Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë e kryeqytetit të cilëve u ka kërkuar që 21 qershorin ta mendojnë si pushtet të tyre për të ardhmen e katër viteve.
Kosova tha se ka evidentuar në takimet me qytetarët numër të lartë të papunësisë së të rinjve, çështje për të cilën duhet punuar për t’i dhënë zgjidhje këtij shqetësimi.
Qëndrimin e tij rreth punësimit të të rinjve dhe projekte për pjesën me vitale të shoqërisë kandidati demokrat i shpalosi gjatë një bashkëbisedim me të rinjtë me moderimin e aktorit të njohur Julian Deda.
“Kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë dhe këtë kam pasur si moto, se e ndjej vetë, që mos mendo për një ditë, por mendo për katër vjet sepse duke menduar të gjithë pak më gjatë, do ti japim një pamje tjetër qytetit, politikës, vendit, Shqipërisë”, tha Halim Kosova.
Por ajo që është më shqetësuese për të rinjtë është papunësia dhe ky fenonem është i prekshëm është reflektuar në takimet e paradites kur Kosova i cili ka vënë re një numër të madh të rinjve që shkonin në këto bashkëbisedime.
Por çelësi i suksesit për Halim Kosovën lidhet me komunikimin e drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm me qytetarët.
Jul Deda: Shqipëria!
Halim Kosova: Vend që duhet të bëjmë të pamundurën të gjithë, të bëjmë diçka që t’ia ndërrojmë një çik fytyrën.
Jul Deda: Rini
Halim Kosova: Pjesa më vitale e çdo populli nga e cila merr impulse për të ardhmen e vendit.
Jul Deda: Facebook
Halim Kosova: Facebook-u më detyron të kthej përgjigje.
Jul Deda: Familja
Halim Kosova: S’ka gjë më të shtrenjtë se sa familja, për çdo njeri.
Jul Deda: Tirana
Halim Kosova: Tirana është një qytet i dashur për çdo njeri që banon këtu por jo vetëm kaq. Tiranën mund ta quajmë pa frikë kryeqytetin e gjithë shqiptarëve kudo që banojnë, të cilit duhet të bëjmë gjithë përpjekjet tona t’i hapim mundësitë që projektet madhore të përparojnë dhe në mënyrë urgjente të shikojmë çfarë nuk ka shkuar në të mirë të qytetarit, çfarë ka ngecur, të vëmë diagnozën mbi hallkat që e kanë penguar këtë lloj rrugëtimi, sepse, mbetet kryeqytet, pavarësisht nga emri metropol dhe europian, ka shumë për të bërë që vërtetë ta meritojmë këtë lloj emri.
Një i ri: A keni ju një program për punësimin e të rinjve në qytetin tonë? Faleminderit.
Halim Kosova: Unë kam gjithë këto ditë që po bëj një tur nëpër lagje, nëpër qytet. Kur e shikon se sa të rinj të dalin përpara paradite, është mbështetje por është edhe keqardhje. Do të uroja që, kur të vija më pas, mos të më dilnin kaq shumë njerëz para për të më pritur paradite, por të ishin të gjithë të zënë me nga një vend punë. Kjo vizitë që unë bëj nëpër lagje, më ka ndihmuar shumë për të parë nga afër dhe për të prekur problemet dhe çdo lloj problemi i hedhur mbi tavolinë dhe i grumbulluar nga një shtab i madh, ndërton një strategji të cilën rreth datës 20-22 Maj, ne do ta shpalosim dhe do ta shikoni që do të jetë shumë i prekshëm, shumë konkret dhe me një vizion shumë të qartë për të ardhmen që të gjithë bashkë do ta realizojmë.
JE REZATIMI I NJE SHPRESE ZOTI KOSOVA …UROJ QE 21 te KUROREZOHET ME FITORE.
Nje pensionist me te rinjte, po ik o halim me mire luj domino nga liqeni me moshataret e tu, se atyre mund t’u premtosh tu tregosh historite profesionale e te angazhojne pak kohen, po te rinjve s’ke cu premton, mbase vetem planifikimin familjar.
Po pushteti i pacienteve kur drejtoje maternitetin ku ishte? Kur ti cdo grua qe vinte ne maternitet e drejtoje te klinika private, nuk bere asnje investim per maternitetin, nuk degjove asnje ze mjeku si mund te permiresohej puna, sa premtues mund te jesh ti qe zeri i qytetareve te Tiranes mund te degjohet?
Po ti nuk e ke idene si konceptohet nje projekt, as si behet politike, as se si mund te punohet ne grup, nga natyra je individualist, nuk ben per kete pune o halim, me vjen keq ta them se te respektoj si mjek, por ta siguroj, i duhesh me shume pacienteve se tiransve.
keshtu na rrejti edhe basha njehere e nje kohe nuk do bejme prap po te njejtin gabim se e duam tiranen nje kryeqytet me te mire dhe me te zhvilluar.
pffff ky halimi nuk te bind fare, shume pa vizion duket madje edhe ato qe thote duket sikur i meson permendsh nuk eshte i duhuri per tiranen dhe nje gabim i opozites sepse mund te zgjidhte nje kandidate me te afte dhe me energjik
Halimi paska vene re shume gjera qe nuk shkojne per keto duhet ti kerkoje llogari bashes se ai ka qene dhe eshte ende kryetar bashkie jo ti hedhi balte punes se qeverise se ska kuptim.
te rrezatoj shprese nje njeri rryshfetaxhi si halimi ti qofsh o pandi. une nuk besoj t vizioni ktij njeriu se vjen nga nje klase politike qe te gjithe jane njelloj. dine vetem te mashtrojn edhe asgje skan bere. merr shembullin e bashes apo berishesh qe betuan parajsa po ne fund sollen rrenim. une nuk besojm me te kta qe te vetmen gje dine vetem te shpifin!
PeDerat jane banda kriminale ,qe shkaterroj Shqiperine ne cdo aspekt te jetes .
PeDerat ,jane shkaktaret e gjithckaje negative qe sot lulezon ne Shqiperi .
PeDerat jane te gjithe te inkriminuar dhe s’kan asnji interes per politiken apo zhvillimin e Shqiperise ,por bastisjen e pasurive Shqiptare ,pasurimin e degjenerimin total .
Eshte mjaft indinjuse se si akoma kto bandite shpellash , kta sharlatane e funderinat ,jashteshqitja e shqiperise ,vazhdojn te konkurojn si parti politike ne ate vend .
Per aq kohe sa qevrria Shqiptare nuk do e marre seriozisht politiken dhe te ardhmen e atij vendi , per aq kohe sa PS-ja te vazhdoj ti lejoj kriminelet e banden e PeDeve ,te helmojn atmosferen shqiptare si nji Parti politike , shqiperia do jetoj ne kaos dhe rrezik te gjithanshem.
Dr Halimi!
Dil njehere nga lagja ku u rrite te shohesh si eshte katandisur.Besoj e mban mend pallatin ku ke banuar deri ne adoleshence!
Apo ste interesojne me ata njerez sepse kane mabruar pune me lindjet dhe tani nuk jane me burim fitimi te klinika jote e grave?!
Mua me ben pershtypje se si mund te lesh punen shume fitim prurese te klinikes dhe do merresh me kokecarjet e bashkise dhe do presesh daten e marrjes se rroges.
Do te tregoj nje detaj doktor:
-Kur menaxhoja biznesin tim,rrija deri ne mes nate mbi pune.Kur punoja per rrogen,mezi prisja te vinte ora qe te mbyllja deren dhe te shkoja ne shtepi.
Ti si mendon,je per te paren apo per te dyten?
Une them se meqenese ke dy mundesi ku njera te jep shume te ardhura dhe tjetra te jep vetem rrogen,ti duhet te zgjedhesh te paren.Pra,hiq dore nga bashkia sepse nuk ka hipokrizi me te madhe se sa te thuash qe me dhemb qyteti ku linda dhe u rrita.
Sot jeta eshte aritmetike,dhe ti doktor kete e di shume mire.
Aaaa po,bashkia ka edhe mundesine tjeter qe ti te korruptohesh per te arritur ne nivelet e te ardhurave dhe, ne mos me shume, te biznesit tend me grate!
kjo puna e korrupsionit vlen per cdo njeri qe kandidon per kryetar bashkie jo vetem per halimin apo jo? kjo puna e halimit eshte si puna e atij femijes qe i thone je shume cun i mire po ce do ke nje familje qe o nene o nene. edhe halimi mund te jete burre i mire sa te doje por familja politike eshte ku therret qameti
Po Erion Veliaj pse i la fitimet e medha te projekteve milioneshe dhe iu fut punes me rroge? Apo nuk vlen kjo llogjika edhe per kandidatin tend te zemres Erionin?
H Kosovo krye tar bashkie ?????????????
Shqiptaret duhet te nxjerrin nje Enver per t’u prere koken ketyre zombeve te pacipe.
rrena rrena keshtu mashtroi dhe basha
O Halim para se te dalesh ne takim me njerzit futi nji tase me grosh dhe pastaj ke per te folur me mire.