Edhe kryeministri Edi Rama ka bërë homazhe paraditen e së martës, në varrezat e dëshmorëve, me rastin e 5 Majit.
I pranishëm në këtë event ka qenë edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ministra e deputetë të mazhorancës, të cilët të gjithë së bashku kanë mbajtur 1 minutë heshtje.
Të pranishëm kanë qenë edhe veteranë, të cilët kanë vendosur kurora me lule në nder të të rënëve pranë monumentit “Nëna Shqipëri”.
Në fjalën e tij, kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar gjeneratat e sotme që të mbajnë mend dëshmorët që sakrifikuan jetën, “pasi vetëm kështu do të mund të jenë në gjendje të zgjedhin rrugën e duhur ndaj asaj të gabuar”.
Ndërsa kreu i Kuvendit, Meta është shprehur se pa sakrificën e dëshmorëve Shqipëria nuk do të ishte ajo që është sot, anëtare e NATO-s dhe aspirante për t’iu bashkuar familjes evropiane.
“Përkulemi me mirënjohje për kontritubtin e tyre të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit. Pa sakrificën e tyre sublime Shqipëria sot nuk do të ishte ajo që është. Shqiptarët i pritën me armë fashizmin dhe nazizmin, duke i dhënë një mesazh të qartë Evropës. Sot jemi krenarë që jemi anëtarë të NATO-s, që jemi kandidat për në BE dhe në themelet e kësaj Shqipërie euro-atlantike dhe evropiane është ëndrra e Qemal Stafës dhe dëshmorëve të rinj që dhanë jetën e tyre”, ka thënë Meta.
Në të njëjtën linjë është shprehur edhe kryeministri Edi Rama.
“Dita e Dëshmorëve të atdheut përbën një ditë të veçantë. Qemal Stafa mbetet figura e një gjenerate që iu kundërvu një hordhie shkatërruese, që u lëshua në Shqipërinë e vogël me gjithë egërsinë e tij, por që ndeshi gjithë forcën e rezistencës dhe atdhedashurisë. 5 Maji i sotëm përkon me 70-vjetorin e fitores mbi fashizmin. Shqipëria u rreshtua në anën e duhur të historisë, të cilën e shkruan mijëra vajza e djem shqiptarë, që kishin vetëm një armë përballë armiqve që kishin ardhur me armët më moderne të atëhershme”, ka thënë Rama.
Duke nderuar të rënët, kreu i ekzekutivit ka theksuar se, pavarësisht vështirësive që ka kaluar ndër vite, qeveria e tij vit pas viti do ta çojë Shqipërinë në drejtimin e duhur./TCH
Ato te cilet dhane jeten per lirine e Shqiperise duhen nderuar gjithmone.
Deshmoret luftuan per nje Shqiperi te lire, demokratike e te zhvilluar. I pa harruar qofte kujtimi i tyre.
Deshmoret do hidheroheshin me ato te cilet deshironin ti shisnin nje pjese te detit Greqise.5 Maji duhet te na sherbeje si dite per te reflektuar e si nxitje per te ecur perpara.
Dje me ra telefoni +35569 *** *624
Ishin nga Partia socialiste (kta te zyres se Gebesit qe shkruajne ketu duhet ta njohin kete numer ndaj publikova nje pjese te tij)
U be plot dy vjet qe nuk i degjoja zerin ketyre te partise. I kam care telefonat e tyre per plot dy vjet por asnjehere skam marre pergjigje por kam marre vetem heshtje… nejse
Mendova se do me ofronin ndonje pune se mjaft borxhe me kane duke qene se ne 2013 dola si prifti me kusi neper mehalle per ti bere fushaten e tyre.
Zeri pas telefonit me tha: “Neser ne oren 9:30 te jesh tek varrezat e deshmoreve se do jete kryeministri”
Thashe me vete: Deshmor i patrise socialiste jam! se u masakrova e u veteflijova per ta, me muaj nuk pashe familjen time. Ndoshta Rama ka vendosur te me varrosi atje se per pune sbehet llaf. Per pune ne administrate kane vend vetem kurvat qe pallojne shoket e tij ose ndonje BQ i G99… ndaj vendosa te rroj e te mos shkoj edhe pse me shume deshire do veja per ti hedhur nga nje gelboqe fytyres ketyre dy bastardeve qe shkaterruan partine socialiste dhe shqiperine.
keta kan lezet, jo si basha qe shkon per homazhe e ben politike per zgjedhje
uroj te jeni koalicion fitues edhe ne keto zgjedhje zoti rama
keta plehera nuk duan tja dine per te gjallet,e po respektojne te vdekurit,popull loqke hapi syte