FOTO LAJM/ 3- ish këshilltarë të Berishës i bashkohen Bojaxhiut

4 Maj 2015, 10:02Politika TEMA
FOTO LAJM/ 3- ish këshilltarë të Berishës i bashkohen

Gara  për Tiranën duket se do të jetë e fortë dhe plot surpriza sidomos për kandidatin e pavarur, Gjergj Bojaxhiu.

Ky i fundit veç mbështetjes së qytetarëve, pjesës së elektoratit gri, duket se do të kthehet në problem për PD dhe kandidatin e saj në Tiranë.

Pjesë e stafit të Bojaxhiut së fundi  janë bërë edhe 3 prej ish- këshilltarëve të ish- kryeminisitrit Berisha.

Në një foto të postuar nga zyra e tij, shihet se  fushatës së Bojaxhiut i janë bashkuar Neritan Sejamini, Adri Nurellari  dhe Ermal Hasimja.

PD në këto zgjedhje lokale duket se ka humbur dhe po humbet ditë pas dite mjaft nga mbështetësit e saj, madje edhe personat që dikur kanë qenë shumë afër Berishës dhe kanë punuar në qeverinë e djathtë./j.h

 

22 komente në “FOTO LAJM/ 3- ish këshilltarë të Berishës i bashkohen Bojaxhiut”

  1. deti u be kos says:

    Minjte ka kohe qe po braktisin anijen e PD-s. Kur e lene PD-n edhe keta tipa nuk ka me shprese.

    Po qe ky Bojaxhiu eshte pyke e PD-s alla Krishnik Spahiu i Aleances Kuq e Zi as qe nuk diskutohet.

    1. Banor i Bregut says:

      Po ky Nurellari iku nga Camet e Idrizit?Ky Idrizi qenka moster!!!

  2. Gerti says:

    Duhet thene qarte ama qe te tre keta e abandonuan shpejt Berishen, qe ne 2007 ne mos gaboj. Kane ikur me ndergjegje te paster pa qene aty kur ndodhen krimet e renda te Gerdecit dhe 21 janarit.

    1. daku says:

      Ndergjegjja e paster? Keta iken nga Berisha sapo moren licensen e themelimit te universitetit UET. Hasimja si Gjakovar u tregu kopil nuk e shiti menjeher, Nurellari e shiti per dy lek. Nejse, keta kane henger e kane pire prej Berishes dhe edhe sot is shofin hajrin asaj qe i moren.

      1. Gerti says:

        Po pse ca te keqe ka te besh universitet? Kush nuk kerkoi ta bente ne Shqiperi qe te mos ta benin dhe keta. E megjithate iken shpejt nga Cili, qe e ka kthyer ne organ propagandistik.

        Ndersa Sejamini nuk u perfshi asnjehere me kete projekt.

      2. sit... back..and relaks →→→ says:

        po mire o universitet hapen nuk hapen bordello

  3. albi says:

    Eshte per te ardhur keq qe,pasi shfrytezuan postet qe mbajten gjate qeverisjes se Partise Demokratike, sot keta tre ish keshilltare po na mbushin mendjen se zoti Gj.Bojaxhi eshte me i ndershem se kur ishte drejtor i Koorpprates Elektro Energjitike Shqiptare apo, i Inspektoriatit te Ndertimit. Dhe te mendosh se,keta palo keshilltarw perfituan nga ai pushtet 8 vjecar. Neritan Sejamini sot ka aktivitet privat, Ermal Hasimja pas ortakllikut me H.Çilin ne UET terhoqi aksionet dhe sot punon per hesap te vet me projekte. Ardi Nurellari ,dhe ky ish ortak me Çilin dhe Hasimen ne UET,merret me studine politike dhe sekretar politik ne Partine Çame te Shpetim Idrizit. Me gjithe respektin per keta tre djem ,pozicioni qe kane mbajtur dhe perfitimet per shkak te pozicionit,me bejne dyshyes nese, vertet po mendojne per ne te miren e kryeqytetit?!. Ermal Hasimja me ka mbetur ne memorie teksa promovonte linjen e denoncimeve me ish kryeministrin S.Berisha… Shqiptaret e pesuan nga KOP-i qe Berisha sajoi per te ardhur ne pushtet. Te njejtat fytura qe qarkullojne per interesa klinteliste. Po e njejta gje mund te thuhet edhe per kandidatin e pavarur Gj.Bojaxhi. Loje te shemtuar per interesa klinteliste po’ bejne edhe kandidatet e tjerw gjoja te pavarur, qe per hir te vertetes do t’i besoja me shume po te ishib te varur sa kabdidatet H.Kosova dhe E.Veliaj. Jo se keta te fundit jane te ndershem!

  4. shoshi says:

    Z. det qe je bere kos, me duket e se e ke bere tos-mollos. Nga Berisha nuk largohen “pykat”, siç i quan ti, por njerezit e mençur. Ata qe rrine ne anijen qe eshte duke u mbytur jane budallej, te mençurit u hipin barkave te shpetimit dhe dalin ne breg.

  5. Mitroja says:

    Ky fiton mbi te djathtet dhe ja ben te leht fitoren Erivelit. Kohe e veshtire per Bojaxhiun tani qe morri keshilltarin e Camerise i duhet nje i kater nga minoriteti. Ne kemi perfaqsues z. Koco Kokedhima

  6. zegfiri says:

    A more shqipo po akoma nuk e kuptoni se te dyja palet po mbledhin ato lloj njerezish qe per kapricot e tyre hedhin poshte cdo gje,ju bej thirrje mos shkoni ne zgjedhje asnje nga keta nuk meriton te zgjidhet si te ps dhe aq me keq te pd,te gjithe keta qe po na shohin syte dhe do na nashohin deri diten e zgjedhjeve jane sahanlepires e kurr mendojne per popullin

  7. lirua says:

    PD po vuan pikerishte gabimet e 2005 ku ne PD per hater te frymes se KOP u ofruan njerez qe nuk meritonin te kishin ato pozicione te cilat moren.

    sigurishte kur njeria nuk e di se nga i vjen e mira gabon dhe del sic kane dal keta zotrinje.

    Ata me shume demtojne veten se i sjellin dem PD kjo ehste e sigurt.
    populli di te bej diferencen

    1. Gerti says:

      Te mos ishte per hapjen qe beri ne 2005, PD-ja nuk fitonte kurre zgjedhjet. Me ata idhtaret e Berishes as te 30% nuk shkon.

  8. I know something says:

    Ore Gjergji ,
    me keto fytyra te konsumuara karagjozesh po i kerkon voten Tiranasve ti?

  9. Hem... says:

    boll qe kane qene keshilltare te atij dhe i ke thene te gjitha… sado te prezantohen intelektuale, dinjitoze, integritet etj etj, … mbeten thjesht paloburra qe i bene fresk atij qe beri 26 majin, Piramidat, armet sheshit, 14 shtatorin etj etj me dem te pallogaritshem kombetar qe as serbi e greku nuk do i enderronin – medemek meqe u distancuan prej tij para Gerdecit, rruges se kombit, shitjes se detit etj etj. E kane ngrene lugen e corbes se prishur…. t’ia japin keshille femijeve te pakten qe te mos ndjekin shembullin e baballareve servil dhe qe bene emer se ishin te tille. Gjergji ke perreth shushunja.. e ke nis ters megjithese edhe t’i ke te tuat se ishe ca kohe servil i atij palos…

  10. Vote e bardhe says:

    Nurellari? Mban ere te keqe o Gjergj dhe do te te votoja… te duhen fytyra te reja jo tregtare politikan qe derdellisin dhe shkojne ku fryn era.

  11. Tres says:

    Ju beni sikur i iken tani Berishes keta keshilletare dhe paska domethenie kjo. Ata kane nga 5-7 vjet qe kane ikur. Nuk ka asnje domethenie per rrjedhje nga PD-ja. Ne fakt, ne kete moment mbeshtetsit e PD-se jane mbledhur me njeri-tjetrin dhe nuk e leshojne partine, sepse Edi Rama, si intolerat deri ne qelizen me te parenedesishme te trupit, po mundohet te shkrije PD-ne. Rrjedhjet drejt Gjergjit do te ndodhin nga partite e majta dhe nga te pavarurit/te pangazhuarit e deritanishem.

