Kryeminsitri Edi Rama ka prezantuar në Malësinë e Madhe kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Tonin Marinaj.
Në fjalën e tij, Rama tha se ka zgjedhur për këtë bashki një njeri serioz, i cili do të jetë në këtë post për të shërbyer dhe jo për të rrëmbyer.
“Por, për të për gjitha këto na duhet të kemi bashkëpunëtor serioz. Njerëz serioz. Njerëz me vizion këmbëngulës dhe punëtorë. Kryetare dhe kryetarë bashkish që janë aty për të shërbyer, jo për të rrëmbyer. Që janë aty për punët e përditshme në shërbim të komunitetit dhe jo të llafeve të përditshme në shërbim politikës. Janë aty si shprehje e një vullneti të përbashkët, tuajin që i votoni dhe tonin në Tiranë që do t’i mbështesim në emrin tuaj.
Nuk do t’ju prezantoj Toninin në fakt, se Tonin ju e njihni më mirë se unë, unë e kam njohur më vonë. Kam mundur ta vlerësoj në komunikimet që kemi pasur. Kam marrë përshtypjet më pozitive nga njerëzit që kanë punuar me të. Opinione të shkëlqyera nga ata që kanë mundur ta çmojnë gjatë punës së tij, posaçërisht në qendrën spitalore. Jam i bindur mbi të gjitha që Paulini nuk mbështet humbësa, mbështet vetëm fitues.
Vota për Tonin nuk është një votë që do t’ja kërkoja socialistëve dhe demokratëve, po është një votë që do t’jua kërkoja malësorëve. Të cilët kanë një detyrë që është shumë më e lartë se detyra ndaj partisë. Kanë detyrën që ta çojnë Malësinë e Madhe në drejtimin e duhur. Nëse partia e tyre është në rrugë të gabuar, nuk mund ta marrin dhe Malësinë ta çojnë në rrugë e partisë së tyre. Deri kur partia e tyre të kthehet në rrugën e duhur, Malësia e Madhe duhet të ketë vazhduar në rrugën e duhur. Kjo është detyra e malësorëve dhe malësoreve. Jam i bindur që kështu do ta shohin shumica dërrmuese. E jam mëse i sigurt që pas zgjedhjeve ne do të fillojmë të punojmë së bashku me Toninin për të bërë realitet një fazë të re të përpjekjeve tona për të bërë Rilindjen. Për të bërë realitet një fazë të re ku ekonomia të filloj të lëvizë edhe më shumë në drejtimin e duhur dhe ku buxhetet familjare të fillojnë të ndiejnë rezultatet e reformave”, u shpreh Rama.
Rama më tej nga Malësia e Madhe, ka thënë se reformat eformat janë operacione të dhimbshme që duhen bërë, po jo formula magjike.
Ai tha se rezultatet e reformave do të vijnë dhe ka pohuar se për herë të parë në historinë e saj, në muajin prill, OSHEE ka dalë me fitim.
“Do t’ju jap një shembull për këtë. Për herë të parë në historinë e saj, në muajin prill, OSHEE ka dalë me fitim. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë për herë të parë në historinë e saj OSHEE-ja nuk ka nevojë të kërkojë para nga taksat për të mbuluar gropën që hapet nga vjedhjet. Për herë të parë në historinë e saj, OSHEE-ja fillon në 6-mujorin e dytë fillon të investojë në sistemin e energjisë elektrike nga paratë e saja, pra nga kontributet e të gjithëve ju. Që do të thotë që paratë që paguhen për energjinë elektrike janë investime që bëhen në dy drejtime.
E para, për të përmirësuar cilësinë shërbimit, që ne e dimë shumë mirë dhe ju e dini më mirë që lë shumë për të dëshiruar. Që nga shërbimi ndaj klientit, tek mënyra si bëhet faturimi.
Sistemi ynë i shpërndarjes në 85% të tij është mbi 40 vjeç. Llogarisni sikur të keni një makinë që 85% të trupit të saj e ka mbi 45 vjeç, përfytyroni se si mund t’i hypni asaj makine dhe të shkoni diku nëse është trupi i ndryshkur i një FIAT-i të viteve ’70 dhe ju i vendosni dy rrota Mercedezi dhe thoni përse nuk më çon në Tiranë. E pra, sepse ky sistem kërkon investime.
Por, është edhe një investim tjetër, sepse të gjitha ato para që shkonin për të mbushur gropën, tani do të shkojnë për nevojat tuaja. Do të shkojnë për kopshtet, shkollat, spitalin, do të shkojnë për këto projekte që po flasim. Nuk janë pak janë 150 milionë euro. 150 milionë euro që shkonin për të mbuluar gropën. Ndërkohë që ata që qeverisnin i kishin ndarë njerëzit në të zgjuar dhe në budallenj. Të zgjuarit ishin ata që nuk paguanin budallenjtë ishin ata që paguanin edhe për vete edhe për zgjuarit. Ndërkohë që sot, të gjithë janë të vetëdijshëm dhe po shtohet vazhdimisht numri i atyre që paguajnë rregullisht”, theksoi Rama.
Më tej kryeminsitri tha se me mbylljen e borxhit sektori i energjisë po rimëkëmbet dhe se “qeveria do të jetë çdo vit e më të fuqishëm financiarisht për të bërë çdo vit e më shumë”/j.h.
Aleanca per Shqiperine Europiane do ti fitoje keto zgjedhje sepse dhe njerezit jane ndergjegjesuar per te bere njesh pushtetin lokal dhe ate qendror. Reformat qe ka ndermarre Rama kane qene shume te nevojshme dhe jetike.
Ajo qe bere Rama me dritat ishte mese e drejte sepse ishte nje sektor qe gjithemone dilte me humbje dhe kishte ardhur koha qe gjendja te vendosej ne normalitet.
Cdo kandidat per bashki eshte nje kandidat serioz dhe i perkushtuar per punen. Fryma qe ka sjelle Rama ne qeverisje eshte ajo e duhura.
Fitorja do te jete shume e thelle me e madhe se ajo me 23 qershor.
Rama eshte ne krye te punes dhe i perkushtuar per ta bere shiqperine ashtu sic vetem ai mund ta beje.
Kam besim ne zgjedhjen e kandidateve nga rama per shume arsye.. ka ditur te tregoje se ben zgjedhjet e duhura dhe te ndjeke politken e duhur per te bere te mudur zhvillime vendit.
nje gje e mire qe vjen nga reforma territoriale, eshte qe nuk ka me ndarje qytet e fshat, por njesi administrative, ku te gjithe konsiderohen qytetare dhe synohet integrimi i zonave rurale me urbane. Urojme qe te zgjedhurit ne bashkite te jene menaxhere te mire dhe perderisa i keni zgjedhur ju, kemi besim qe ashtu do jene.
per tu rimekembur qytetet dhe njesite vendore, duhet nje bashkepunim i mire mes pushtetit vendor dhe qendror, dhe prandaj nje i djathte s’mund te jete kurre i duhuri se do te behet pengese per zhvillimin e metejshem, vetem e vetem per avantazh politik.
Nuk mund te vazhdonte me pabarazia ne energjitike, qe te gjithe merrnin sherbimin dhe ca paguanin e ca s’paguanin se i sherbenin politikes, a ishin ne sherbim te njerit apo tjetrit pushtetar.
te gjithe te paguajne per ate qe marrin dhe nuk mund te lihet te abuzohet me me kete pasuri kombetare.
Z. Kryeminister, se paku zgjidhe keto dy probleme:
1.Kur ka mbifaturime per faje te faturisteve fatura elektrike te mos quhet
titull ekzekutive, por te korigjohet dhe jo te penaizohet padrejtesisht
konsumatori, mbasi nuk eshte e drejte,
2.Kur nje qytetar merr nje ambjent me qera, per strehim apo bisnes OSSHE
kundrejte kontrates noteriale per marrje me qera te dyqanit apo ambjent
strehimi duhet ti hap kontrate ne emer te tij per energjine apo ujin e
konsumuar, gje qe deri tani ligji nuk e lejon dhe keto behen edhe burim
korupsioni ku ka bisnese qe kane disa vjet pa paguar,sepse nuk e kane
faturen ne emer te tyre dhe si rrjedhim vazhdojne gjyqet me vite te tera
3.Cmimi i lidhjes se nje kontrate te kesaj natyre duhet te ulet ndjeshem,
PO po popuuli a e mbylli fundin e muaj me buke thate ? a i kthe dot pergjigje kesaj pyetje zoti Rama? Po OSHEE e mbylli pozitivisht muajn prill me gjithe abuzimet e drejtoreve te tuj qe kane bere maskaralliqe me sistemin e shperndarjes ,po serbet fituan duke e blere ne me shtrenjt e duke ua shitur me lire ?
o MASHTRUS RAMA, O GJAKPIRESe ,O SHUSHUQ , si e dhe urdherin qe qytetaret e Kukesit te torturoheshin ashtu nga IDIOPOLICET E tu e te miut tend SAjmir Tahirit