Paralajmërimi i Veliajt: Moratorium ndërtimesh për të shpëtuar gjelbërimin

3 Maj 2015, 21:20Politika TEMA

Erion Veliaj do të vendosë moratorium të ndërtimit në Tiranë nëse pas 21 qershorit do të zgjidhet kryetar i bashkisë.

Kandidati i majtë për bashkinë e kryeqytetit e paralajmëroi këtë masë ekstreme në bashkëpunim me qeverinë qendrore si mundësinë e vetme për të shpëtuar gjelbërimin në Tiranë:

“Premtimi im është që ne të kemi bashkë me qeverinë një moratorium të ndërtimeve, të ndërpresim ndërtimet ashtu si qeveria ka vendosur dhe të sigurohemi që fillimisht të shpëtojmë të gjitha hapësirat publike për parqe”, tha Veliaj.

Duke bashkëbiseduar me familjarë dhe çifte të reja në parkun Rinia, Veliaj premtoi zgjidhje të menjëhershem të banesave sociale:

Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak në të shpërndajmë banesat sociale”.

Veliaj sulmoi fushatën e rivalit Halim Kosova, ndërsa përsëriti thirrjen për debat me atë ose Bashën. Ftesë të cilën PD e konsideroi demagogji për të fshehur dështimin e tij.

Meqë rivali tjetër është një doktor fëmijësh, sjell në jetë fëmijët do të doja ta ftoja në një debat edhe për fëmijët. Fëmija nuk ka nevojë vetëm të lindë, por edhe të rritet. Ndaj dua ta ftoj kolegun dhe ti them: Dakord, fëmijët lindin po nuk garojmë për drejtor maternitetit, po për ajrin që thithim, për plehrat, për ujin e pijshëm, për ushqimet që hamë në treg”, tha ai.

18 komente në “Paralajmërimi i Veliajt: Moratorium ndërtimesh për të shpëtuar gjelbërimin”

  1. neda says:

    Z.Veliaj, ne se do te shpetosh hapsirat publike e vijen bregdetare propozoje parlamentit apo kryeministrit qe keto te mos jene nene administrim te bashkive por nen administrim te keshillit te ministrave ne rang republike dhe ky problem zgjidhet perfundimisht, por juve nuk u intereson ta beni kete ligj, sepse eshte burim korrupsioni.
    Ne se doni te behen ndertime me distamca te caktuare e me infrastrukturen e nevojshme simbas normave europiane, nxirrni ligjine per ti bere ato e ne se shkelen parashikoni penalitete drsatike. Ju e dini se si behen ligjet per te shmangur korrupsionin e vene rregull por ju nuk u intereson kjo gje sepse u intereson korrupsioni.
    Ne se ke ndermend te beshe nje gje qe te ngelet ne memorien e popullit pojekto Tiranen nga e para , duke parashikuar qe se paku nje ne tre pallate duhet te rrafshohet, mbasi aktualisht eshte thjeshte nje fshat i mbushur me fshatar qe nuk dine si jetohet ne komunitet.

    1. Toni says:

      Ky Veliaj qenka nje p…lle qe se ka shokun. Nje idiot me brire qe se ka idenen e zhvillimit ekonomik dhe nevojat qe ka cdo shoqeri e civilizuar. Nevoja per ndertime eshte e domosdoshme per cdo vend demokratik o idioti Veliaj, por kjo te behet duke respektuar studimet urbanistike qe ju si bete dhe skeni ndermend ti beni. Por ndoshta ske faj sepse petkun prej idioti nuk ta heqin dot keshilltaret e tu pasi edhe ata jane i mbuluar nga e njejta stofe. Njeri qe smeriton te drejtosh nje kotec pulash e jo me Tiranen. Llafollog koke bosh. Nuk e di si do i behet ketij vendi pasi vazhdojme te qeverisemi nga injorante.

