Pavarësisht se korrupsioni vijon të mbetet një shqetësim i takimeve mes aktorëve të drejtësisë, në këtë betejë ka mungesë të hetimeve proaktive, ka probleme të hetimit financiar, ka mungesë të koordinimit të vlerësimit të gjykatës për trajtimin e provës, por edhe të përdorimit të teknikave nga Prokuroria dhe policia për të kryer përgjime që do të mund të konsideroheshin nga gjyqësori.
Këto gjetje dhe të tjera, sikurse dështimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të qenë një mekanizëm funksional në ndëshkimin e gjyqtarëve, u prezantuan në tryezën e parë ku aktorët e drejtësisë u ulën për strategjinë antikorrupsion në vend.
“Vetëm në vitin 2014, më në fund dy gjyqtarë të Shkallës së Parë janë dënuar me vendime gjyqësore për korrupsion. Asnjë prej tyre nuk ka marrë ende një formë të prerë. Asnjë prokuror nuk është dënuar deri më sot në Shqipëri. Ka një çështje në Shqipëri, por shifrat janë kokëfortë, kemi shumë indicie që na japin sigurinë që fenomeni është ulur këmbëkryq në radhët e sistemit tonë të drejtësisë, dhe nga ana tjetër kemi këto shifra të mekura. Dy gjyqtarë të dënuar në 20 vite tranzicion dhe asnjë prokuror për çështjet e korrupsionit”- deklaroi konstitucionalisti, Gent Ibrahimi.
Në raport konstatohet se edhe sistemi i deklarimit të pasurive nuk ja ka dalë mbanë që të jetë efektiv në mënyrë që gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të përfundojnë para drejtësisë. Kjo vjen për shkak të boshllëkut ligjor përsa kohë nuk është e përcaktuar ende se përveç kallëzimit, çfarë mund të konsiderohet provë?
“Sa i takon organizimit vihet re që në nivelin e policisë nuk ka një organizim të dedikuar posaçërisht për korrupsionin në qarqe. Pra strukturat e specializuara për hetimin e korrupsionit gjenden vetëm në Tiranë. U bë një përpjekje për t’iu përgjigjur kësaj çështjeje me Byronë e Hetimit, që paraqiti probleme kushtetuese”- shtoi Ibrahimi.
Por ndërsa të dhënat në luftën kundër korrupsionit janë pesimiste në vendin tonë, Prokurorja e Përgjithshme e Drejtorise Kombetare të Rumanisë për korrupsionin, Laura Codruta Kovesi foli mjaft qartë se çfarë distance e ndan vendin tonë me përpjekjet serioze për të luftuar korrupsionin.
“Momentalisht më shumë se 52 funksionarë shteti janë dërguar në gjykatë, një ish-kryeministër, një ish-zv.kryeministër në funksion, 9 ministra, 30 deputetë dhe tetë senatorë. Deri tani kanë vuajtur denimin në burg ish-kryeministri, 5 ministra, 13 deputetë dhe katër senatorë. Përsa i përket korrupsionit në gjyqësor kemi më shumë se 110 gjyqtarë të dërguar në gjykatë, 51 prokurorë. Nëse këto shifra nuk ju bindin do ju them ato të vitit të kaluar, ku për një vit kemi 1130 persona të dënuar për korrupsion”- tha Laura Codruta Kovesi, Prokurore e Përgjithshme e Drejtorisë Kombëtare Antikorrupsion.
Gjatë takimit me dyer të mbyllura kreu i Unionit të Gjyqtarëve, duke sjellë në vëmendje vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe faktin që kjo ngjarje nuk është zbardhur ende vuri në dukje se në Shqipëri jeta e gjyqtarëve është e rrezikuar.
Ndërkohë, përfaqësuesja e KLD replikoi duke shtuar se shifrat për punën e KLD nuk janë lexuar siç duhet. Megjithatë, të gjithë të pranishmit ishin në një zë për diçka; që në vendin tonë ka korrupsion dhe që ai është shqetësues./TCH
njeri duhet te jete ristani nga keta te dy.
Keshtu ka qene, por tani me Jarin dhe Nasipin do ndryshoj gjithcka, majeni men sa gjyqtar kane per tu denu???????????????
Sepse gjygjesori eshte segmenti me pak i korruptuar i shtetit,cfare te bejme perderisa i kemi te ndershem gjygjtaret,ti futim me zor ne burg.
dhe ato dy denime qe jane dhene do jene dhene me paralajmerim se per burg as qe behet fjale.
Perse nuk e thoni cili dhe sa u denua.
Shtet pordhe.
Lajm i mire ky ! Kjo do te thote qe gjyqtaret ne shqiperia nuk jan te korruptuar. Po te ishin korruptuar do ishin denuar. Ne shtetet e tjera ka me shum qjyqtare qe jan denuar.
Reforma ne drejtesi i ka sherbyer korupsionit !
KLD emeron gjyqtare partiak,kush paguan euro me shume.
Gjykates dhe Prokurore ndermjet tyre jane prinder dhe femijt e tyre, bashkeshorte ( buri gjykates gruaja prokurore dhe anasjelltas), krushqi (vjeri, vjera, kunati, kunata ,,, dhe gjini e afert nip e mbesa. Ose lidhje te forta gjinie, krushqie, bashkepronesie me politikane te te dyja kraheve.
Pra po ti shohesh te gjithe e kane nga nje lidhje teper te forte.
Drejtesia (gjykata,prokuroria, avokatite (e popullit, e shtetit si dhe nje grup i vjeter), noteria) drejtohet nga nje grup njerezish mafioze qe vendosin per cdo gje.
Nuk ka asnje mundesi per te bere reforme.
E nisi Ministri i Drejtesise para disa muajsh per te pushuar 5 gjyqtare dhe ne diten e marjes se vendimit nga KLD u terhoq nga kerkesa per pushimin e gjyqtare dhe kerkoi verejte.
Pra ketu drejtesia ka marre fund. Asnje pushtetare nuk ka interes per nje sistem drejtesie te paster pasi te gjithe duan te vjedhin.
Cfare prisni per drejtesin te denoje veteveten? kryetari i KLD mendon te kete apo te mos kete mustaqe,bene ca dekorime dhe qan gjithe kohen si zog dimri.
Reforma ne Drejtesi fillon me ndeshkimin e Metes dhe Nacos!
Vecse drejtesia qe nuk di te jap drejtesi, ndodhet ne Shqiperi.
Me e rrezikshme behet kur propaganda behet per reforme, por nje klike gagsteresh po istalohet qe pa sundim ne drejtesi, presionon gjyqetar qe hapur te japin padrejtesi. Po pas reforme c’fare na pret?
KETA TE DY QE KANE SHKUAR NE GJYKATE DO TE JENE NGA ATA QE SKANE BERE MBI 10 MILION EURO DHE NUK KANE PAGUAR SHUME PER TE SHPETUAR SEPSE NORMALISHT DUHET QE VETM 1 APO 2 GJYQTARE DUHET TE KISHIN NGELUR PA U DENUAR NGA GJYKATAT. FALEMINDERIT