndryshosh hasanllëkun!!pa hasanllëk nuk mund të përfitosh lehtë!pa hasanllëk duhen këllqe për punë!

  6. Konica says:

    Ky s’ka thene asgje…vetem fjale boshe pas asnje kuptim. Ku Blushi e ku Vehbiu.

    1. Konspiracion kunder Vehbijes? says:

      Vehbiu eshte zagar qe ka ndjere detyrimin ti beje nje gjoja sherbim Rames dhe shpurres se tij, pasi ky i fundit i dha nje cmim te molepsur letrar vitin e kaluar…

      Plus qe kam degjuar zera te besueshem, nga Tiranas te njefare shkalle qe thone se ky Vehbiu eshte derugar me studime jashte vetem fale lidhjeve qe kishte me sigurimin e shtetit…

      Kjo do te shpjegonte fare mire edhe keto qe thote Aleksi: http://www.panorama.com.al/shpifja-ndaj-ismail-kadarese-historia-e-nje-skandali-te-pasqyruar/

  7. anticensurë 61456 says:

    “Që Blushi ngrihet tani të denoncojë, jo pa pasion letrar, një shembull flagrant të partitokracisë në veprim, si ky i Halilajt në Kukës, tingëllon disi ironike, në rrethanat kur i njëjti personalitet i PS-së, pak ditë më parë, u ankua sërish me të madhe për mangësitë e jetës partiake brenda PS-së”
    dhe ti o xhaxhi adriani e quan vlimi i “jetës partiake brenda PS-së”këtë punën e hasanit të kuksit??
    po pse mo vehbi shit blerjen e bagëtisë politike TI e quan jetë paaarrtiaaakeee??
    ma va o ado!!jetë partiake me kaç islamin që “vrau e preu” PSistat e sa ishte PSist e më vonë zgjidhet me votat e tyre!!sot na dalin hasanër e qelepirxhinj të tjerë!!
    idiotët jemi ne dhe askush tjetër!!ne populli debil që atë që kemi urryer e sharë e sna ka zënë gjumi dhe nga të rrahurat e tij,sapo blihet nga partia jonë ne e mbrojmë brohorasim dhe në fund e votojmë!!
    tashti nuk e di a është ilir meta që ka blerë ramën ose e kundërta,por një gjë di!!na vrau iliri me dorën e saliut dhe sot e mbron deri arben duka!
    e shikon o adrian se nuk është faji i pazarxhijve të bagëtisë politike!është faji ynë,është mungesa e kritikës dhe e vlersimit tonë!!
    mungesa e ndërgjegjes civile/qytetare,mungesë që këtë radhë ti e forcon më tepër duke sulmuar blushin(megjithëse me mëndafsh)!
    unë nuk di qëllimin e blushit,atë të mëtejshmin,POR di se këto që po thotë janë të vërteta!se këto hasanëritë e kaçëritë e metëritë janë problemi i gjëndjes ekonomike dhe rendit,dhe i gjithëçkaje që shkon keq në shqipëri!sado që ta dredhësh gjuhën,sado ta quash kështu a ashtu,prap ky fenomen nanoizmi,metizmi,kaçizmi,hasanizmi janë problemi i katastrofës shqiptare!!blushi o blushët,olldashët a patozët janë dhe duhet të jenë fenomeni që çon përpara shoqëirnë!
    përse e them këtë?
    sepse ne duhet ti mbështesim këto “dele të zeza”,për partinë e tyre!!duhet ti mbështesim përsa kohë ata nxjerrin në shesh pisllëkun e partisë së tyre!!ata si të brëndëshëm e njohin shumë më mirë se kushdo veten e tyre!ata nxjerrin pisllëkun ne kërkojmë pastrimin!e kështu njëri pas tjetrit!!
    ti e të tjerë mund të thoni jo po blushi e jopo olldashi kanë për qëllim këtë ose atë!!kujt i plasi se ç’është qëllimi i tyre!!ne i përdorim për vete!për të pastruar politikën tonë!për të pastruar atë që na drejton!!
    kundërshtimi,sulmi ndaj tyre,për shkak të mbajtjes së unitetit të partisë është idiotësia më e madhe që mund të bëjë një popull!!
    sidomos në shqipëri,askujt nuk duhet ti plasë trapi për partinë!për unitetin e saj!
    SEPSE ASNJË PARTIE NUK I PLAS PËR VOTUESIT E VET,për të tjerët mendojeni vetë!!
    kështu o adrian vehbiu,këtë koment ta bëra këtu sepse në blogun tënd është e pamundur!!e pamundur të jesh anonim!!ti je shumë kureshtar të dish me kë shkruan!!
    unë si person jo publik kam dëshirë të mbetem anonim!!
    ps:adrian këtë shkrim ta kërkoi ai që nuk denjon ti përgjigjet blushit,por se ka problem të dalë me bagëtitë që ka blerë në pazarin e PDsë,apo e shkruajte kështu për të kaluar kohën??

  8. qytetari says:

    Ja dhe nje perpjekje e deshtuar e nje kalemxhiu te hasanizmit!

  9. plaku says:

    Ne duhet te kuptojme se tani jemi ne shekullin e 21-te, se po i vjen fundi politikes se llogoreve, jemi ne nje perjudhe postideologjike ne te cilen dyshimet jane zgjuar, dogmat tronditur, sigurite e vjetra duhet te kontrollohen per sa i perket vlefshmerise se koncepteve klasike.
    Postideologjia shpreh ndryshimin historik ne nje forme te re te kapitalizmit , qe po ndodh ne perendim.

    Postideologjia eshte nje rryme intelektuale, e cila dyshon ne konceptet klasike te se drejtes, aresyes, identitetit dhe objektivitetit, te perparimit ose emancipimit, ajo ne kundershtim me parimet udhezuese te iluminizmit, e shef boten si kontingjent, si pa baze, si te shume aneshme, jo stabile, jo percaktuese, si nje ballafaqim i kulturave te ndara.
    Vete papa i ri thote : “Marksi nuk ka zbuluar asgje, komunistet kane vjedhur flamurin. Flamuri i te varferve eshte kristian. Varferia eshte ne qender te ungjillit. Komunistet thone se e gjithe kjo eshte komuniste. Po, pse jo , por 20 shekuj me vone. ”
    Ndersa ish papa gjerman thote : ” Pra armiku me kryesor i katolicismit sot nuk eshte komunizmi por doktrina e re e shpetimit nepermjet tregut.”
    Krijuesi i “mrekullise ekonomike kineze, Ten Siao Pin” thoshte se nuk ka rendesi se cfare ngjyre ka macja, te zeze APO te kuqe, e rendesishme eshte qe ajo te zere minj.
    Pra sic e shifni edhe vete koha e „llogoreve“ ka vdekur. Shifni se cfare p oben Renzi ne Itali. Ai po merr me zgjuarsi vota nga e djathta e Berluskonit dhe eshte bere « armik » i sindikatave qe ishin baza e PD-se italjane.

    1. anticensurë 61456 says:

      plako
      (shpresoj të jesh plaku i vjetër prof i polikumit)
      deri diku ke të drejtë me të dy papët,por bën një gabim të vogël!!këte¨pak a shumë na i kanë thënë dhe në shkollë,si nën zë,që komunizmi(si teori)dhe kristianizmi kanë vetëm një ndryshim!
      njëri e kërkon barazinë(parajsën)në qiell e tjetri në tokë!!kurse në aplikimin e të dy “terorive kemi pasur vetëm diktatura!!të parën atë inkuizitive dhe më pas atë komuniste!!
      ska rëndësi,pjesa tjetër,shpjegimi i shekullit të 21 është i bukur!shumë letrar!!
      sa për rencin e ke pak si gabim!!renci nuk është gjë tjetër veç se një bufon(karagjoz)politik!!grillo po ashtu por të paktën e ka profesion!!
      politika e sotme,ao e “qëndrës” ka bërë pak a shumë të mundur zhdukjen e dogmave por në të njëjtin moment dhe zhdukjen e luftës për interesa të shtresave të popujve!!
      nuk kemi asnjë dallim në politikat e të ashtuquajturve “të djathtë” e të “majtë”!njëri është për kanabisin tjetri për alkohoolin!!sa apër ekonomi kemi vetëm përqindje taksash ose vogëlsira të tjera!!
      thjeshtë një tip hasanizmi italian dhe më pak europian!!renci për të mbajtur pushtetin e tij,përveç bllofeve,blen dhe parlamentarë kundërshtarë!!
      është pak më i fsshehtë se në shqipëri por e njëjta gjë është!gjëndja ekonomike po ashtu!!
      debilat tanë nuk kopjojnë sistemet politike më të përparuara ose më rezultative por kënaqen me të qënit “itali e vogël”!nuk e di se kë marrin për bazë jugun a veriun italian,o thjeshtë një mesatare të të dy realiteteve italiane!!
      por ti këthehemi shkrimit të të pa vrurit vehbiu!!
      ndoshta ka qënë i detyruar o për arsye ekonomike,ai ka shkruajtur një idiotësi!!pavarsisht se nuk ka thënë shumëprap idiotësinë e ka thënë!
      ai blerjen e bagëtive politike e quan ” jetë s partiake brenda PS-së”!?!?
      për tu çuditur apo jo??
      sikur një çift po të merte e të fuste në krevat një prostitutë do të ishte i kënaqur dhe do ta quante jetë e lumtur familiare!!
      nuk e di se si dhe ku e vë veten vehbiu,por për mua është dhe ai pak a shumë “hasan”,xhuvel a metë!çrëndësi ka,por dhe ai nëkëtë rast është shitur!!ndoshta për pak!thjesht për ti bërë qefin shoqërisë!!
      është pak a shumë si ajo debilia gazetare,i thënçin,Mira Kazhani,që vete e nxjerr numrin e blushit në artikull!!dhe pse?sepse nuk i ka dhënë përgjigje!!nuk ka denjuar të flasë me të!?në një kohë që duhej të fliste me të “akuzuarin”atë tipin e gjatë që e shikon zvicrën dhe gjermaninë si të neveritëshme!!atë që do të na bëjë prej një llumi si italia,por më të vogël!!

      1. plaku says:

        anticensure 61456,
        Kisha keto gjera :
        – Faleminderit per shkrimin civil.
        – Une jam plaku i vjeter dhe te pershendes.
        – Mendoj se, bota e ka kuptuar se edhe kapitalizmi ka problemet e veta dhe prandaj shume sociologe dhe ekonomiste po kerkojne qe shoqeria njerezore te gjeje nje sistem qe te kete te mirat e te dy sistemeve. Konkreisht sot ne Europen qendrore ( Zvicer, Gjermani, Austri etj ) kemi nje ekonomi ekologjike, socjale tregu. Tani po diskutohet shume qe midis shtetit dhe tregut te kete nje ekujliber ne te cilin tregu te krijoje te mirat materjale dhe shteti ti krijoje kushte sa me te favoreshme per te bere kete gje.
        – Faktet treguan se skemat dhe dogmat e vjetra kane marre fund. Bota ka ndryshuar, shekulli i 21 i perket Kines, Brazilit, Indise dhe jo me Amerikes dhe Europes. Faktori demokrafik (pak lindje ) po ben punen e vet dhe e ka vene Europen dhe Ameriken para faktit se si do te financojne “PLAKJEN E POPUJVE” te tyre. Nga ana tjeter Kina ka nje popullsi prej 1,3 miljarde banore dhe nje siperfaqe te vogel. Mos valle edhe Kina, si Hitleri, do te kerkoje hapsira jetike dhe mos valle bota duhet ti japi asaj pa lufte Siberine?
        – Per sa i perket Blushit mendoj se jane shkrime xhuxjmaxhuxhes qe ju ka mbetur hatri perkohesisht dhe qe kerkojne te zhvasin sa me shume ne emer te varferise te cilen nuk e kane njohur kurre. Jane kalemxhinj pa skrupull qe hane ne te njejtin Kazan. Mjerre populli qe i zgjedh!

        Pershendetje

        1. Taku says:

          Futja kot. Ku e ke pare kapitalizmin o idiot? Sot dhe gjithmone ka patur vetem ekonomi mikse, o trap…

        2. anticensurë 61456 says:

          plako
          për blushin dhe konstatimin tënd nuk është se nuk jam dakord,por në dyshim!!megjithatë unë prap e shoh si një veprim të mirë!!
          të mirë sepse na ndihmon për të parë brënda dhe për të vendosur!!
          nqs blushi është xhuxhmaxhuxh me një rrogë parlamentari dhe shkrimet e tij çfar mund të themi për të tjerët që kanë më shumë pushtet se blushi??ata që na qeverishin në realitet??
          çfar të themi për ata që po na qeverisin tashti??për blushin që hapi gojën,çfarë nuk po themi?!vetëm marsian nuk e bëmë dhe përse?!sepse ai na shau të parin e vëndit!?na shau ngjitësin që mban të bashkuar!!
          kë??dorën e hajdutëve??të deklaruarve me metën në krye??të padeklaruarve kodhimin??kë plako??
          apo na mban të bashkuar për të mos riardhur në puhstet berisha??
          mos vallë duhet të bëjme¨të nje¨jtën gjë që bëmë me berishën??
          e mbajtëm në pushtet për të mos ardhur dhe njëherë “enveri” deh çfar fituam??një kopje më të keqe të enverit?! një katastrofë kombëtare!
          tashti nga frika e riardhjes së berishës,do të quajmë blushët olldashët xhuxhmaxhuxhë??
          mir po i quajmë të tillë që kanë këtë dhe atë interes të fshehur!që kanë këtë e atë qëllim të keq!!
          POR nuk të duket se në këtë mënyrë ne po mbrojmë atë dhe këtë interes të dalë sheshit të kësaj bande të re qeverisëse!!nuk të duket se ne po mbrojmë qëllimet e këqija të kësaj qeverisje të krimbur dhe të krijuar ditën e gënjeshtrave??
          eh plako plako!!”shqiptar” mbete dhe në zvicër!!”shqiptar” mbete dhe kur nuk jeton këtu në shqipëri!
          pavarsisht se jeton në shtetin më demokratik në botë,akoma ke mbetur në “mentalitetin shqiptar” që nuk ka njohur asnjë ditë demokraci!!në mentalitetin shqiptar “ka dhe më keq”,ose “është më i mirë se i shkuari”!
          përshëndetje plako!dil një xhiro nga liqeni i thun-it!duhet të jet hapur koha sot!

  10. Basha i Gjetajve says:

    Eh Hasan Pordha mor Hasan Pordha !
    Pordhë ishe, Pordhë je dhe Pordhë do të mbetesh. Edhe pas 20 vjetësh kur u ktheve në vëndlindje pas atij emigracioni të gjatë nuk ta kishin harruar emrin Hasan Pordha. Kur pe atë dasmën madhështore që po bëhej në fshat pyete një fshatar se kush po martohej dhe përgjigja që tua dha ishte se po martohej djali i Hasan Pordhës.
    Eh mor Hasan Pordha mor Hasan Pordha! Mos ndoshta është më mirë të bësh një rokadë dhe të quhesh Pordhë Hasani?! E po çfarë them dhe unë ! Hasa Pordha apo Pordhë Hasani e njëjta gjë është. Duke biseduar me një mikun tim lidhur me Hasan Pordhën apo Pordhë Hasanin ai më tha se nuk është e njëjta gjë. Ndryshimi është se emri Pordha nënkupton Halilaj, pra Hasan Pordha = Hasan Halilaj, kurse Pordhë Hasani = Halilaj Hasani. Po unë i thashë që përsëri është e njëjta gjë! Jo më tha ai se Hasan Pordha, d.m.th. Hasan Halilaj bie rë muti, kurse Pordhë Hasani d.m.th Halilaj Hasani bie erë shurre. Eh çmë hëngre ti i thashë! Po si mut si shurrë erë të keqe bien, përsëri është e njëjta gjë. Jo ma preu përsëri miku im se shurra e lan mutin, kurse muti nuk e lan shurrën. Ah tani më kape mat i thashë, nuk kam çfarë të them tjetër, prandaj po e lemë me emrin e vjetër HASAN PORDHA d.m.th. HASAN HALILAJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje