Rama prezanton Adem Lalen si kandidat për Hasin: Fondet e Qeverisë nuk do të mungojnë

3 Maj 2015, 12:57Politika TEMA

Bashkia e Hasit do vijojë të mbetet e majtë dhe fondet e Qeverisë për këtë njësi vendore, tashmë më të zgjeruar nuk do të mungojnë.

Garancia për këtë është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili prezantoi Adem Lalën si kandidatin e mazhorancës për këtë bashki.

Rama e cilësoi si kandidature fituese atë të Adem Lalën, ndërsa u ndal edhe tek gjendja ekonomike e vendit, ku shtoi se ringritja e ekonomisë kërkon kohën e duhur.

Kryeministri nuk kurseu akuzat kundrejt Qeverisë Berisha, e cila sipas tij e la vendin të zhytyr në borxhe.

Në vijim Rama, i shoqëruar edhe nga Ministri i Industrise dhe Energjetikës Damian Gjiknuri, vizituan fabrikën e përpunimit të kromit në Kalimash, e cila falë investimeve të qeverisë ka rritur kapacitet e përpunimit.

Miniera e kromit në Kalimash, sipas studimeve, ka rezerva industriale prej 1.23 milionë tonë krom, ndërsa ajo prej shumë vitesh është shfrytëzuar nga individë të ndryshëm në mënyrë të paligjshme.
Kjo qasje pritet të ndryshojë dhe garancia për këtë u dha nga kryeministri, Edi Rama.

Rama gjatë vizitës së tij në Kukës u ndal edhe tek magazinat e grumbullimit të bimëve medicianale, ku premtoi mbështetje për fermerët./gj.k/

9 komente në “Rama prezanton Adem Lalen si kandidat për Hasin: Fondet e Qeverisë nuk do të mungojnë”

  1. kremtimi says:

    Ne te gjithe Shqiperine e majta e perfaqesuar denjesisht.

    1. Ylmi says:

      Na vjen mire qe ne modelin e qeverisjes nuk po beni dallime veri apo jug, qe mundoheni te zgjidhni njerezit me te denje per te perfaqesuar elektoratin, njerez qe kane ne te shkuaren e tyre histori suksesi dhe jane premtues per drejtimin e bashkive.

      1. tatjana says:

        sidomos veriu qe eshte lene ne harrese nga qeveria e djathte, qe i mashtroi me nje rruge qe ishte shperdorimi me i madh i fondeve, do te mbeshtese qeverine e majte, se ne vetem 2 vjet, jane bere aq investime sa nuk jane bere ne 8 vjet nga te djathtet.

        1. zihni says:

          Ka nisur nje pune e mire keto dy vjet nga qeveria, dhe reformat duhet te vazhdojne per ta bere realitet endrren Shqiperia si e gjithe Europa, dhe nuk mund te zgjedhim drejtues vendor qe behen pengese per arsye politike, per te zhvilluar qendrat urbane.

  2. jona says:

    kemi besim tek kryeministri Rama dhe tek kandidati qe ka propozuar per Hasin ?

    1. visi says:

      bravo po ben nje pune shuem te mire pasi po investon ne qytete qe nuk kane pare ndonjehere me sy doren e shtetit kane qene gjithnje te braktisur dhe jashte vemendjes shteterore

      1. ina says:

        bravo te qofte se pd-ja kujtohej per Kuksin, Hasin, Shkodren … e shume qytete te tjera te veriut vetem per ti marre voten me llafe e mshtrime mashtrime

        1. sajmir says:

          Keshtu vazhdo po fiton respektin e besimin e qytetareve me te drejte te pakten sot po kujtohet dikush te investoje edhe ne Has.

          1. lena says:

            super bravo ka nevoje per fonde dhe investime edhe ne Has se prej vitesh nuk eshte kujtuar njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje