Ambasadori rus në Tiranë, Alexander Karpushin, ka thënë se deklarata e kryeministrit Edi Rama për bashkimin në mënyrë klasike të Shqipërisë me Kosovën, është një provokim.
Ai thotë se deklaratat dhe kritikat e Ramës ndaj Brukselit kanë qenë të forta.
Por, sipas ambasadorit rus, Rama duhet të merret me problemet brenda vendit.
“Sigurisht që unë i ndjek me vëmendje deklaratat e zotit Rama mbi çështjet kyçe të politikës së brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë.
Nuk mund të mos vësh re se muajt e fundit deklaratat kritike të kryeministrit shqiptar ndaj Brukselit bëhen gjithnjë e më të forta.
Kulmi i kësaj retorike ishte deklarata e lartpërmendur që Shqipëria dhe Kosova mund të bashkohen “në mënyrën klasike”, nëse BE-ja nuk do të përshpejtojë proceset e integrimit evropian në rajon”, thotë ai për GSH.
“Por, jam i sigurt se zoti Rama u shpreh jo tamam ashtu siç donte, aq më tepër se zyrtarët në Tiranë, duke përfshirë zëvendësministren e Jashtme, znj. Barbullushi dhe vetë ministrin Bushati, pohuan se fjalët e kreut të qeverisë ishin keqinterpretuar dhe se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është i mundur vetëm brenda familjes së përbashkët evropiane.
Moska është e interesuar për ruajtjen e stabilitetit dhe klimës së fqinjësisë së mirë në Ballkan.
Dhe jam plotësisht dakord me komentet zyrtare edhe të Brukselit, edhe të MPJ-së së Rusisë që duhet të shmangësh deklarata provokuese dhe të përqendrohesh te zgjidhja e problemeve konkrete brenda vendit”, u shpreh ambasadori rus./b.l
Shko ore pirdhu megjithe mendimet e tua , njihni KOSOVEN NJEHERE E PASTAJ JEPNI MEND n.q.s. ju degjon njeri perveç kelysheve tuaj . Largohuni nga Ukraina dhe nga Krimea.
Kur u bashkuan gjermanite kush u provokua????
Ke quani stabilitet ne rajon ju shqiptaret nen sllave???
Ktheni pergjigje ketije zotrise per luften qe vazhdon
akoma ne Ukraine, kush po hedh benzine ne ket vend ,ku jane vrare mbi dhjete mije persona te pa fajshem, rrafshuar dhe djegur shume Qytete, Qyteza,Fshatra, kush fshihet m’mbrapa ketyre KRIMEVE,mos tregoni muskujt me vllezerit e tuaje, ok, jeni superfuqi , por
nuk jeni te vetem ne ket toke qe po digjet pak nga pak nga
njerez jo inteligjent per te drejtuar nje Komb pasi Boten e komandon tjeter
kush.
Z.Karpushin! Kur presidenti juaj, Putini, beri ate konferencen e fundi per shtyp, une desha t’i beja nje pyetje. Ate pyetje po jua bej juve ne rusisht, ndonese me shkronja latine, pasi nuk i kam ato Qirilicet.
Vopros: Poçemu bespokoit vas zaiavlenie Rama o soeiedinieniy Albaniy s suverennoi respublikoi Kosovo, v to vremja kogda vë, silloi oruzhiy, prisoeiedinili Krim k Rossii, otnimaia ego Ukraine? Esli vas bespokoit nashe zaiavlenie, kotoroie nie idiot na vred nikomu, poçemu nie verniote obratno Ukraine Krim i nie prekrashaite krovoprolitie v vostoçnih raionah svobodnoi i suverennoi strani, Ukraini?
Z. Ambasador! Pergjigjen e pres publike dhe me argumente, ne qofte se shqetesimin tuaj e keni seriozisht. Perndryshe do ta quaj deklaraten tuaj vetem propagande, sa per te kaluar radhen.
shoshi
Na e shkruaj dhe ne Shqip se cfare e pyete.
thjesht per kureshtje.
IK more tfgs pirdhu andej,na plasi ne se u provokuat ju,
Me kosoven jemi nje dhe te pandare dhe kur te duam do ta heqim dhe gardhin.
Ky ka harruar se eshte diplomat dhe nuk e pjerth njeri ne politiken e shtetit tone. Aq me teper qe veprimet fashiste ndaj Ukrahines i duken te drejta, ndersa mendimet demokrtatike te Z. Rama per problemin kombetar i duken te gabuara. Akoma rustet e mjer si ky, rrojne me autoritetin e Stalinit, por harrojne se sot nuk do te dij askush per ta ne Europe. Po te vazhdoje te fut hundet ne punet tone, do beje mire te shkoje te e jema ne Rusi.
ha ha se te ben mire po kush po ju pyt jyve mor NGJYRE E NDRYSHKUR..
ik mor ,shifni punet e juaj ,nuk kemi nevoj qe te nderhyni ne punet e brendeshme te SHqiperis , ju keni cenuar sovranitetin e Ukrahines qe eshte ne kundershtim me ligjet nderkombetare ,po ju perse e bot bashkimin e krimes me rusin a mund tia thuani shqiptareve!ju jeni nji popull ku mbizoteron diktatura ,jan mohuar te gjith te drejtat e njeriut,prandaj zoteri nuk te takon te besh deklarata te tilla posht Rusia
Po Kosova Do te bashkohet vete me Shqiperine mor Zoterri, sic u bashkua Krimea me Rusine nen bekimin e Putinit
Hahahaha. Mos u shqetesoni shume nga llafet e ambasadorit rus ne Tirane.
Domethene sipas rusit kush ka probleme te brendeshme nuk duhet te merret me asgje tjeter!!!
Po Rusia qe merret me Ukrainen dhe Serbine I ka zgjidhur te gjitha problemet e saj te brendeshme?!!!!
Cudi, te tregon I huaji se c’fare duhet te besh ne shtepine tende.
Te tregon c’fare duhet te besh ne shtepine tende edhe pa e ftuar dhe pyetur.
You good, for nothing…