    2. Gregor says:

      Duke lexuar komentet e meposhtme, kuptova qe propaganda helmuese e Skypionit paska bere shume pune. Prandaj edhe nuk po e shoh me te komentoje. E hodhi faren e helmit dhe ajo tani po rritet.
      Po pse more te nderuar komentues. Neda, nuk e kam me komentin tend, por me keta poshte. Cfare kujtuat ju se per dy vjet do behej Shqiperia nje shtet i konsoliduar europian? A e kuptoni budallallekun e fjaleve qe nxirrni nga goja per gjoja premtime boshe? Pa pyesni tere ata biznesmene qe nuk kishin marre asnje lek nga Saliu per pune qe kishin bere dhe nuk kishin paguar rrogat, bile po shkonin drejt falimentimit me kredite qe kishin marre? Pa pyesni ata punetore qe moren rrogat per here te pare mbas gjashte apo tete muajsh pune ‘falas’? Nga erdhen keto para? Ja pra qeveria lau borxhin ndaj biznesit qe te mos falimentonte ekonomia.
      Nuk ka thene njeri qe nuk do behen me ndertime. Nga e moret kete budallallek? Por kur qeveria e merr arken bosh, me cfare te financoje ndertimet publike? Do kete nje periudhe boshe qe te ballancohet buxheti. Qeveria mori kredi qe t’i paguaje para biznesit te ndertimit per punet qe ishin bere tashme.
      Akoma ne kohen e Enverit jeni qe mendoni se qeveria fut njerezit ne pune? Qeveria vetem ben politika ekonomike qe bizneset te investojne. Nuk e shikoni sa bisedime po ben qeveria me partnere te huaj per te prure investime ne vend? Nuk e kuptuat fushaten e tritolit qe nermori Berisha qe te hapte panik kudo se Shqiperia eshte vend i rrezikshem?
      Kur i zoti i shtepise i ka lene parate ne bixhoz dhe vijne permbaruesit per te marre c’te mundin. cfare bejne anetaret e familjes? Shkojne per pushime me parate e mbetura? Apo shterngojne rrypin dhe shkurtojne tere shpenzimet e mundshme per te dale nga situata?
      Sa per kete Veliajn, ju ne Tirane do jeni me fat po e votuat, se eshte djale i ri, i paperlyer nga politikat e 25 vjeteve, i edukuar ne perendim dhe ne familjen e tijme parime morale qe e njohin turpin dhe nderin. Zgjedhja do jete e juaj, por po votuat per partite, per turp ta keni. Do jeni po ata qe keni qene sot e 50 vjet – te dashuruar mbas partise. Kur vjen puna tek kryetari i bashkise nuk votohet per partine por per kandidatin. Hiqeni mendjen nga partia dhe verini kandidatet ne peshore asnjanese. Kush mund te beje me shume per Tiranen me nje vizion modern. Nje njeri qe la ministrine, la mandatin e deputetit per nje sfide qytetare nuk mund te jete maskara. Ju votuat per Lul Bashen ose me mire Lul Mashen, dhe nuk moret gje mbrapsht per kater vjet. Vota eshte gjithmone nje bast. Jepjani kesaj radhe Erion Veliajt, dhe provojeni per kater vjet. Te pakten me i mire se Lul Basha do jete. Apo prape keni hallin e partise.
      Mos votoni si partiake por si qytetare te Tiranes. Me gjithe keto komente negative qe keni bere, cfare do thoni sikur per keto dy vjetet e ardhshem, politika e deritanishme e qeverise per te sjelle investime ne Shqiperi te jape frytet e saj dhe te hapen vende pune ngado, cfare do thoni? Jo, po nuk i hape kur deshem ne. Kete do thoni? Edhe vende si Anglia po vuajne nga pasojat e krizes dhe ka prerje fondesh nga te gjitha anet qe te ballancohet borxhi publik. Jo Shqiperia qe edhe mbas 100 vjetesh si vend i pavarur, nuk po ben dot shtet dhe nuk ka asnje tradite ne politike, ekonomi apo ruajtje te kultures kombetare. Lexoni shkrimin per Faik Konicen qe u botua dje me duket dhe do shikoni se sa aktuale mbetet thenia e tij per krijimin e nje klase te re politike qe ta coje popullin perpara. Lexojeni, lexoni edhe nja 100 libra te tjere, dhe pastaj do kuptoni se sa nevoje ka ky popull per kulture dhe arsim perpara cdo gjeje tjeter. Kulturen e ulet shfrytezoi Enveri per 50 vjet. Kulturen e ulet shfrytezoi Saliu per 25 vjet.
      Para se ta quajme Erion Veliajn ‘idiot me brire’ apo ‘injorant’ si ky Toni ketu poshte, duhet pare gjendja e ekonomise dhe financave shqiptare. E dikerka Toni nevojen e ndertimeve e nuk e dikerka asnje tjeter. Por me perpara duhet pare se cfare ka mbetur nga Tirana e vjeter per te ruajtur trashegimine tone kulturore. Nje i shkolluar ne perendim si Erion Veliaj ka mundesi qe t’a beje kete gje.
      Ose vendosni Nanon ne Tirane dhe Berishen ne Durres qe te jeni te limtur nga ana partiake. Partia mbi te gjitha apo jo?!!! Sepse ne komente shoh shume urrejtje partiake dhe pak logjike te ftohte te pavarur politikisht. Megjithate, ai qe do te votohet nga qytetaret e Tiranes besoj do t’a meritoje besimin. Kushdo qofte kesaj radhe.

  2. Tarasi says:

    Bravo Veli:
    Ti ndalojme te gjitha . nderimet, pushimet , pallimet, saldimet, shurrimet, pataj te ndalen , makinat, motorrat, vaporat, semaforat, pastaj birrarite, librarite, sallamerite, hotelerite, te gjitha , the gjitha te ndalen.

    Vetem nje gje te mos ndalet : duartrokitjet per ty, gjeniun e budallenjve !

  3. anananananaanana says:

    Ca demagogu i dale boje!

  4. Argita_B says:

    Erjon Veliaj, po jo vetem ai, as qe nuk permend ne programin e tij qe lejet e ndertimit te jepen pasi te permbushin kritere mbi konsumin e energjise per meter katror. Sot ne Tirane ndertohet dhe lejohet te ndertohet pa kritere iaolimi, pa kritere ngrohje, pa kritere sipe faqesh te gjelberta te detyrueshme ne taraca, pa kritere numri vendesh parkingu te detyrueshem, pa kritere perdorjesh energji diellore per ngrohje apo ndriçim…e keshtu me rradhe.
    Erjon Veliaj ne vend qe te kritikoje kundershtarin Kosova, ben mire te rrethohet nga nje staf me i kualifikuar pasi vet e kuptuam se nuk di nga lidhet gomori ne kete fushe, po te kerkoje te rrethohet nga specialiste te fushes e jo te rrethohet nga jerez qe merren vetem me marketing!!

  5. lili says:

    Oooo,do te shperdaje bandes qe ne mbledhje e pare? Sa i zoti!sa mbyll e cel dyte ketij i behen banesat sociale !!mos eshte se déri tank nuk i ka shpernda si minister per me i ruajtur e me i shpernda si kryetar komune?

  6. hapsirat boshe i zuri rama me gjithe bashen, ku ka mbetur vend bosh ki po tall bithen qitetaret e mbetur nga eksodi politik

  7. Erka says:

    Po pse beni te gjithe si Saliu more!!!
    E keni pare ku ka shkuar ndertimi dhe sa te papune ka nga mbyllja e ndertimeve. Apo nga mireqenia dhe punesimi vjen ti, se mos di gje cfare behet?!!!

  8. Aristoteli says:

    Genjeshtrat nuk besohen me, sepse u provuan keto dy vitet e fundit, o djale i nenes, sepse TI dhe RILINDJA nuk eshte ne drejtimin e duhur.

  9. Uji i ftohte says:

    Per kete pune ishte Pandeli Majko.

  10. kastrioti says:

    Aman jo me ndertime ne tirane se nuk po thithim me ajer por tym e pluhur,,sa me shume parqe,lulishte,fusha sportive,stadiume,duam nje tirane te paster ajo per 4 vjet nuk u pastrua as naten as diten,per pastrimin e tiranes duhen makina fshirese rrugesh,,dhe pa gropa se na u prishen makinat…/

    1. mondi says:

      per tiranen cfare nuk duhet, por keto si ps dhe pd mendjen per te vjedhur si te babzitur e kane. Ndertimet jane katastrofe, asnje kriter ligjor nuk perdorin. Mos flasim per depozitat neper tarraca. Mos te flasim qe rruget nuk pastrohen me uje te bollshem dhe te mos kete dhe siper, dhe ngrihet me pas pluhuri ne qiell. Keto pastrojn rruget akoma me fshesa dege pemesh. A kupton cfare standarti jemi si politike qeverisese ?

  11. ligj dhe drejtesi says:

    … sa kohe do zgjas moratoriumi… cfare plani do paraqisesh per tiranen… dhe si e parashikon se do ndikoj ne ekonomi … kur cdo bisnes ne fushen e ndertimit sa vjen e tkurret …

  12. Ai genjen dhe ne e degjojme says:

    Por ne duhet ta pyesim:
    Erion: A ke ndonje shpjegim per Te Pavertetat
    per Premtimet qe na bet dy vite me pare?!

    Na i beri Rama, dhe ti dhe te tere ju: perpara se te na premtoni premtime te reja,
    na thoni: perse na genjyet per ato te 23 qershorit?

    Kush na garanton qe nuk po na genjeni serish?

  13. A.R says:

    Ky premtim, nese NUK do te rezultonte bosh, do te ishte me i godituri per t’i dhene frymemarrje nje qyteti te shperfytyruar, te perdhunuar nga marrezia njerezore!
    Moratoriumi duhet te zgjaste te pakten 20 vjet, duke krijuar nderkohe zona te gjelbra brenda dhe perreth qytetit.

    Andrea Radi

  14. Populli says:

    Kur te behesh kryetar Bashkie beji ato budallalleqet qe ke per te bere, por deri atehere ate e vendos vota e Tiranes dhe jo ti zoti Erjon. Kam parandjenjen, se Rama ta ngarkoi Bashkine e Tiranes per te te hequr qafe (nuk e di se c’fare ka Rama me ty), sepse eshte e sigurt qe ti nuk e fiton.

    Besoj se Mjafti ndonje shoqate “jofitimprurese” ose G99 do te jete e mjaftueshme per ty ne te ardhmen.

  15. TONI says:

    cjane keto budalliqe!!?ndertimet duhet te lejohen por sipas rregullave.Askush nuk i mbeshtet keto premtime qesharake te tuajat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje