Dyshime se një kompani ka dërguar jashtë Shqipërisë milionë euro të politikanëve

3 Maj 2015, 15:55Politika TEMA

Prokuroria është në gjurmët e parave të disa politikanëve dhe biznesmenëve që kanë dërguar jashtë vendit miliona euro.

Hetimet për kompaninë “Adriatic…” me administrator Kastriot Ismailajn, kanë ngritur dyshime të forta se dhjetëra miliona euro kanë përfunduar në disa vende, të ashtuquajtura “parajsa fiskale”, në Europë ose në SHBA.

Gjatë viteve të fundit, akuza ka konstatuar se kjo kompani ka xhiruar shumë para, megjithëse aktivitetin në Shqipëri e ka “0”, raporton gazeta “Shqip”.

Për këtë arsye, prokuroria ka hapur hetime për pastrim parash për Ismailajn, ndërsa disa ditë më parë kërkoi që 3.2 milionë euro dhe 450 mijë euro të konfiskohen.

Megjithëse janë faktuar këto xhirime, sërish prokuroria e ka të vështirë që të faktojë dyshimet se paratë e politikanëve apo biznesmenëve janë dërguar jashtë vendit, duke qenë se nuk ka asnjë të dhënë për milionat e parë të eurove.

Mësohet se hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës do të shtrihen edhe jashtë vendit, ku janë kërkuar ose do të kërkohen të dhëna nëpërmjet letërporosive në SHBA dhe në Zvicër.

Pas zbulimeve të xhirimit të miliona eurove ndër vite të kësaj shoqërie, me administrator Ismailajn, akuza ka rënë në gjurmët se këto para kanë qenë të disa politikanëve dhe të disa biznesmenëve që kanë transferuar jashtë vendit para.

Akuza ende nuk ka emra të “pronarëve” të këtyre parave, por dyshon se shumë politikanë ose biznesmenë, kanë përdorur për koperturë shoqërinë e Ismailajt për të transferuar jashtë vendit paratë.

Dyshohet se Ismailaj merrte përqindje për çdo transfertë, ndërsa i justifikonte për kryerjen e disa punimeve.

Por, duke qenë se aktivitetet në Shqipëri kanë qenë “0”, akuza dyshon se kjo kompani vetëm sa ka xhiruar miliona euro, për t’i transferuar nga Shqipëria drejt vendeve që njihen si “parajsa fiskale”.

20 komente në “Dyshime se një kompani ka dërguar jashtë Shqipërisë milionë euro të politikanëve”

  1. LORA says:

    Lajm idiot I nje prokurorie kriminalisht deshtake.

    1. Albani says:

      LORA
      PLOTESISHT DAKORD ME TY
      PROKURORIA KA DESHTUAR ME CDO CESHTJE,NUK DO TE DESHTOI ME TE GJITHE POLITIKANET?
      NJE SHOU I PROKURORISE QE MBAN ERE TE QELBUR ASHTU SI DHE TE GJITHE PROKURORET DHE KRYEPROKURORI.

      1. salah says:

        Prokurorët e tregojnë, shpesh nuk kanë ligje dhe janë të korruptuar budalla

  2. FBI says:

    Kartelet i kane pastruar parate, po kush do i hetoj, KryeProkurori eshte vete pjese e Kartelit, dhe pastaj kush do i gjykoj GJin Gjoni??????????????

  3. polisi says:

    Emigrantet e shkret i bin ne shqiperi eurot kurse keta i dergojn jasht ufff sa urrejtje

  4. Barboni says:

    Arestoni kryrvrastarin dhe cdo gje do reguloht

  5. mali says:

    Duhet patjeter ,nje K.prekuror Gjerman ose Austriak.Per ndryshe keto do kthehen ne perralla per kalamaj.

  6. xhemal says:

    nuk perben lajm se politikanet e bizesmenet i kane parate e fituara pa pune pa djerse jashte vetem se drejtesia shqipetare eshte ne te njejtin kazan me vjedhesit e djerses popullit ,pak shprese ka se do gjendet ndonje peshk i vogel per te justifikuar lajmin e per te bere propogande boshe

  7. FBI says:

    Mbajeni men co do u boj Adriatik Llala me Gjin Gjonin ketyre, i pari do i hetoj, i dyti ka per ti futur ne Burg te Perjetshem besoj une????, ky osh lajmi me i mire qe kam lexuar pas shume vjetesh, ky do jete funi Karteleve????????

  8. xho says:

    Nuk kuptoj pse shkruani keshtu dhe nuk keni besim te Prokurorija. Jam dakord qe gjykatesit nuk jane ne nivelin e duhur,por jam I bindur se Prokurorija do ta kryej detyren e saj, megjithse veshtiresit qe do ti dalin perpara. Ky eshte nje lajm I mire megjithese I kamufluar. Gryka e thesit filloj te hapet

  9. Tirana says:

    O popull merru me veten tende.Ne kete vend eshte teper e veshtire te merresh me politikanet e njerzit e mafies qofte ne drejtesi apo edhe ne fusha te tjera.Ligjet jane per ty o popull prandaj ul kurrizin dhe mos pellit se nuk ta var njeri.Gjeja e fundit qe do te thone mos u merr me te se eshte popull budalla , i semure psiqik etj etj se keshtu ka bere gerr verr tere kohen e ekzistences se tij.Rruget e botes prandaj po ti japin se vec pellitjes nuk ke cfare ben gje tjeter.Rregullo rripat e samarit o popull dhe vazhdo perpara ne rrugen e ndritur te kapitalizmit .ush he dreq gomari

  10. ALEX says:

    U bene kater vjet qe ne Greqi qarkullon lista “La Grant”, me emrat e mbi 2000 politikaneve e biznesmeneve qe kane nxjerre para jashte Greqise, dhe akoma asgje nuk eshte bere.Pra mos prisni ndonji cunam, cdo ghe eshte kamufluar ne menyte te persosur.Hajdutet dhe mashtruesit jane gjithnji nji hap para nga shteti, gjykatesit dhe prokuroria.Me mire ti ofrohen stimul qe ti sjellin vete e te investojne, kjo do ishte gjeja me e mire, se per tia marre nuk do ia marrin kurre!

  11. arben says:

    Prokuroria shqiptare eshte nje nga shkaqet kryesore te deshtimit ne luften kunder korrupsionit.Se bashku me gjykatat kane qene dhe jane barrikada mbrojtese per mafien dhe politikanet e korruptuar.Ne qoftese ndonjehere ne Shqiperi do te duan te luftojne kete kancer qe na ka geryer deri ne kocke te paren gje qe duhet te bejme eshte te shkaterojme qe nga themelet sistemin e kalbur juridik dhe te fillojme ndertimin e tij nga e para dhe me mentalitet te ri e jo me ate mafiozo komunist qe eshte e brumosur kjo klike.

  12. USA the best says:

    Fiton tirana neser ky esht mashtrimi i radhes
    pra Parti-zani vs ti-ra-na 2 i madh e dine te gjithw

  13. alben says:

    Keta politikane te qelbur!!!! Kam qef te di a mendojne se do jetojne per gjithmone!!!

  14. Peshkopia says:

    Ka shqyrtuar prokurori biznesmenët (a) duke përdorur sallë pritjeje VIP në aeroport (b) që ka titullin e konsull nderit?

  15. LSIsis says:

    “Obobo! Kushedi si do m’vije leterporosia tani…. Mona?! Ilacet shpejt!”

  16. lefi says:

    ahahahahaha drejtesia ahahahahah paguni 1000 lekshat e dritave o popull.

  17. Teatri i kukullave says:

    I ka nxjerrë nipi i Sulo Gradecit Ilir floriri po do ti rruajnë menderen se e ka kapur qeverinë e Edos per koqesh si atë të Berishes më pare !

    Sa për gjyqtraret ata i ka emëruar vetë deri te kushtetuesja e sbëhet më fjalë për prokurorinë se i shkarkon kur ti ngrihet kështu që mos u lodhni kot po të paktën mos votoni më për këta njerëz po zgjidhni kandidatët e pavarur.

  18. besim says:

    Ky LSI sti, Ismailaj, super milioner, me biznese dhe ne Ballkan ka mbi 7 vjet qe eshte hetuar, si eshte kjo pune, se neve gjindja jo e pasur dhe e paditur nuk arrijme ta kuptojme, e thelle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje