Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhiu i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” ka hedhur poshtë akuzat se ka hyrë në garë thjesht si një diversion.
Këto akuza ai i quan si trillime e një tentative baltosje.
Një nga gjërat e para që Gjergj Bojaxhiu premtoi se do të bënte nëse do të shpallej ishte referendumi për planin urbanistik.
Duke folur rreth statusit të djalit të ish-kryeministrit Berisha në rrjetin social “Facebook” pas shpalljes së kandidaturës për Bashkinë e Tiranës, Bojaxhi u shpreh se nuk ka asnjë arsye pse duhet që t’i ishte mirënjohës atij
“Pse duhet t’i jemi mirënjohës. Çfarë ka firmosur ai. Kam zgjedhur të mbroj interesin publik dhe jo interesat e ngushtë. Fakti që unë skam bërë karrierë politike në PD e tregon këtë.”
Intervista pjesa e Parë
A mendoni se jeni në një rezultat të paragjykuar se në 25 vite nuk ka ndodhur që një i pavarur të fitojë? A e shikoni si handikap?
Jo, pasi në Tiranë shumica e qytetarëve nuk dalin për të votuar dhe nuk përfaqësohen nga ndonjë parti.
Nga dilni në këtë konkluzion?
Janë regjistruar mbi 600.000 votues, në zgjedhjet e fundit lokale kanë votuar më pak se 300.000. Me shumë të drejtë mund të themi se as gjysma nuk ka votuar. 4.000 qytetarë kanë dhënë haptazi mbështetjen ndaj meje.
Kur keni mbledhur firmat. Çfarë target grupi janë ata që kanë firmosur?
Firmat i kemi marrë nga të gjitha llojet e votuesve. Kemi mbështetje nga të gjitha nivelet, s’kemi një specifikë ët veçantë.
Nuk ju mbështet asnjë parti, nuk e shikoni si handikap?
Unë e quaj vlerë. Ne jemi kundër këtyre partive, Nëse në vitet 90 krijuam partitë për pluralizëm për ët zgjidhur problemet tona. Sot ne shohim se këta na janë kthyer në pengesa. Njerëzit nuk ndihen të përfaqësuar.
Keni qenë drejtor i KESH dhe Inspektoratit të Ndërtimit. Ju nuk ndjeheni përgjegjës për këtë situatë?
Kam pjesën time të përgjegjësisë. Secili nga duhet të vlerësohet për punën që bën. Nëse kam bërë diçka që nuk ka sjellë përmirësim jam i gatshëm të mbaj përgjegjësinë. Në vitin 2007 jam vënë në krye të KESH, kur Shqipëria nuk kishte energji. Kur lashë detyrën në vitin 2009 Shqipëria s’kishte probleme me energjinë.
Ju keni qenë një nga njerëzit që hartuar blerjen nga CEZ?
Ne kemi bërë pjesën teknike. Shitjen e ka bërë Ministria Ekonomike. Unë besoj se kam bërë një punë të besueshme.
Mjaftonte të importoje energji dhe nuk kishte ndonjë menaxhim. Si ishte gjendja financiare?
Pse Shqiptarët e kanë pasur problem furnizimin me energji. Nuk ka qenë aq e lehtë.
Kur ju hytë si drejtor i INUK. Çfarë shifrash pati, u rritën apo u ulën ndërtimet pa leje
Kam filluar në fillim të viti 2010 jam larguar në fund të këtij viti. Me ndodhinë e Hamallajt institucionet e tjera s’pranuan të bashkojnë me ne. Policia nuk na ndihmoi. Nuk mund të them a ishte e paaftë policia apo kishte pengesa të tjera. Dua të vlerësohem për punën jo për dështimin në total.
Në një aksion kaq të madh në Hamllaj keni qenë në komunikim me Ministrin e Brendshëm, Kryeministrin?
Kam qenë në kontakt me të gjithë titullarët e shtetit. Çfarë ju intrigon?
Tashmë janë të njëjtët policë, por ndërtimet pa leje po prishen dhe INUV ka mbështetjen e policisë. Kishte vullnet nga qeveria e kaluar?
Kam dhënë dorëheqjen pasi nuk kishte një vullnet të mjaftueshëm që Inspektoriati i Ndërtimit të bënte punën. Unë si drejtues institucionet pashë që nuk gjeja më mundësinë për të zbatuar ligjin.
Çfarë ju ka thënë Kryeministri në atë kohë?
Pushteti në tërësi nuk bashkëpunonte për zbatuar ligjin. Nuk ka rëndësi se çfarë më ka thënë apo çfarë i kam thënë kryeministrit.
Ju akuzojnë se jeni diversion i te majtës, duke i vënë në rolin e Hysni Milloshit në zgjedhjet e 2011-s?
Janë të trilluara, nuk tregojnë fare atë se çfarë na motivon në këtë garë. Akuzat një shembull që këto parti e kanë kthyer sistemin e baltosjes për çdo gjë. Duan të na bëjnë të mendojmë që është vetëm partia dhe asgjë tjetër. Duan të na bëjnë të mendojmë se ne duhet të shqetësohemi se çfarë do i ndodhë partive nga këta kandidatë.
Miterani në Francë i krijoi të gjitha mundësi Le Pen që të ndante të djathtën dhe në këtë mënyrë fitonte e majta. Çfarë garancie i jepni ju qytetarëve që nuk jeni ky rast?
Ne duhet të shqetësohemi se çfarë po na ndodh neve. Kemi një qytetet që gjrat më të dukshme janë ato që kanë bërë fashistët e komunistët. Gjithë gjërat e këqija që janë bërë në këtë qytet janë bërë këtë 25 vite. Kemi shkolla me dy turne.
Nga PD kandidimi juaj është trajtuar si tradhti. Djali i Berishës thotë se keni qenë njeriu më i bezdishëm. Keni kontaktuar me të?
Unë me të jo, por nëse më ka kontaktuar ai të japë arsye për arsyet pse. Edhe sot i biri i kryeministrit po t’i kontaktojë ministrat apo titullarët do t’i përgjigjen, do ia hapin telefonin. Por rëndësi ka se si do të veprojë titullari.
Ideja e statusit është që je mosmirënjohës
Pse duhet t’i jemi mirënjohës. Çfarë ka firmosur ai. Kam zgjedhur të mbroj interesin publik dhe jo interesat e ngushtë të njërit apo tjetrit. Fakti që unë skam bërë karrierë politike në PD e tregon këtë.
E shikoj që po shmangeni
Jo s’po i shmangem. Thashë jo dhe tregova sa e parëndësishme është kjo. Një njeri që s’ka firmosur kurrë për ndonjë gjë shkruan një status dhe një njeri që ka punuar duhet t’i përgjigjet, kjo është ofenduese.
Cilat janë gabimet më të mëdha që janë bërë këto 25 vite. Çfarë është bërë keq?
Këto 25 vite kemi një katastrofë. Rezultati është ky qytet që kemi sot. Ka sheshe më pak. Shkolla e çerdhe që nuk i përgjigjen standardeve. Kanë aktivitete kulturore më të pakta.
Ndërhyrja më e duhur është plani rregullator. Por çfarë duhet bërë?
Lejet e dhëna nga Basha në plan rregullator, por a i duan njerëzit ato. Dëmet më të mdha jo nga ndërtimet pa leje, por nga ato me leje. Ne s’kemi nevojë për plane të tilla. Kemi nevojë për standarde.
E keni parë planin rregullues?
Ka pallate poshtë digës së liqenit që nuk duheshin bërë. Askush nuk ndërhyn për të penalizuar ndërtuesit që shkelin numrin e kateve të pallatet. Është shfrytëzuar si trampolinë për karrirë politike. Që do të thotë se kanë bërë favore për të forcuar pozitat.
Cilat janë standardet tuaja. Çfarë do ndryshoni në këtë pallat
Nuk bëhet fjalë për pallatet, por për zhvillimin e jetesës. Zhvillimi i një prone ka të bëjë me trotuaret, hapësirat, shkollat. Shembull konkret Komuna e Parisit, sot një nënë me karrocë nuk ecën dot në ato trotuare. Duhet të llogariten të gjitha, shkollat sheshet, çerdhe.
Për të qenë konkret. Këtë plan që është aprovura do e rishikoni?
Do e rishikojmë dhe do të vendosim standarde të reja. Kjo nuk do bëhet nga Bashkia e Tiranës dhe kjo do të kalojë në referendum nga qytetarët e Tiranës.
Çfarë do të dërgoni tjetër në referendum?
Ato çështje ku deri më sot është abuzuar. Ato ku ka nevojë që qytetarët të vendosin.
Harta tani përfshin edhe zonën pas malit të Dajtit. Si do të integrohet kjo zonë në metropol?
Zonat jashtë periferisë kanë në shumë raste cilësi jetese të cilat një qytetari i ofrojnë cilësi më të mira. osh, në disa raste akset rrugore janë më të mira dhe ne kemi nevojë që ti integrojmë këto komuna në aktivitete, në turizëm. Nuk duam që ti bëjmë si qyteti sepse disa prej tyre kanë një identitet më të mirë që duhet ruajtur.
Trafiku i dendur është një tjetër problem për qytetin e Tiranës, si do zgjidhet?
Jam dakord është një nga problemet më të mëdha.
Basha tha se do ndërtonte tramvajin por se bëri…
Unë mendoj se është një turp trami sepse qyteti ka probleme të tjera që duhen zgjidhur para se të shkojmë tek trami. Duhen disa gjëra për ta zgjidhur këtë çështje. Një nga këto është problemi i parkimeve që s’kemi se ku i bëjmë. Pra ka një kompleks problemesh që duhen zgjidhur para se të shokjmë tek trami.
Cili është elementi kryesor i kësaj zgjidhje?
Në akset kryesoret duhet të krijohen linja të veçanta për transportin publik dhe emergjencat. Kështu hiqet direkt trafiku.
Po kjo u krijua njëherë në 2011 dhe s’pati rezultat atëherë. Pse mendoni se tani do funksionojë?
Atëherë nuk funksionoi sepse nuk u respektuan standardet që u vunë. Shpesh ka raste kur mund të bëjmë një menaxhim me të mirë jo vetëm të hedhim më shumë lekë. Po nuk zbatove ligjin më mirë mos e ndërto një korsi të re.
Ka një numër të jashtëzakonshëm të transportit me makina kundrejt transportit publik dhe kjo krijon një kaos total në trafik.
Duhet të rishitet edhe njëherë e thashë problemi i transportit publik. Një qytet evropian kërkoi që ti jepet prioritet transportit urban duke krijuar autobusë të rinj. Ky është një problem kompleks që duhen një sërë veprimesh për ta zgjidhur.
Po ndotja e mjedisit, si keni ndërmend që ta zgjidhni këtë?
Tirana ka një cilësi jashtë standardeve. Ne themi që Tiranës ti vijnë më shpesh autoritete se kështu pastrohet ajri si në rastin e ardhjes së Papës. Ka disa arsye të ndotjes, cilësia e karburanteve, ndërtimet e papërfunduara të bulevardit të cilit çdo natë i hidhet rërë si dhe ndërtimet pa kriter. Ne kemi shkatërruar hapësirat e gjelbërta dhe duhet kohë të krijohen hapësirat e reja.
1 nga projektet e Bashës ishte bulevardi ju do ta mbështesni këtë?
Unë mendoj se është projekt i mirë por nuk jam dakord me mënyrën se si u përdorën favoret klienteliste për ndërtimin e bulevardit. Në parim nuk jam kundër zhvillimit të mëtejshëm të bulevardit dhe rishikimit të projektit.
Projekti tjetër ishte parku multimodal. Ju duket plan që duhet rimarrë në konsideratë?
Siç e thashë të gjitha qytete në botë janë një stacion në qendër dhe është fatkeqësi që kryetari aktual përmes bulevardit deshi ta spostojë këtë në periferi të qytetit. Projekti është i bllokuar dhe ka shumë mundësi që të rishikohet si projekt.
Ju kandidoni përballë Erjon Veliajt dhe Halim Kosovës. Konsideratat tuaja për kandidatët e tjerë?
Për mua nuk kanë rëndësi emrat e kandidatëve sepse janë të emëruar nga partitë dhe vijnë me barrën e këtyre partive. Unë përkundrazi vij nga qytetarët dhe mbaj barrën e tyre ndryshe nga kundërshtaret e mi që mbajnë barrën e partive politike, të votuesve të përhershëm. Ne garën nuk e kemi me kandidatët por me sistemin që partitë kanë krijuar.
Synoni krijimin e një force të tretë njësoj si ajo e Grillos në Itali apo e Tsipras në Greqi?
Kjo nuk është një ambicie por është një nevojë dhe kërkesë që të zgjidhim problemet e qytetarëve. Ka vullnet dhe dëshirë që ky ndryshim të shpaloset në të gjithë vendin. Unë kandidoj në Tiranë por nuk e përjashtoj mundësinë që e njëjta gjë që të kemi forca të treta të ndodhë edhe në qytetet e tjera të vendit sepse e kemi të nevojshme këtë.
Fushata elektorale është dhe financiare. Sa do ju kushtojë dhe kush e mbështet?
E mbështesin qytetarët dhe ne do ti bëjmë transparente financimet. Po mbledhim kontribute nga qytetarët se s’duam të jemi peng i financuesve. Procesi do jetë transparent në faqen tonë të internetit.
Pa koment, nuk ke ci thua ketij njeriu,per keta njerez kemi nevoje. Une dhe gjithe familja ime jemi me ty Gjergj Bojaxhi.
Vete fakti qe TEMA i rri gati per t’i publikuar cdo brockull ketij e konfirmon dyshimin qe ky eshte thjeshte nje Hysni Millosh i 2015!
Ky nuk po ndihet fare me hajnananna, prit se do filloje dhe ky se e meriton ne fakt. Erka eshte 99-ce.
Me pelqeu intervista e z. Gjergj Bojaxhi, i sakte ,i drejtperdrejte,dhe i besueshem.Cdo dite e me shume po bindem qe ky eshte njeriu i duhet qytetit tone.
Asnje dyshim se ky eshte kandidati qe na i ka mbush mendjen, i kuptueshem, i besueshem , i sinqerte, nuk ka llafe te teperta po shume te sakta.
Ke gëlltitur lugën e çorbës së prishur të Saliut. Ke për ta vjellë gjithë jetën.
Më vjen keq…
Po te vazhdoje keshtu ky Gjergj Bojaxhi, per ate zot ky ka per ta fitu Tiranen, na eshte duk pak si e pabesueshme ne fillim kur doli po cdo dite e me teper , po bindem se ky ja vlen
mos jep mendime adoleshenti……tirana eshte shkerdhyer para e mbrapa, eshte bere muti mullar nuk ka lookomotiv qe e mer persiper ta terheqe.
referendumi u bente ku skishte nd. pa leje 1990, mblidheshin baballaret e kombit, specialistet me te mire te vendit ne bashkepunim me te huajt , benin planin urbanistik per 100 e me shume vjet me standarte europiane e me gjere.
pastaj pushteti lokal varet direkt nga qeveria, pse kujton ti gjergj se po fitove maxhoranca aktuale do te japi fonde per tiranen, harroje nuk ke shanc. ma mend zogun e zi, qe nuk i pelqeu doktor bossit…..iken per lesh 2 milion euro, car beri cuni tirones ed rama k.bashkie i ra bories ne komision…………prandaj gjergj djali mere omel ne forme skarpati.urime nga larg
Me I mire se kandidatet e tjere, por mund te jete edhe guri I Rames per te hequr qafe nje here e pergjithmone Veliajn. Edhe per kete arsye ia vlen te votohet.
Ky është si Said Dollapi po si thotë nuk kam bërë karrier në PD po drejtori i KESH është më i rëndësishëm se një ministër mor derdimen
Opinionisti,po tjetri si méta nuk ka ngrene te berisha?
Ik or cun bej partine me leket e zullapit, prit ti kalosh votat erjones, hajde ca kohe verdalle sa te mbarohen parate dhe mos harro te pish ilacet…
S’e lane rehat kete popull me keto dallavere. Tani do pergjigjet dhe zeni si trim facebook-u dhe njerezit vazhdojne ushqehen me politike te sajuar.
Ke vjedhur per familjen o bojaxhi! Prandaj shaheni po s’e kafshoni njeri-tjetrin!
P.S. Te fala sejaminit po kujdes se te vjedh leket e zullapit – ate zanat njeh vetem.
Nje pyetje kam. Cfare ka bere ps dhe pd per Tiranen>? Pd beri kjoska dhe erdhi Ps prishi kjoska beri pallate pa kriter ligjor, afer njera tjetres, pa parkingje, pa oborr, pa peme etj. Erdhi PD serish, ja sh… ndjenjat Tiranes, ndertime edhe ne vende ku dhe nje i cmendur nuk do i bente. Ndertime nen dige te liqenit, ndertime ne blloke, ne vilat monumentale. Po PS cfare beri qe te ndalonte kete masaker urbane?! Kryeministri eshte kryetari i kombetar i terrritorit. Po depozitat mbi tarraca, cfare eshte bere per ti hequr. Viti 2015 njerzit pine uje nga rezervuari qe rri 24 ore e kap djelli shiu etj. Tani prap keto 2 parti kerkojne vota. Jo more njerez thirini mendjes, ose mos shkoni fare te votoni ose jepjani bojaxhiut sepse dhe nqs nuk bene nje pune do kete presion me te madh sepse i eshte drejtuar qytetarve drejtperdrejtet. GJITHSESI eshte njeri i besueshem sepse e ka treguar me pune.
Te urojme fitore!
JU bëj nje thirrje te gjithë komentusve në të gjitha rjetet VOTONI TË PA VARURIT që të shpëtojmë nga kukullat e kapove të politikës që më shumë na kanë dëmtuar se ndërtuar e regulluar bashkitë që kanë drejtuar .Kjo thirra ime le të kthehet në një lëvizje qytetare.VV OTONI,VOTONI VETEM TË PA VARURIT”se vetëm kështu mund ti japim një mësim politikës dhe politikanëve të korruptuar tanë .Bashkojuni kësaj gjithë .
Ahh sikur te mund te fitonte vertet. po kam frike se sdo ta lene uqerit fatkeqesisht.
Ky eshte njeri teknike dhe ne pamje te pare i mire, por mos pasja e nje mbeshtetje nga qeveria do ta lere Tiranen perseri te bllokuar dhe 4 vjecari i tij do shkoj dem.
Rrespekte dhe urimet me te mira z. Bojaxhiu. Jemi me ty.