  12. mali says:

    Liria per t,u shprehur dhe komentuar eshte arritja me e madhe ne keto 25 vite,sepse shprehemi pa ndroje per cdo problem qe hidhet ne tregun mediatik dhe secili sipas njohjes ,formimit,ideve qe ka perqafuar thote c,ndien.Bojaxhiu beri mire qe kandidon per Tiranen,ka shpalosur dhe po shpalos idete e tij per ta bere Tiranen nje qytet me te banueshem,me lulishtet,sheshet,parqet,mjediset clodhese e sportive qe i jane rrembyer e shpartalluar nga babezia e pushtetareve qe vune interesat e veta para interesave te qytetareve duke shemtuar cdo gje qe ishte sipas nje urbanistike jo te keqe,te pranueshme per nje qytet si Tirana,kryeqyteti i vendit.Mbeshtetja qe po i japin shume intelektuale,midis tyre dhe tre keshilltaret e Berishes ,nuk duhet pare as me xhelozi,as me smire dhe aq me keq me perbuzje,sepse jane ne te drejten e tyre qe t,i japin mbeshtetje nje mikut te tyre qe ka nje projek ambicioz per Tirane dhe qe s,do te jete i varur nga politika e njerit a tjetrit krahe,por do te komunikoje me qytetaret dhe do realizoje kerkesat e tyre.prandaj dhe mbeshtetja ndaj tij do te vije duke u shtuar ne3 ditet qe do te vijne,bile do te deshiroja qe edhe A.Tafani dhe profesori i mjedisit t,i bashkoheshin Bojaxhiut dhe me siguri qe te tre ne krye te Bashkise do te realizonin endrren e tiranasve per te permiresuar jeten e qytetareve ne nje Tirane te paster .Lerini kesaj radhe partite,se ua pame hajrin te dyjave si PD dhe PS.

  13. Erlindi says:

    Te perjashtuar apo te pavarur ?
    Keta jane te etur per pushtet dhe para. Kane shfrytezuar me “mjeshteri” lidhjet qe kane pasur dhe kane me pushtetin politik, mediatik dhe bizneset per “hallet” e tyre. Nese dua te votoj, me mire ja jap Veliaj apo Halimit, qe dihet cfare perfaqesojne sesa te me marrin per budall. Riciklim toksinash mbeten po prape toksina.

  14. shvejk says:

    Gjergj Bojaxhiu as qe merr mundimin te ndryshoje formulen e Kreshnik Spahiut. Ose eshte budalla , ose eshte arrogant, ose me keq akoma nuk i intereson fitorja po thjesht shperndarja e votave. Vetem nje gje eshte e sigurt : ne ate foto mungon vetem Sali Berisha.

  15. Mino says:

    Keta djem qe ne fillim kur ju bashkuan KOPIT.me jane dukur djem te mencur dhe perendimor. Me vjen mire qe i jane bashkuar Gjergj Bojaxhiut ne projektin per Tiranen.Me njerez te ketille do te behet ndyshe Tirana

  16. Arti says:

    perse fjala abandonuan ,na mbyten fjalet e huaja,lancin,promovim,suprizim etj idiotizma pse nuk ka fjale shqip ? braktisen,nis,habit etj etj.edhe pak edhe shqipja me duket se do zhduket fare ne saje te injorances si te gazetareve te cilet me qellim apo jo mbushin gazetat me fjale te panevojshme te huaja.TURP!tregon qe me apo pa qellim jane punojne kunder kombit shqiptar.

  17. Opinionisti says:

    PeDe-ja e Saliut funksionon sipas parimit: “Gëlltit një lugë çorbë të prishur dhe ke për ta vjellë gjithë jetën”

    Ndonjë shembull do të thoni ju:
    – Neritan Ceka (I pari fare)
    – Genc Ruli
    – Gramoz Pashko
    – Azem Hajdari
    – Tritan Shehu
    – Genc Pollo
    – Komandant Arben Imami (ktij i kanë thy edhe ca dhëmbë)
    – Niku me Dylbi (Kreshnik Spahiu)

    Po e gëlltite lugën e çorbës së Saliut s’ke shans tjetër. Do ta vjellësh gjithë jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje