Basha prezanton Xhelal Mziun: 21 Qershori, dita e demokracisë

5 Maj 2015, 15:00Politika TEMA

Partia Demokratike prezantoi kandidatin e saj për Bashkinë e Kamzës Xhelal Mziu, duke zyrtarizuar rikandidimin e tij, edhe pse ndodhet ne nje proces gjyqësor për shpërdorim detyre, ndërsa është dënuar me dy vite burg nga Gjykata e Rrethit Tiranë.

Kreu i PD Lulzim Basha shprehu bindjen se “qytetarët, të djathtë e të majtë, janë të vendosur ta kthejnë 21 Qershorin në ditën e demokracisë”.

Sipas tij, qytetarët do t’i japin përgjigjen e merituar Qeverisë Rama, e cila mashtroi shqiptarët me premtimet për uljen e taksave, të çmimit të energjisë dhe për shëndetësinë falas.

“E keqja është shtrirë nga jugu në veri dhe po u merr jetën familjarëve, sepse nuk kanë me çfarë t’ia dalin.

Ne nuk e pranojmë ikjen nga shtëpitë tona për shkak se nuk ka alternativë. Shqiptarët e kanë në dorë, sepse më 21 Qershor ata e kanë një zgjedhje, kanë mundësi të hedhin votën e tyre.

Më 21 Qershor, me votën tuaj ne do të ndahemi nga eksodi i shqiptarëve dhe keq-qeverisja e dyshes Rama-Meta”, tha Basha. /gj.k/

4 komente në “Basha prezanton Xhelal Mziun: 21 Qershori, dita e demokracisë”

  1. doni says:

    Skandaloze, me kriminela.

    1. beni says:

      Po si pretendojne qe ti besoj ky popull kto kur po kandidojne nje njeri i cili eshte arrestuar e akuzuar per 1000 gjera, si mund te perkrahet nje njeri i tille kur ka abuzuar dhe me pensionet e invalideve dhe ndihmat ekonomike duke i pervetsuar?!

      1. lenci says:

        o lulzim nuk ke ku shkon te kuptojm kaq i perlyer sa je ti me krimin nuk ka se si te distancohesh nga kriminel te tille e te pastrosh kete vend nga funderinat, ti duhet te jesh i pari i cili burgoset.

        1. Robert` says:

          Ju jeni twe gjithe per burg o kriminela, ti saliu xhelali mediu flamuri jozefina etj etj, ju duheni futur nje ore e me perpara ne birruc sdi si keni fytyr e dilni para ketij populli a kujtoni se jemi idoter a cfare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje