Publikimi i listës së këshilltarëve të Partisë Demokratike për Këshillin Bashkiak të Tiranës duket se ka shkaktuar jo pak pakënaqësi në rradhët e partisë më të madhe opozitare.
Burimet konfirmojnë se pakënaqësitë kanë nisur me përfshirjen në listën e kandidatëve të së paku 3 emrave nga partitë aleate të PD-së, por edhe me renditjen e emrave në listë.
Burimet theksojnë se pakënaqësitë janë shprehur tek Sekretari Organizativ i PD-së Enno Bozdo, i cili duket se ka qenë i vetmi ndër drejtuesit e partisë më të madhe opozitare që ka qenë i disponueshëm për të pritur ankesat.
Mësohet se ndër kritikat kryesore të paraqitura ishin ato mbi renditjen në krye të listës të personave pa kontribute apo të ofruar në strukturat qendrore të PD pa pasur asnjë kontribut në këtë parti.
Lista e paraqitur nga PD duket se është një gërshetim mes emrave të promovuar nga Lulzim Basha dhe atyre që konsiderohen si mbështetës të flaktë të ish-Kryeministrit Sali Berisha.
Kjo duket se ka qenë edhe përgjigjia që i është dhënë të pakënaqurve nga përbërja e listës, por edhe renditja, cka ka bërë që debatet mes militantëve apo disa prej emrave të kësaj partie të bëhen në lulishten e SHQUP, godinë ku është vendosur selia qendrore e PD. /gj.k/
Po kujt i intereson se cmendojne njerezit, ne fund te dites vendos shefi madh aty kshuqe lereni ate muhabet.
percarje brenda llojit kta
po dihet qe mbeshtetesit e bashes nuk i duan ata te berishes dhe e kunderta,,
Ne shkruajme qe te ndodhemi ne muhabete se ate ckane vendosur do ta bejne.Populli le ti bjere legenit se degjon njeri.