"Nuk harrohen dëmet spektakolare të këtij mandati, duke u fshehur nga Tirana"

2 Maj 2015, 13:21Politika TEMA

Partia Socialiste ka akuzar sërish kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, se ai nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e dhënë katër vite më parë.

Deputeti Besnik Bare në një dalje për mediat tha se Basha po i bën ballë përballjes me bilancin e tij të dështuar në krye të Tiranës.

“Lulzim Basha ka zgjedhur t’i bëjë bisht përballjes me bilancin e tij të dështuar në krye të Bashkisë së Tiranës. Fshihet pas një tjetër kandidati dhe kohët e fundit ka filluar të mos duket më fare në Tiranë. Shpreson se duke u larguar nga Tirana banorët e kryeqytetit kanë për të harruar dështimet spektakolare të këtij mandati.

Qytetarët e Tiranës i mbajnë mend premtimet e Lulit. E mbajnë mend për shembull, premtimin për ndërtimin e korridorit rekreativ të Lumit të Tiranës. Një premtim i bujshëm, i trumbetuar shumë, por që sot është kthyer thjesht në një tjetër mashtrim në listën e gjatë të mashtrimeve të Lulit.

Nuk është çudi që sot të dalë ndonjë tjetër zëdhënëse e Lulzim Bashkës të na deklarojë sesi Luli në fakt e ka ndërtuar këtë korridor, e madje se ky korridor lidhet me linjë tramvaji edhe me bulevardin e ri të Tiranës. Sepse ashtu siç gënjeu gjatë fushatës së 2011, ashtu ka zgjedhur mashtrimin si mënyrën e vetme për t’u përballur me bilancin e dështuar të këtij 4 vjeçari në Bashkinë e Tiranës.

E ka të kotë. Qytetarët e tërë Tiranës e shohin dhe e përjetojnë përditë dështimin dramatik të Lulzim Bashës. Qytetarët e zonës së Lumit të Tiranës e ndjejnë këtë dështim edhe më shumë. Sepse në vend të gjelbërimit, terreneve sportive e këndeve të lojërave që ju premtoi Luli, vazhdojnë sot të përballen me atë mungesë infrastrukture dhe urbanizimi që është kthyer në mallkimin e banorëve të këtyre zonave.

Në 21 qershorit këta banorë do të votojnë për t’i hapur rrugë ndryshimit. Pas 21 qershorit ashtu si banorët e mbarë Tiranës edhe ata do të bëhen dëshmitarë të rikthimit të Tiranës në rrugën e duhur”, u shpreh Bare/j.h

 

17 komente në ““Nuk harrohen dëmet spektakolare të këtij mandati, duke u fshehur nga Tirana””

  1. mani says:

    nuk e di sesi del ne fushate ky Luli, c ju premton qytetareve te tiranes? ato qe nuk beri ne 4 vite?? tramin? hahahhaha

    1. funjarda says:

      Basha duhet te japi llogari per gjithe te keqiat qe pruri tiranes gjate 4 viteve , ai e braktisi ate e la ne meshire te fatit . Ku shkuan premtimet e tij per uljen taksave , rikonstruktimin e rrugeve , lagjeve , po parqet e lojrave ku mbeten , heqja e femijeve nga trotuaret dhe c’ skllaverimi i tyre sndodhi kurre

    2. Elma says:

      Luli dhe halimi mund te bejne vetem politike fjalesh sepse per te tjera gjera nuk ka kane idene dhe do ishte me mire te benin dicka konkrete sesa te premtonin gjera qe as ne imagjinate nuk i kane.

    3. antisistemi says:

      Me ne fund do kemi kryetar Bashkie.Suksese Erion Veliajt ne fushate. Shpresojme te realizoje premtimet qe do jape, ka dhene provat e duhura se di te menaxhoje poste me rendesi.

  2. anonim says:

    deme te cilat mund te rikuperohen vtem nga erion veliaj

    1. uarda says:

      demet qe ka bere eron veliaj dhe sali berisha jane shume te parikuperueshme per kete vend.. por qe me vizionin e erionit mund te arrij te beje dicka me te mire per to

    2. egli says:

      Basha eshte i deshtuar ne cdo aspekt po he mos u merrni e harxhoni kohen kot me kt me te

  3. Renata says:

    Pertaci basha qe nuk ben asgje per kete voten tone e kemi me 21 qershor nje njeri qe nuk di te beje asgje dhe vec te tjerash ka shume fjale.

  4. andos says:

    luli do e marri ndeshkimin e tiranes ne 21 qershor

    1. funjarda says:

      Basha duhet te japi llogari per gjithe te keqiat qe pruri tiranes gjate 4 viteve , ai e braktisi ate e la ne meshire te fatit . Ku shkuan premtimet e tij per uljen taksave , rikonstruktimin e rrugeve , lagjeve , po parqet e lojrave ku mbeten , heqja e femijeve nga trotuaret dhe c’ skllaverimi i tyre sndodhi kurre

  5. Elma says:

    Politika e bashes pa vizion pa mision dhe pa asgje qe mund ti sherbeje qytetareve dhe kjo eshte me teper per te ardhur keq sepse nje politike qe nuk jep asgje eshte nje politike e deshtuar nga kembet te koka.

  6. fanatiks says:

    Tirana per fat te keq ka kater vite pa kryetar. Qyteti eshte lene ne meshire te fatit ka kater vite pa drejtues. Me 21 qershor do i jepet fund kesaj gjeje dhe vendi i mbetur vakant ne Bashki do mbulohet nga z. Veliaj nje kandidat tejet pozitiv.

  7. Ymeri says:

    Me bashen eshte humje kohe te meresh

    eshte kokebosh dhe i lig

    politikan i dores se fundit qe vetem per politke buk ben/

  8. Besnik says:

    Ajo qe ka bere Basha me Tiranen ka qene nje deshtim total dhe nje zhgenjim te papare tek populli.
    Per 4 vjet ai betonizoi akoma me shume Tiranen.

    Halimi eshte akoma me i lodhur se Basha.

    1. Sneki says:

      Nje gje me ben pershtypje pse nuk del Basha per deklarata por nxjerr ato sorrat e tij per te llomotitur.

      Mbase ka frike nga reagimi i popullit sepse zemerimi i tyre eshte ne kulm.

    2. gjyshja says:

      Basha ne kater vite nuk beri asgje. Ne kryeqytet mungojne edhe gjerat me minimale si kapaket e pusetave, kazane ku te mund te hidhen mbeturina. Trotuaret e Tiranes jane zaptuar nga shitesit ambulante, eshte rikthyer serish sistemi i kjoskezimit. Nuk eshte kjo Tirana qe duam.

  9. Po ça merni me Lulzim gomarin, se vetem gomari pellet vend e pa vend, kush eshte ky qe pellet si gomar, Lulka e PD-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje