Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova ka vijuar takimet elektorale me banorët e Farkës dhe Petrelës, para të cilëve u angazhua se do të vërë në jetë projekte që do të bëjnë të mundur financimin e fermerëve dhe krijimin e tregjeve në Tiranë për produktet e tyre.
“Komunikimin që kam pasur me pacientin do ta kem me qytetarin. Do të ketë një sistem të përsosur, që çdo njeri që nuk gjen një zgjidhje aty ku banon dhe ka një sugjerim të ketë mundësi të ma sjellë mua. E dyta, mënyra më transparente e mundshme e fondeve”, tha Halim Kosova
Kosova u tha banorëve se i do tú shërbejë, pa asnjë dallim, siçka bërë gjatë gjithë karrierës së tij si transparencë absolute në Bashki për fondet dhe administrimin e tyre.
Në zonën e Farkës, banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mungesën e një pike grumbullimi dhe nevojën për një mënyrë të organizuar për tregtimin e prodhimeve të tyre.
“Unë them që ka ardhur koha të marrë fund një herë e mirë që me dy pagure qumësht të ikësh nëpër rrugët e Tiranës e të shesësh qumësht.
Ka ardhur koha që duhet me mendua që punëtorit ti krijohet një mënyrë për grumbullimin e mallit. 3 mijë lekë bën qumështi, 2 mijë lekë autobusi, me ardh me 1 mijë lekë ke fëmijët i bie. Bashkia të caktojë një vend të posatshëm për të shitur”, thotë një banor.
Në Lundër ankohen se prej dy vitesh nuk marrin subvencion për bujqësinë.
“Deri para dy vjetësh në bujqësi kemi marrë grande. U bënë gati 2 vjet që ne nuk po shohim më asnjë”, shprehet njeri prej tyre.
Zoti Kosova , respekt nga cdo qytetar i Tiranes , besojm tek platforma juaj dhe puna juaj qe keni treguar deri tani ne administrator i mrekullueshme . Besim tek ju
Nje big M do beje dhe ky, jo se nuk do po se nuk e le FAMILJA. Per s kohe nuk e distancon veten nga imazhi i saliut veshtire e ka. Kosova betejen me te veshtire nuk e ka me veliajn, ps apo bojaxhiun por me imazhin e pd qe ka me vete. do ti duhet shume aftesi, zgjuaresi dhe guxim qe te sheputet nga imazhi qe basha dhe saliu kane krijuar tek shqiptaret. ajo parti nuk eshte parti per zera e njerez te bute si Kosova, ajo do kreshnike malesh apo sumce.
bej njecike transparence per fondet e maternitetit qe ke drejtuar, qe s’ke lene gje pa vjedh, deri tek krevatet per t’i cuar tek klinika jote private. ku shkuan fondet, ku shkuan te ardhurat dytesore, pse asnje investim ne tere ato vite drejtor?
nuk e ndrite dot ne fushen e mjekesise, qe me gjasme investove gjithe jeten, do ta ndriske ne drejtimin e bashkise, le qe ske me as takat as tru per te mesu, po edhe ata qe ke perreth i ke krejt te paafte e mashtrusa.
“Komandanti suprem” i PeDe-se SALI BERISHA, si njeri “i zgjuar” qe ishte, ku nder fjalet e tij te shfryera ne popull vetem brockulla, sajesa, budallalliqe thonte. Kujtohet gjate vizites se tij ne fshatin FARKE te Tiranes e hapi fjalen duke bertitur si idjot: “Te dashur FARKAR dhe FARKARE”.
Po HALIM KOSOVA keshtu i ka thirrur??!! Votat ne kete menyre i ka te sigurta.
DR KOSOVA , une jam i majte , jam i zhgenjyer , jo se kam deshire te votoj PD, por Edi Rama dhe Rilindasit nuk me dhane rruge tjeter. Uroj ta administroni mire voten time
Baba i math, une gabova, me genjyen partizanet po nuk do e perseris me gabimin. na mallengjeve o poli me gjithe plakun mere